Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës më Republikën e Serbisë

Opinione

Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës më Republikën e Serbisë

Nga: MA. Genc Mekaj Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:11
MA. Genc Mekaj

Serbia është i vetmi shtet ndër fqinjët e Kosovës dhe ndër katër vendet në tërë rajonin që nuk e njeh Kosovën. Për këtë arsye, Serbia dhe Kosova nuk kanë kurfarë marrëdhëniesh bilaterale dhe cilësia e marrëdhënieve e shprehur nga aspekti i kontakteve në nivelet e ndryshme, mbetet e dobët. Marrëdhëniet e dobëta të Kosovës me Serbinë përftohen nga rezultati i tërësishëm që Serbia e arrin në aspektet fundamentale të marrëdhënieve/kontakteve të saj me Kosovën (KIPRED, 2014).

Serbia është i vetmi vend fqinjë që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mes të dy vendeve nuk ka marrëveshje bilaterale dhe kontaktet mes tyre në nivele të ndryshme janë të dobëta dhe stagnuese. Problemet dhe mosmarrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë  ndikojnë direkt mbi marrëdhënit  në mes të  dyja vendeve si dhe në mbarë  rajonin.

Në rrafshin politiko-diplomatik, Kosova dhe Serbia kanë hendeqe të thella dhe raportet mund të  thuhet se gjithmonë  gjenden në  pikën zero.

Republika e Kosovës nëpërmjet deklaratës së pavarësisë, pika 11, saktëson qëndrimin e saj për fqinjësi të mirë me vendet fqinjë si dhe me theks Republikën e Serbisë:

‘’Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë’’(Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, 2008).

Çasja Serbe është faktori ndikues në marrëdhëniet mes të dy vendeve që jep rezultate dëmtuese në raportet fqinjësore. Serbia nuk e pranon realitetin e Kosovës, në vazhdimësi ka çasje armiqësore dhe provokuese, që përmes tyre mundohet të shkaktojë destabilizim dhe manipulim ndaj komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

Pas ndarjes së Malit të Zi nga Serbia në vitin 2006, Serbia e përvetësoi Kushtetutën dhe që është ende aktuale, ku përmes kësaj Kushtetute Kosova konsiderohet si krahinë e Serbisë. Rrethanat rajonale dhe ndërkombëtare kanë bërë që Serbia të e kuptojë që mbajtja e Kosovës si pjesë të saj nëpërmjet Kushtetutës nuk është e qëndrushme dhe realiste. Së pari, prania e trupave të Forcës së Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja (KFOR-i), e cila e ka përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit të Kosovës, por që është e pranishme sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara (KSKB) e cila nuk e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën; së dyti, kjo e bën të pamundur për Serbinë që t’i zbatojë dispozitat e saj kushtetuese, përfshirë forcën, për ta kthyer krahinën e saj ashtu siç është e përcaktuar në Kushtetutën e saj; së treti, duke e patur parasysh që Serbia e ka përcaktuar anëtarësinë e vet në UE si njërin nga prioritetet e veta më të larta, ajo është duke u kushtëzuar nga kjo e fundit për ta gjetur një zgjidhje kompromise, dhe faktikisht e ka ndarë Kosovën nga Serbia në procesin e saj të vlerësimit të hyrjes në UE, d.m.th, liberalizimi i vizave për Serbinë është i efektshëm vetëm për territorin që e përjashton Kosovën, dhe të gjitha kërkesat e UE-së për Serbinë kanë të bëjnë vetëm për strukturën e saj të tashme territoriale pa Kosovën (KIPRED, 2014).

Kosova pas shpalljes së pavarësisë ka formuluar qëllimet e politikës së jashtme, kryesisht në forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë dhe sjelljen e sa me shumë njohjeve të reja ndaj vendit duke bashkëpunuar me fqinjtë dhe shtetet që ka marrëdhënie të mira.

Serbia ka vazhduar përpjekjet përmes politikës së jashtme të bllokojë sa më shumë procesin e njohjeve të Kosovës dhe në vazhdimësi është munduar për të gjetur partnerë që do të ndalnin dhe vështirsonin  përpjekjet e Republikës së Kosovës. Serbia në qëllimet e saja të politikes së jashtme ka;  BE-në edhe Kosovën gjë që konkludon në një politikë dy-binarshe, retorike që vazhdon të mbahet ende nga ana e Serbisë.

Serbia bëri përpjekje për të penguar procesin e njohjeve ndaj Kosovës, duke kërkuar vendimin këshillues të GJND-së për ligjshmërin e pavarësisë së Kosovës. Pas vendimit të GJND-së që ishte pro-Kosovës, Serbia dorzoi edhe një draft- rozolut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së përmes së cilës kërkonte që të kishte negociata të reja për statusin e Kosovës, këtë gjë e kundërshtuan, SHBA-të dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së. Një rezolute kompromisi e financuar nga BE-ja dhe Serbia u dorëzua në vitin 2010 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila u pranua dhe përmes së cilës u shpreh gadishmëria që BE-ja do të ndihmonte dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me shpalljen unilaterale të pavarësisë së Kosovës.

Kosova dhe Serbia i kanë dhënë start në 2011-n një dialogu për “normalizim të marrëdhënieve”, nëpërmjet të cilit fqinji verior, edhe formalisht, u bë faktor në trajtimin e shumë temave që do të duhej të përbënin çështje të brendshme të shtetit të ri. Nuk qenë simetrike dobitë e procesit (Grupi për Studime Juridike dhe Politike).

 Gjatë viteve në  vazhdim në  mes të Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar dialogu duke dhënë ca rezultate jo të  kënaqëshme. Vazhdimi i dialogut mes të  dy vendeve ka ndodhur me pengesa mjaftë të mëdha dhe me ndërprerje, në  vitin 2019 dialogu është  pezulluar dhe raportet Kosovë -Serbi janë  në  një  stat të  pafavorshëm për të dya palët.

Faktori kyç për ngrirjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë  është  taksa 100% e vitit 2018 e vendosur ndaj produkteve, mallërave të Serbisë . Kjo gjë  është  bërë si përgjigje ndaj shtetit serb i cili në vazhdimësi ka lobuar kundër Kosovës dhe në vazhdimësi ka bërë përpjekje në arenën ndërkombëtare për stagnimin e avancimit të imazhit dhe rrugëtimit të  Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, taksa është vendosur si kusht që Serbia të e njoh pavarësinë e Kosovës në qoftë se dëshiron  që të ketë të hapur tregun e Kosovës pa takse për produktet e saja.

Mundësia për ndonjë konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, apo brenda Kosovës është mënjanuar me vendosjen e kontakteve mes palëve duke bërë që tendosjet e tyre të ulën. Rëndësia e anëtarësimit në BE ka luajtur rol ndaj Serbisë që të bëjë ndryshime në qëndrimet e saja ndaj Kosovës. Serbia vazhdon të qalojë në marrëdhëniet me Kosovën duke bërë që të vazhdoj me qëndrimet e saja dhe duke mos treguar ndonjë shenjë të dukshme në lidhje me qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës.

Thellësia e problemit mes të dyja vendeve bënë që problemi të ngrihet dhe jo të  shkoj drejtë rrugëzgjidhjes. Raportet e keqësuara në mes Serbisë dhe Kosovës bëjnë që të ndikoj impakti direkt mbi vendet fqinjë dhe rajonin.

Në rrafshin ekonomik, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk janë të mira dhe janë të dobëta. Në marrëdhëniet jo të mira ekonomike në  mes të dy vendeve ndikon e kaluara konfliktuoze, historia dhe armiqësia.

Investimet e Serbisë në Kosovë janë të vogla dhe kjo ndikon në një masë për marrëdhëniet fqinjësore, por Serbia vazhdon të jap para për komunat Serbe në Kosovë. Strategjitë  e Serbisë  nëpërmjet invsetimit në  komunat serbe janë  shpesh ‘’mollë sherri’’ të  cilat nxisin polemika brenda shtetit të Kosovës si dhe ndikojnë në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë .

Taksa e vendosur 100% në  vitin 2018, ndaj produkteve të  Serbisë  dhe Bosnjës, të  cilat hyjnë në  Kosovë kanë bërë që marrëdhëniet ekonomike, tregtare në mes të  dyja vendeve të kalojnë në pikën zero dhe të ndikojnë direkt dhe indirekt në të gjitha fushat në  mes të dyja vendeve.

 Republika e Kosovës në vazhdimësi gjeneron fqinjësi të mirë për të gjitha fqinjët por problemi kryesore mbetet me shtetin fqinjë të Serbisë. Fqinjësia, bashkëpunimi dhe raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë në vazhdimësi kanë nivel të ulët.

Në  mes të dy vendeve duhet të gjindet kompromis dhe të  arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të ndikonte në përmirësimin e raporteve fqinjësore në mes të  Kosovës dhe Serbisë  duke e njohur njëra- tjetrën.

Arritja e një  marrëveshje në  mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe njohja reciproke ndikon direkt mbi marrëdhëniet dhe raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe ndikon që vendet fqinje, me theks Mali i Zi dhe Maqedonia që të bashkëpunojnë dhe të kenë  marrëdhënie edhe më të mira me Kosovën pasi që Serbia është faktori ndikues në ngadalësimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet fqinjë sidomos me dy shtetet e lartëcekura. Po ashtu arrritja e një  marrëveshje në mes të  Kosovës dhe Serbisë si dhe përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore ndikon në mënyrë pozitive dhe direkte  për të  dyja vendet në rrugëtimin e tyre drejtë BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat