LDK-ja duhet ta emërojë ministër të Punëve të Brendshme një njeri të guximshëm e të besueshëm, si Fadil Geci

Opinione

LDK-ja duhet ta emërojë ministër të Punëve të Brendshme një njeri të guximshëm e të besueshëm, si Fadil Geci

Nga: Besnik Gjaka Më: 6 janar 2020 Në ora: 19:04
Fadil Geci

Është koha vendimtare për Lidhjen Demokratike nëse dëshiron që seriozisht ta luftojë krimin e organizuar, nëse arrihet pajtimi për koalicion me LDK-në, dhe brenda asaj marrëveshje mbetet që kjo parti ta udhëheqës Ministrinë e Punëve të Brendshme, atëherë duhet që të gjejë një njeri sa më të përshtatshëm, që përveç dijeve dhe njohurive nga kjo fushë, të ketë guximin e duhur për t’u ballafaquar me krimin e organizuar, me hetimin e vrasjeve politike, që nuk bien nën juridiksionin e Gjykatës Speciale, dhe të formave të tjera të krimeve të rënda, që institucionet përkatëse të hetuesisë, polici-prokurori kanë dështuar apo kanë refuzuar ose i kanë neglizhuar hetimin e tyre.

Ndër emrat, që aktualisht po përmenden brenda LDK-së, si opsione për të drejtuar këtë ministri, është edhe avokati Besnik Berisha, por, ky përveç zotësisë juridike, nuk posedon cilësitë tjera të duhura, veçmas që për arsye pune si avokat, ka pasur klientë madje eminent të krimit të organizuar, të njohura në rastet si “Pronto” dhe të tjera.

Një emër tjetër më pak i lakuar në publik, por që ofron mundësi, besim dhe shpresë për goditjen e krimit të organizuar është Fadil Geci, magjistër i të drejtës penale, dhe që ka treguar siguri në veprimet e tij politike, si ish deputet i LDK-së, në kohën më të vështira pas luftës, kur deputetët duhej të tregonin edhe zgjuarsi, por edhe guxim e besueshmëri, për shkak të presionit në opinion, dhe të drejtpërdrejt që ushtrohej ndaj tyre dhe familjeve të tyre pas luftës.

Jo rastësisht u vra deputeti i LDK-së Smajl Hajdaraj. Një nga motivet e vrasjes së tij ishte pathyeshmëria në mbështetjen e presidentit Rugova edhe si deputet, pikërisht nga partitë që konsideroheshin tëd alura nga lufta ose nga mekanizmat e krimit të organizuar të ndërlidhura me ato.

Image
Fadil Geci me 1992 duke vëzhguar pas sulmeve nga policia serbe

Fadil Geci i takon një familje të përndjekur që nga lufta dhe pas saj, pikërisht nga forcat kriminale antishtetërore dhe antishqiptare madje. Në luftë fillimisht i qe plagosur vëllai Esat Geci, pasi të gjithë vëllezërit e përfshirë në luftë e mbështesnin hapur Presidentin Rugova, dhe në Drenicë forcat e grupuara me ta, ishin të vetmet që i kishin mbetur besnike grupimit institucional të njohura si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, të cilat i bindeshin Qeverisë dhe Presidentit Rugova, duke e njohur këtë si komandant suprem.

Po ashtu Fadil Geci ishte bashkëpunëtorë i kolonel Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes së vrarë në luftë, në shtatorin e vitit 1998 nga grupimet kundërshtare politike dhe të luftës, ku ishte i përfshirë edhe Shërbimi Sekret i Shqipërisë.

Pas luftës është i njohur rasti kur u plagos në pritë vëllai i Fadilit Gani Geci, ndërsa u vra truproja i Rugovës Besim Dajaku dhe gazetari Bekim Kastrati.

Pra, kjo familje ishte në shënjestër të krimit të organizuar, që është ende aq i fuqishëm edhe sot në pushtet, dhe i shpërndarë në gjithë sistemin.

Kjo familje njihet për raportet shumë të mira në Drenicë me familjen Jashari, me të cilën kanë edhe raporte miqësie, e po ashtu edhe me shumë familje me ndikim, dhe kanë dëshmuar se kanë përkrahje tek simpatizantët e LDK-së, që në këto zgjedhje rezultoi me zgjedhjen deputete të mbesës së Fadilit, Dr.Marigonë Geci, duke u bërë femra më e votuar pas Vjosa Osmanit, dhe ndër deputetët më të votuar, edhe pse hyri në politikë për herë të parë.

Kjo familje kishte zgjedhur rezistencën dhe ballafaqimin e palëkundur me krimin e organizuar edhe duke u vetëmbrojtur.

Pra, nëse ka një familje që me reputacion është e gatshme dhe mundet pa frikë të përballojë çdo sfidë që mund të vie si pasojë e arrestimeve të grupeve dhe individëve të inkriminuar, atëherë atë e ofron z.Fadil Geci.

Kjo familje, pas luftës, edhe pse njihet me imazh tradicional, ka krijuar një numër të madh intelektualësh, shumë prej fëmijëve të tyre janë me tituj master, me titullin më të lart shkencore doktorë, dhe disa të tjerë në procesin e doktorimit.

LDK-ja, do të krenohej dhe nuk do të mund të dështonte me këtë opsion, po ashtu edhe koalicioni mund të dilte faqebardhë me të.

Miku dhe kolegu i ngushtë i Xhovani Falkones  Paolo Borsellinos ka thënë, është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me mafien prandaj MPB-së i duhet Fadil Geci që ti çojë mbrapa hekurave të gjithë peshqit e mëdhenj dhe ta marrin dënimin e merituar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat