Kush e shkaktoi WW2? Përplasja Rusi-BE-Poloni

Opinione

Kush e shkaktoi WW2? Përplasja Rusi-BE-Poloni

Nga: Pirro Prifti Më: 6 janar 2020 Në ora: 17:55
Pirro Prifti

Një luftë e paparë mediatike ka filluar midis Rusisë nëpërmjet vetë Presidentit të Rusisë Putin dhe ekipit të tij, me Poloninë dhe BE për shkak të Rezolutës që paraqiti Parlamenti European me rastin e përkujtimit të 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë Mocion -Rezolutë të iniciuar që më 17 shtator 2019 dhe të miratuar në fund të vitit 2019, BRSS e dikurshme barazohej dhe evidentohej njëlloj si Gjermania Nazistte e asaj kohë si shkaktarë të fillimit të luftës së dytë Botërore. Në këtë Rezolutë prej 20 pikash dhe 12 gërmash, thuhet midis të tjerash:

-A. `Ndërsa 80 vjet më parë në 23 gusht 1939. BRSS dhe Gjermania Naziste nënëshkruan një Pakt mos-sulmimi të njohur si Pakti Molotov-Ribentrop, dhe protokollet e tij secrete, duke ndarë Europën dhe territoret e shteteve të pavarura midis dy shteteve me rregjime  totalitare dhe duke i grupuar ato në sferat e interesave të tyre, gjë që shtroj rrugën për shpërthimin e luftës së dytë Botërore`.

- C. `Pasojë direkte e Paktit Molotov Ribentrop i ndjekur nga Traktati i Miqësisë i datës 28 shtator1939, Republika e Polonisë u invadua e para nga Hitleri dhe dy javë më vonë nga Stalini, të cilët ja hoqën Pavarësinë Polonisë dhe i shkaktuan një Tragjedi të madhe popullit polka- BRSS filloi një luftë aggressive kundër Finlandës në 30 Nëntor 1940 dhe qershor 1940 okupoi dhe aneksoi pjesë të territoreve të Rumanisë, pjesë që nuk u kthyen kurrë dhe

aneksoi Republikat e pavarura balltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë`.

-15. `Theklson se krimet e kryera nga rregjimi totalitar komunist i BRSS nuk mund te çfajësohet ose të justifikohet për shkak të kontributit në shkatërrimin e rregjimit nazist; thekson se në të njëjtën kohë është e papranueshme që Federata Ruse të adaptojë një legjislacion që penalizon çdokënd i cili përpiqet të  analizojë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore (ËË2) nga një këndvështrim i ri`.

-9. `Ju kujton të gjitha Shteteve Anëtare të Bashkimit European (BE) për të përkujtuar  23 Gushtin, si Ditën Përkujtimore për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit në BE dhe në nivel kombëtar, dhe të ngrejë njohuritë për brezin e Ri për këto probleme duke përfshirë Historinë dhe Analizën e pasojave të rregjimeve totalitarian në kurrikulat dhe tekstet mësimore të të gjitha shkollave në BE`.

(http://www.europarl.europa.eu/doceo/document/B-9-2019-0098_EN.html)

Kjo Rezolutë ka shkaktuar një reaksion të madh në Rusi , dhe për këtë arësye, vetë Putin mori përsipër për të deklaruar se kjo rezolutë ka shtëmbëruar historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe se nuk ka qënë BRSS që kainiciuar këtë luftë.

Në takimin me kryetarët e shteteve të CIS (Comonwealth of indipendent States) i mbajtur në Shën Petersburg me 20 dhjetor 2019, Putin tha se marëveshjet me Gjermaninë Naziste i ka bërë vetë Polonia nëpërmjet ambasadorit të saj të asaj kohe në Berlin Josef Lipski i cili ra dakort me qeverinë naziste gjermane për deportimin e cifutëve polakë, dhe për marëveshje me Hitlerin që më 1938. Gjithashtu edhe Kolodzeisk-Poltyn and Schudrich kanë shkruar se `autoritetet polake disa vite përpara se të fillonte lufta nxitsnin emigrimin e minoritetit çifut në Poloni`.

 Për këtë shkak Presidenti Putin e quajti ambasadorin e asaj kohe një `derr antisemitik`. Gjithashtu Putin deklaroi se ka dokumenta origjinale se ishte Polonia që nëri marëveshje me qeverinë naziste gjermane për ndarjen e Cekosllovakisë (madje Polonia i mori dy distrikte  të shtetit çek në atë kohë), madje dhe shtetet Perëndimore si Finlanda, Franca, Anglia, kishin nënëshkruar marëveshje mos-sulmimi me Hitlerin dhe prisnin që Hitleri të sulmonte BRSS (gjë e cila ndodhi, pas 1 viti pas nënëshkrimit të traktiatit Molotov Ribentrop, në 22 qershor 1941).

Për këtë arësye edhe BRSS u detyrua të nënëshkruajë një marëveshje të ngjashme me Gjermaninë e quajtur edhe Molotov-Ribentrop.

Ky koment shkaktoi reaksion të madh në Poloni dhe pas një jave të djelën më 29 Dhjetor, Kryeministri Polak i sotëm Moravjecki deklaroi se komentet e Presidentit Putin shtrembërojnë historinë e WW2 (Luftës së Dytë Botërore).

(https://infotime.co/2019/12/26/v-polshe-s-uzhasom-zhdut-kakie-eshhe-dokumenty-najdet-putin-varhive/?utm_medium=referral&utm_source=lentainform&utm_campaign=gru.infotime.co&utm_term=1277180&utm_content=8232898)

Madje Putin nuk u mjaftua me kaq por deklaroi në atë takim të dt.20 Dhjetor se arkivi i vjetër rus ka dokumentacion se po ai ambassador polak, më 1938 kishte propozuar që ti ngrihej një monument Hitlerit në Ëarshavë nëse Nazistët i largonin çifutët polakë dhe ti dërgonin në Afrikë.Madje Putin vazhdoi të dekklarojë se qeveria polake e asaj kohe dhe Nazistët ishin vetë invadues.Për këtë rast edhe përfaqësuesja e shtypit pranë Presidentit Rus, Zaharova, deklaroi se Rusia `mbetet e përkushtuar ndaj rezultateve të WW2 ( Luftës së Dytë Botërore), përshkrimit ligjor dhe konsolidimit të tyre ligjor nga Gjyqi I  Nurenbergut`. https://euobserver.com/foreign/147018),https://planet-today.ru/novosti/politika/item/116759-pochemu-vladimir-putin-vspomnil-o polshe?utm_medium=referral&utm_source=infox.sg&utm_campaign=exchange

Në këtë `luftë` Diplomatike  u përfshi dhe ambasadori amerikan në Poloni, Georgette Mosbacher e cila shkroi në twitter  se… BRSS ndihmoi në fillimin e  WW2….

https://www.dë.com/en/us-ambassador-in-poland-says-soviet-union-helped-start-ëëii/a-51835348.

Në përgjigje të ambasadoes amerikane në Ëarshavë, Putin deklaroi se  ambasadorja amerikane nuk e njeh mirë historinë., duke vazhduar se Pakti Molotov-Ribentrop kishte kërkesa mbrojtëse sepse kjo ndodhi për shkak se shtetet perëndimore përfshi Poloninë i kishin nënëshkruar tashmë traktatet e mos-sulmimit me Nazistët, si p.sh., Marëveshja e Mynihut më 1938 midis Neville Chamberlain  (aso Kohe Kryeministër i Britanisë së Madhe) me Hitlerin, duke treguar në realitet se lufta e Dytë Botërore ishte e pashmangëshme pas nënëshkrimit të këtij traktati.

https://www.theguardian.com/ëorld/2019/dec/30/polish-pm-furious-at-putin-reëriting-history-of-second-ëorld-ëar

Kurse Kryeministri Polak i u përgjigj `se ambasadori i tyre polka i asaj kohe kishte marëdhënie të mira me lobin Zionist  çifut, dhe se `po të mos ishte Stalini që i dha tokat polake Gjermanisë (?!) Gjermania nuk do të kishte resurse të fillonte luftën e dytë botërore….`. Ky koment me sa duket vlen për tu parë se nuk është i vërtetë (https://www.bbc.com/neës/ëorld-europe-50955273).

Është e qartë se Polonia ka bërë një pakt më Nazistët , pakt që u quajt Pidulski-Hitler në Janar 1934 , pakt i cili u bë Prologu i Luftës së Dytë Botërore..

Këto argumenta të Rusisë të cilat hedhin poshtë Rezolutëtn e PE se kush e shkaktoi luftën e Dytë Botërore ( WW2), vlejnë për tu përmëndur sepse jo gjithmonë pas 75 vitesh të mbarimit të WW2, dhe 80 vitesh të nënëshkrimit të Paktit Molotov -Ribentrop, Pakt i fundit i mos-sulmimit pas Pakteve që bënë vëndet Perëndimore dhe Polonia, PE  nuk mund të ketë gjithmonë të drejtë, sepse së pari, Rusia e sotme, nuk është BRSS  e djeshme, dhe së dyti dokumentacioni historik të cilit i është referuar PE nuk është i plotë, dhe së treti ishte vetë BRSS e atëhershme e vitit 1989 e cila e shpërbeu BRSS, për shkak të të cilës u rikrijuan shtetet e pavarura të nënështruara në kohën e BRSS.

Së katërti nuk mund të mohohet lufta e BRSS kundër nazizmit e cila mbetet vendimtare në shkatërrimin e Makinës Naziste, dhe se ishin vetë SHBA dhe Britania e Madhe që ndihmuan fuqimisht BRSS të mbijetojë sulmit nazist.

Së fundmi, pavarësisht nga kjo, BE dhe PE, mbeten të vetmet institucione demokratike të vërteta jo vetëm në Europën Perëndimore por në të gjithë Europën, pavarësisht këndvështrimit jo shumë real të Historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat