Deshën ti kruajnë vetullat, e përpak, nuk i nxorën sytë?!

Opinione

Deshën ti kruajnë vetullat, e përpak, nuk i nxorën sytë?!

Nga: Hafiz Shala Më: 12 janar 2020 Në ora: 08:42
Hafiz Shala

E di që e kemi “ tepruar” duke u ankuar për vonimin e formimit të Qeverisë, po aq sa edhe këto dy subjekte që vërtetë e tejzgjaten.

Zgjatje kemi pasur edhe rreth konstituimit të qeverive të mëparshme por, ato, nuk ishin kërkesë e vendosur si kësaj here nga ana e sovranit.

Sovrani, më vetëdije dhe vetëbesim, kësaj radhe, iu dha votën këtyre dy subjekteve si ma serioze, ma të besueshme e posaçërisht dy emrave të përveçëm, zonjës Osmani dhe zotit Kurti, jo vetëm në bazë të premtimeve por, ma shumë në bazë të sjelljeve të tyre individuale më bashkëpunëtorë të afërtë partiak,  që të dy subjekteve u sollën vota duke u pozicionuar në vend të parë apo të dytë më një dallim minimal qoftë në deputet apo “elektoral vote “siq i quajnë këtu në SHBA.

Sa janë aq” serioze” dallimet, ma shumë janë gabime në hapa të të dy subjekteve duke ja bllokuar rrugët njëri tjetrit apo vetvetes më nguti të panevojshme dhe disa herë më ndërrim tezash e kërkesash.

Ndarja e pushteteve që duhet të jetë e balancuar edhe për faktin së dallimi është minimal ani pse, për një deputet apo një numër votash më shumë apo ma pak, nuk donë të duhej të krijohen hendeqe të pakalueshme sepse, çmim i vonesës sapo vjen e po rritët, ndërsa durimi po humbet sepse, pritjet ishin dhe ende janë të mëdhaja më shkasë sepse, pas kësaj zgjedhje për të udhëhequr më vendin, mbeti si e vetmja alternativë për ta que vendin përpara.

Të dy palët më qëllime të mirë që të përfitojnë sa ma shumë pushtet, ja kurthuan vetit punët duke vendosur pengesa do të thoja të pa nevojshme pasi, këta do të qeverisin bashkë dhe çdo sukses apo mossukses, do tu faturohet të dy palëve.

VV-sje, respektivisht Albin Kurti si parti e parë i takon ta formojë qeverinë në bashkëpunim më partnerin të vetë përzgjedhur dhe të dakorduar në bazë të veprimeve opozitare të cilat jo vetëm që ishin të dakorduara por edhe vendosura më qellim shumë të mirë e të ndershëm, për të ardhur në pushtet dhe për ta ndryshuar gjendjen.

Nuk po i kuptojë ngutjet e zotit Kurti më zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe shpalljen e emrave të ministrive dhe ministrave, pa marrëveshje më LDK-në, jo për emra të përveçëm ani pse në një koalicion të ndershëm, nuk është e tepërt te diskutohen edhe emrat e ministrave.

Jo për ta marrë pëlqim domosdoshëm nga LDK-ja, por për hirë të transparencës në mes partnerëve.

Albini, e bllokojë vetën dhe partnerin për të ardhur të një zgjedhje e përbashkët kur është në pyetje posti i Kryeparlamentarit i cili nëse LDK këmbëngul në këtë post i cili edhe ka qenë pjesë e marrëveshjes, tani, a është njerëzorë që të shkarkohet ose të jep dorëheqje zoti Konjufca të cilin dorën në zëmër e ka sjellë në një pozitë delikate dhe nenqmuese duke luajtur më personalitetin e tij të cilin e votuan edhe LDK sepse, si individ askush nuk ka patur vrejtje, por, mënyra klandestine, ishte e pa pranueshme. Kjo ishte një kruarje vetulle e Albinit, por, që pothuajse gati e nxori syrin dhe, po që së nuk arrihet marrëveshja largqoftë, atëherë, çka tjetër përpos nxjerrje sysh.

LDK-ja, më postin e Presidentit pa emër e para kohe, ishte një kërkesë që ngriti dyshimet të partneri tjetër, edhe për mos transparencës edhe për mos sigurinë që kur të vijë koha për ta propozuar kandidatin për President, vërtetë është bukur e rrezikshme po që së nuk janë në gjendje që të ti sigurojnë votat edhe nga opozita.

Pastaj, ngatërresat rreth ministrive, jo atë të punëve të brendshme apo të punëve të jashtme ose postet tjera, tani, e komplikuan situatën deri të rreziku që, ose të lëshohet pe nga të dy palët ose të shkohet në zgjedhje të reja që do të ishte vërtetë e pakuptimtë në atë së, edhe pas këtyre zgjedhjeve të jenë përsëri partner të koalicionit. Ose, ti heqin vijat e kuqe ndaj opozitës së tashme posaçërisht më PDK-në që në fakt do të ishte vetëvrasje për të dy subjektet.

Votuesi, më kërkesë të hapur kërkojë ndryshim dhe e  caktojë adresën e saktë: VV-LDK ose, LDK-VV-sje.

Dhe, ashtu ndodhi. Tani, kujt ti ankohen votuesit për mosmarrëveshjet për të cilat jam shumë I bindur së nuk qojnë peshë karshi rëndësisë dhe detyrat të cilat i presin të përbashkëta në realizimin e premtimeve para elektoratit.   

Një gjë duhet  ta kenë të qartë të dy subjektet së, është përgjegjësi historike dhe shansë e cila nuk do të përsëritet nëse humbët kësaj here.

Në këtë situatë të vetkomplikuar nga të dy palët qoftë njëra apo tjetra, duhet të gjejnë zgjedhje që votuesit të ja kthejnë shpresën dhe besimin dhe të fillojnë të merren më problemet e mëdha më të cilat ballafaqohen pas një qeverisje të dobët më plotë gabime e skandale në të gjitha  format dhe metodat në të cilën e sollën vendin.

Une do të kërkoja nga zoti Kurti dhe zonja Osmani që ta ngrisin zërin në subjekt e tyre, zonja Vjosa duke kërkuar nga LDK që të jetë në nivelin e duhur dhe ma modeste në kërkesat e tyre, ndërsa, zoti Kurti ta zhbllokojë situatën e vete krijuar duke kërkuar mirëkuptim nga njerëzit e tij të apostrofuar në postet ministrore dhe të emëruar në postin e Kryeparlamentarit që, për hir të shtetit dhe interesave të qytetarëve, të bëjnë ndryshime duke u tërhequr e duke lëshuar pe. Sepse, që të dy palët po i bjenë vërtetë sipas titullit të këtij shkrimi së, deshën ti kruajnë vetullat, e po dojnë më i nxjerrë sytë.

Ma së keqi e pëson populli i cili vërtetë është, i mllefosur, i zhgënjyer dhe shprese thyer për gjithë këtë që po ndodhe.

Arsyet e çfarëdo qofshin ato nga të dy palët, nuk ja vlejnë,  nëse nuk arrihet marrëveshja e shumëpritur.

Ende duhet të kemi shpresë, sepse, ajo vdesë e fundit. Këtë, askush nuk do ta dëshironte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat