Kur “Gebellsi Dastin”…,e krahason Albin Kurtin me Hitlerin?!

Opinione

Kur “Gebellsi Dastin”…,e krahason Albin Kurtin me Hitlerin?!

Nga: Lirim Gashi Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:16
Lirim Gashi

Sikur të isha i poshtër ndaj Dastinit sa është ai ndaj Albinit me direktivën e Hashimit, atëherë do ia përkujtoja atij një fakt historikisht të pakontestueshëm, por jo edhe shkencërisht, sepse shkenca është aq humane sa që vetëm i studion mutacionet gjenetike, por e përjashton kontaminimin e karakterit njerëzor nga kromosomet toksike :

Shkurtabiqët, gjegjësisht xhuxhat apo liliputanat e frustruar dhe inferior i kanë shkaktuar lumej gjaqesh njerëzimit vetëm për një arsye të vetme.

Sepse kanë vuajtur aq shumë nga kompleksi i mini vlerës, gjegjësisht vlerës së ulët, sa që shërimin nga kjo gjendje e rëndë psikologjike e edhe më saktësisht nga kjo gjendje e rëndë psikopatike e kanë kërkuar në shtypjen dhe zhdukjen totale nazifashiste, tiranike dhe diktatoriale të njerëzve të pafajshëm anembanë globit .

Dhe a e dini pse?

Për t’iu hakmarrë natyrës, robit dhe Zotit vetëm pse kanë lindur shkurtabiq.

Shembuj të tillë kemi që nga koha e Poncius Pilatit e deri te koha e kurves Carla del Ponte.

Napoleon Bonaparte, dhe Adolf Hitleri janë personifikim i djallit secili në mënyrën e tij dhe vetëm maja e ajsbergut në tragjedinë historike të përmasave biblike.

Mirëpo duke e pasur parasysh faktin se Dastini dirigjohet me telekomandë nga “Bossi i Prontomafisë”, atëherë është shumë e logjikshme dhe e drejtë diagnoza “Gebells i Hashimit” .

Prandaj kur Gebellsi Dastin e krahason Albin Kurtin me Hitlerin vetëm pse e kishte guximin për t’i organizuar demonstratat studentore në kohën kur konformistet dhe servilet e akomoduar me robërinë dhe pushtuesit po ëndërronin për çlirimin e kombit gjegjësisht shtetit fantom duke mbajtur për media konferenca javore dhe duke ngrënë me shfarosësit e pooullit akullore, atëherë turpërohet edhe vetë hipokrizia, gjegjësisht pafytyrësia nga ngritja në piedestalin më të lartë të vlerave të rrejshme njerëzore dhe kombëtare që i bëhet asaj nga historianët partiak, klientelist, servil, pa kurrizor, amator diletant dhe anti kombëtar.

Kur Gebellsi Dastin thotë që pas çdo nomenklature mafioze vjen në pushtet një nomenklaturë diktatoriale dhe nazifashiste duke u shërbyer me shembuj të pakrahasueshëm dhe irrelevant si në aspektin logjik, historik dhe shkencor, po ashtu edhe në aspektin aktual politik hapësinor dhe kohor, atëherë lulëzon paragjykimi propagandistik më shumë se sa çdo pranverë romantike, idilike dhe utopike në vjershat e Naimit.

Mister Gebells, nëse çdo njeri që e lufton krimin e organizuar, korrupsionin, kapjen kaps të shtetit, regjionalizimin, gjegjësisht krijimin e komunave fantome vetëm për dhjetë banorë serb, Asociacionin apo Republiken Srpska në zemër të Kosovës, Demarkacionin për ta blerë mëshirën e Malit të Zi, futjen e Listës Serbe në Parlament për ta paralizuar vendimmarrjen institucionale e kështu me radhë, atëherë kush duhet t’i luftojë këto dukuri?

Jashtëtokësoret?

Mirë Mister Gebells:


Më trego të lutem nga cilat droga duhet të jetë i varur një njeri kaq i kompleksuar për të rrënuar kaq shumë vlera e logjikë dhe për të prodhuar kaq shumë bullshit?

Ti Mister Konfuz s’ke as receptorë në hypothalamus sa kishte Albini shansa për të ardhur shumë më herët në pushtet.

Mirëpo Albini s’do të ishte ky që është sikur ta organizonte ardhjen në pushtet dhe ta menaxhonte pushtetmbajtjen me metodat e Hashim Thaçit .

Dhe përderisa ti Hashimin e sheh (me lejen e tij) vetëm si kriminel, ndërsa çdo shqiptar normal e sheh si një kriminel mafioz, kuisling dhe anti kombëtar, atëherë përgjigja në pyetjen se çka është propaganda e “Kalorësit të Apokalipses” me emrin Hashim e jep më së miri pafytyrësia e shëmtuar e Gebellsit të tij numër një Baton Haxhiut që është anti njerëzore dhe anti kombëtare deri në qirinjtë e kromosomeve.

Dhe shqiptarët normal e shohin Hashimin si të tillë jo nga urrejtja për të si njeri, por për shkak te pasojave që ua kanë shkaktuar atyre dhe shtetit në të cilin jetojnë anti veprat e tij.

Në rastin tënd bëhet fjalë për zhvendosje klasike faktesh me telekomandë në kahjen e kundërt të akrepave të orës, gjegjësisht në kahjen e kundërt të kronologjisë shkencore, logjike, hapësinore, kohore dhe politike.

Këtë e ka bërë tërë kohën edhe Gebellsi për Hitlerin, prandaj përveç kontekstit kohor dhe hapësinor historik, asgjë s’të dallon prej tij.

Dhe përderisa Gebellsin numër një të Hashim Thaçit Baton Haxhiun e shndërroi në yll medial Tirana zyrtare (që i është nënshtruar si mos më keq propagandes shoviniste serbe), pikërisht pasi që Millosheviqi ia përmendi haptas në Den Haag faktin që ishte bashkëpunëtori më besnik i Stanishiqit, ty Gebellsin numër dy të Hashimit të presin me siguri të njëjtat ditë të lumtura në të ardhmen e afërt.

Shqiptarë të dashur!

Pushtet mbajtësit diktatorial, tiranik, despotik, anti kombëtar dhe mafioz që në terminologjinë moderne njihen si kalorës të apokalipses do të ishin të humbur si qurat e Bllaces në mjegull pa ndihmën e sektorit propagandistik.

Dhe përderisa kalorësit e apokalipses të cilët unë i quaj edhe kalorës të mjegullës, (sepse në kuptimin figurativ nuk bëjnë asgjë tjetër përpos që prodhojnë tym dhe mjegull për t’ia humbur sensin për orientim në kohë dhe hapësirë popullit), mediat e pushtetmbajtësve të tillë e sidomos zëdhënësit e tyre janë roje të mjegullës.

Pse është kështu?

Sepse në mjegull vidhet, plaçkitet dhe tradhtohet gjithçka më lehtë, ndërsa njerëzit që tentojnë t’i luftojmë dukuritë negative demonizohen skajshmërisht me ndihmën e propagandës speciale e cila i hipnotizon, pasivizon dhe akomodon me dukuritë negative masat e gjëra gjysmë analfabete.

Kaq e thjeshtë është kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat