Çka do të ndodhte sikur Rama të mos ishte i dehur për pushtet?

Opinione

Çka do të ndodhte sikur Rama të mos ishte i dehur për pushtet?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:28
Sherif Ramabaja

Në shtetet me traditë demokratike gjithmonë kërkohen zgjidhjet optimale për përparimin e shtetit. Prioritet është shteti e jo pushteti. Fatkeqësisht në vendet ku nuk ka demokraci, luftohet me të gjitha mjetet për ta fituar pushtetin. Çka është më e keqja, insistohet po ashtu me të gjitha mjetet, për të mbetur në pushtet. Shembujt e tillë janë të shumtë dhe të përditshëm. Ne preokupohemi me shtetet shqiptare dhe dëshira e çdo njerit nga ne është që të përparojnë si në planin demokratik, po ashtu edhe në atë të mirëqenjes sociale.

 Konkretisht shteti shqiptar ndodhet në një krizë të thellë politike. Kryeministri Rama e ka përqarë vendin skajshmërisht. Thënë shkurt dhe shqip, në shtetin shqiptar asgjë nuk funksionon dhe gjendja po shkon drejt kolapsit të përgjithshëm. Kryeministri Rama nuk flet fare për problemet e vendit. Ai propagon, citon bibël e kuran, thurë plane djallëzore dhe nuk do të habitemi po ta citoi një ditë edhe djallin.  

Sikur kryeministri Rama t´i fokusonte problemet dhe të kërkonte zgjidhje me opozitën, vendi do të dilte nga kjo gjendje e padurueshme. Pse nuk e bënë ai këte, po të tjerët i fajëson për gjendjen? Përgjigja është shumë e thjeshtë : frika për humbjen e pushtetit nga dështimet e panumërta.

 Kur shteti ndodhet në një krizë të parrugëdalje e vetmja alternativë në shtetet demokratike mbetet, organizimi i zgjedhjeve të lira. Kjo ndodhi edhe në shtetet për rreth Shqipërisë. Shtetet autokrate dhe diktatoriale si dhe pushtetarët të dehur për pushtet nuk lëvizin nga vendi. Ata bëjnë çmos, shpikun armiqtë e shtetit për ta ta frikësuar popullin gjoja, ai është shpëtimtari. Kryeministri Rama të gjitha opcionet e zgjidhjes së krizës i ka mohuar dhe ka ngulur këmbë vetëm në qëndrimin e tij. Përpos që i ka rrëmbyer të gjitha institucionet, shtetin shqiptar po e drejton drejt shpërbërjes, me të vetëmën dëshirë, ta ruaj postin e tij. Është bërë më i rrezikshëm se vetë diktatori Hoxha.

Popullit shqipar i janë mbyllur shtigjet pët të dalur nga kjo gjendje. Rama duke u lidhur me Vuçiqin e Serbisë kanë shpikur Minishengenin me të vetmin qëllim, ta gjunjëzojnë Kosovën.

 Nuk janë vetëm shqiptarët që janë munduar ta bindin kryeministrin Rama të reflektoi për zgjidhjen e situatës. Dështimet i janë numruar edhe nga institucionet ndërkombëtare siq janë : FMN, Banka Botërore, institucionet e ndryshme të EU, institucione të ndryshme të SHBA, Parlamenti Evropian, Bundestagu Gjerman, Palamentarë të ndryshëm evropian, media të njohura evropiane dhe amerikane, shoqëritë civile ndërkombëtare etj.

 Fatkeqësisht Rama me të gjithë është tallur dhe ka vazhduar me të tijën. Rreth vetes ka grumbulluar njerëz të dëgjushem, që çdo gjesti të tij i duartrokasin. Shikuar në planin afatgjatë bashkë me veten do ta fundos edhe partinë e tij, kurse në planin afatshkurtur, po i dëmton interesat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Në bazë të përvojës asnjë autokrat dhe diktator nuk mund të mbijetoi, po shtrohet pyetja kur dhe si.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat