Koka shtire me e ba Shipniine - Bota Sot
Koka shtire me e ba Shipniine

Opinione

Koka shtire me e ba Shipniine

Nga: Ismail Muqiqi Më: 11 janar 2020 Në ora: 19:21
Ismail Muqiqi

Para një shekulli Heroi Kombëtarë Idriz Seferi, pas shumë luftrave që bëri për Qlirimin e trojeve Shqipëtare nga ukupatorët e jashtëm në një moment ju drejtue Popullit dhe bashkpuntorve - lutarve për Liri duke ju thënë se edhe për kundër gjakderdhjes që dhanë Patriotët dhe djemët më të mirë të trojeve Shqipëtare në fundë duke i parë rrethanat dhe rezultatet tha (koka shtir me ba Shipninë). Shtrohet pytja pas një Shekulli a jemi vedisue ne Shqipëtarët, për ta bërë shtetin?. Po behen plot 20 vite kur forcat teroriste serbe, me ndihmën e NATOS-së u ndoqën nga Kosova. Të gjithë menduam se pas zullumit që ndodhi decenje me radhë ndaj Popullit Shqipëtarë të Kosovës më në fundë ky Popull do ta merr fatin në duart e veta, për të ndërtuar një shoqori humane, me vlera Demokratike ku të gjithë do të jenë të lirë dhe të barabart para ligjit dhe para Zotit. Mjerisht nuk ndodhi ajo që pritej, për shkak se një pjesë e njerzve të cilët u rreshtuan nëpër të ashtuquajtura parti politike, e tradhëtuan dhe e keqëpordorën lirinë dhe idealin e gjenderatave të tëra të cilat punuan, u sfiduan dhe u sakrifikuan për Pavarsinë e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe u krijuan grupe dhe klane mafioze të cilat qëllimë kryesor kishin interesin personal dhe pasurimin në mënyrë të paligjshme, duke zhvatur paranë publike dhe taksat e qytetarve. Se me të vertet jemi shoqëri e ngulfatur nga Politika e kalbur e cila edhe sot po bënë përpjekje qe me qdo kushtë ti kapë Instuticionet e shtetit, më mendsi primitive duke u shundrrue në Botëkuptimin "bajraktarë", duke emituar sistemin monist dhe autoritar e kanë sjellë Kosovën në një udhëkryq, pa shenja të orjentimit. Po bëhen 3 muaj që Populli përmes votës demokratike tregoj pjekurin Politike dhe Kombëtare duke dhënë votën për Lëvizjen VetëVendosje, si Parti e cila ende gëzon besimin se është shpresa e fundit për ta shkëputur rrjedhën negative të qeverisjeve të kaluara të cilat i bënë shumë dëme vendit. Edhe për kunder dëshirës së qytetarve që sa më parë në pushtet të vijnë forcat e reja, me vlera njerëzore, profesionale kjo akoma nuk po arrihet, për shkak të opstruksioneve dhe hileve të cilat po i bëjnë grupet e ndryshme të interesit të skenës politike dhe të klaneve mafioze të cilat kan veprue që nga paslufta. Lidhja Demokraike e cila thirret në figurën dhe filozofinë e Presidentit Historikë të Ibrahim Rugovës si parti e dytë e cila edhe pse ka premtue se do të bëjë marrveshje me VetëVendsojen për ta bërë Qeverinë, kjo vazhdimisht po i shkelë parimet duke u barikadue dhe duke kërkue poste dhe pozita të cilat në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës nuk i takojnë. Qytetarët e Kosovës janë të gërrditur për qdo ditë dhe mbramje duke shikuar debate telivizive nga të ashtu quajturit (analist- opinjonist) të cilët në vazhdimsi me orë të tëra po e malltretojnë shikuesinë i cili nga puna dhe nga hallet që ka për të mbijetuar pret vazhdimisht lajme pozitive e jo lajme me përmbajtje negative me plot defetizëm dhe konsporetacione. Televizionet të cilat kan marë licencë për ta informuar dhe edukuar Opininionin Kosovar duke sjellur emisione dhe programe me vlera artistike dhe aktuale me kohën, ato janë shëndrrue në qendra informativo-biznisore të cilat janë të lidhura me qendrat e partive Politike dhe me Kompani të ndryshme të cilat kan krijue kapital marramendësë nga burimet e ndryshme financiare. Në këtë momentë kur shteti i Kosovës dhe funksionimi i tij është bllokuar nga liderët e partive politike është momenti që Shoqoria Civile të mobilizohet, dhe të kërkoj ndihmën e Abasadoreve të shteteve mike të Kosovës e në rendë të parë të SHBA, të Gjermonisë Francësë, Anglisë, Italisë e tjer me qëllim që sa më parë të formohet qeveria e re e Kosovës nga Lëvizja VetëVendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pse kështu ka vendos Populli. Mjerishtë më duhet ta përkujtoj një thënje të Shkrimtarit të madhë Shqipëtarë .. (Ali Aslanit) i cili në kohën e tij duke i parë rrethanat politike në shoqorin ku jetoj kishte thanë .. (Eshtë koha e Maskerënjve). Shtrohet pytja a/thue mos vallë edhe tani në këtë kohë po vjenë në shprehje ky mendim i (Ali Asllanit). Në fundë të këti shkrimi duhet cituar mendimin e diplomatit dhe patriotit, a/tdhetarit të kohës Faik Konicës i cili gjatë përvojës së tij jetësore si Diplomat i karjerës, Veprimtarë Politik, njeri me intergritet dhe me përvojë të gjatë politike kishte thënë.. ( Armiku më i madhë i Shqipëtarve janë vetë Shqipëtarët).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat