Qëndrimi parimor i Albin Kurtit

Opinione

Qëndrimi parimor i Albin Kurtit

Nga: Beqir Elshani Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:03
Albin Kurti

Sipas bëmave shqiptare tregohet se birin e Prometheut, Albin Kurtin, për shkak se nuk i bindej UNMIK-ut dhe reaksionit në pushtet, e prangosën në maje të shkëmbit. Siç dihet, trimi shqiptar, Albin Kurti, nuk pranonte negociata me Serbinë gjakatare, që një kohë të gjatë i kishte shtypur dhe masakruar shqiptarët, prandaj me anën e protestave popullit shqiptar ia tregoi rrugën e vetëvendosjes për çlirimin dhe bashkimin në Shqipërinë tonë Kombëtare. Siç dihet, këtë bashkim po vazhdon ta pengojë reaksioni shqiptar në krye me renegatët në pushtet, të cilët Albinit të prangosur në maje të shkëmbit, me qyski ia copëtonin mëlçitë. Mirëpo trashëgimtari i Heraklesë, Adem Demaçi, përndryshe fitues i të gjitha betejave kundër dhunës shekullore jugosllave, në fillim i vrau reaksionarët, dhe Albinit ia hoqi prangat.

Lidhur me deklaratën e ish-deputetit, Haxhi Hoti, në facebook, drejtuar kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit, në të cilën fill pas atentatit historik të kryetarit amerikan, Xhon F. Kenedi para gjysmë shekulli, kalon te Albin Kurti, duke kërcënuar se i ka dy rrugë: “ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, është krim të thuhet me gojë, jo më të shprehet me shkrim. Kjo do të ishte sikur mbarë popullit shqiptar t’i thuhet “Ose lëshoni Kosovën, ose do të vriteni nga Serbia fashiste”, që për fat të keq, siç thoshin romakët “Hanibal ante portas” Hanibalin serb e kemi te dera. Mirëpo, ngjashëm siç qëndroi komandanti i UÇK, Adem Jashari me shumë trima të tjerë në mbrojtje të atdheut, edhe pasardhësi i tij, Albin Kurti me shumë shokë, do t’i qëndrojë kërcënimit diplomatik, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Duhet pasur parasysh se një trim i lavdishëm që nuk e ka braktisur atdheun gjatë torturave të përgjakshme deri më sot, nuk do ta braktis as fantazma e Hotit.

Tani pas kërkimfaljes, Hoti tregon se deklarata e tij ishte bërë nga pakujdesia dhe gabimi teknik, megjithëse mendimi i tij është deklarim diplomatik që shkon në shërbim të qarqeve reaksionare. Pastaj nuk krahasohet Kosova me Amerikën, sepse pas vrasjes së Xhon Kenedit, Amerika as nuk u dëmtua, as nuk u shkatërrua, përkundrazi, në Kosovë dhe në Shqipëri nuk duhet të ndodhin atentate ndaj burrështetasve, sepse është në rrezik të mbarë popullit shqiptar, dhe mbarë Shqipërisë Etnike. Përkundrazi përpjekja e Hotit për lirinë e fjalës është vrasja e guximit shqiptar për mbrojtjen e kombit dhe atdheut. Tekembramja, shembullin e Hotit dhe të qeverisë së Ramush Haradinajt po e tregon edhe gjendja e vështirë ekonomike e Kosovës, prej nga rinia shqiptare për shkak të papunësisë po e braktisë vendlindjen. Deklarimi i Hotit të kujton Diogjenin antik kur një pasaniku mendjemadh që kishte vendosur lajmërimin në derë të shtëpisë për ndalimin e hyrjes së budallenjve, i tha: “Po ti, si do të hysh?!”. Prandaj e njëjta pyetje i parashtrohet deputetit mendjemadh, nëse Albini detyrohet ta lëshojë Kosovën, po ti ku po mbetesh?! Mu për këtë duhet zhvilluar vendin, në mënyrë që të pengohet largimi i qytetarëve, sidomos i kuadrit profesional, prej Kosovës. Pa dyshim që Kosova ka kuadër të aftë profesional në të gjitha fushat e shkencës dhe teknikës të shkallës europiane, mirëpo ka pasur dhe ende vazhdon të ketë qeveri të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat