Privilegjet që kanë komunitetet pakicë në Kosovë

Opinione

Privilegjet që kanë komunitetet pakicë në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:53
Shpend Salihu

Per fat te keq me normim.kushtetues komunitetet pakicë jane heshtazi duke e majorizuar popullaten shumicë Shqipëtare ne Kosove. Pakica e Badinterit qe eshte e inrkorporuar ne sistemin dhe rendin kushtetues te Republikes sone u jep garanca komuniteteve pakice qe te minojne shume ligje organike e sistemore pasiqe kerkohet ratifikimi i ligjeve te tilla me shumicen absolute te komuniteteve pakice e kjo nenkupton qe kur te doje lista serbe mund te i bllokoje dhe minoj nxjerrjen e ligjeve vitale ne Republike qe jane qenesore per funksionimin normal te institucioneve. Shumica e badinterit nuk ekziston askund në Europë, psh, në Hungari kemi një asamble konsultative që iu mundëson komuniteteve pakicë që problemet e tyre të ia adresojnë asamblesë qendrore, por asesi përdorimin e shumicës së badinterit e as vendet e rezervuara për pakica në parlament, sepse kjo e cenon interesin nacional në shtet, dhe i irriton masat e gjera. Në parim priviligjimi i komuniteteve në Kosovë ndikon në përkeqësimin e relative ndëretnike, pasiqë është fakt krucial që Serbia dhe shtetet tjera në rajon ku ka Shqipëtarë nuk I respektojnë dhe zbatojnë normat e njejta ndaj komunitetit Shqipëtar atje. Nëse Serbët dhe Malazezët kanë të drejta në Kosovë si dhe pakica turke përse Shqipëtarët të mos të kenë të drejtat e njejta në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi ku për fat të keq në këto dy shtete Shqipëtarët përditë e më shumë janë duke u zhvendosur, gjersa në Turqi mbi 6 milionë Shqipëtarë janë detyruar të asimilohen, të marrin emra turq dhe nuk kanë të drejta po as të i mbajnë festat shtetërore dhe kombëtare, andaj klasa jonë politike duhet me urgjencë këtë çështje ta shtrojë në Bruksel sepse zbatimi i standardeve të dyfishta vetëm se vazhdon të na irritojë ne Shqipëtarëve.

Pos saj vendet e rezervuara eshte dashtë të hiqen sepse paketa e Ahtisarit ka qenë e paraparë për dy zgjedhje parlamentare dhe qysh atëherë ka ndikuar në marrjen e votave subjekteve politike Shqipëtare pasiqë askund në Europën demokratike nuk ka vende te rezervuara.

Gjithashtu për shkak të këtyre privilegjeve ndaj komuniteteve pakicë, ende nuk jemi duke mundur të formojmë ushtrinë tonë që do ishte garant për mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës. Gjithashtu mos të harrojmë se konkurset publike nuk janë valide nese nuk ka aplikant nga komunitetet pakicë e gjithashtu janë të privilegjuar në renovimin dhe ndërtimin e shtëpive. Këto e shumë privilegje tjera i avancojnë komunitetet pakicë ndaj shumicës dërmuese Shqipëtare. Duhet të kemi amendamentime kushtetuese ta bëjmë Kosovën tonë shtet nacional, të kërkojmë që edhe Shqipëtarët të trajtohen njëjtë si komunitet në Serbi, Mal të Zi, Greqi dhe Turqi, dhe të ndalet privilegjimi i pakicave, sepse kjo formë e privilegjimit vetëm se e degradon shtetin tonë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat