Ndryshimet duket së ishin iluzion në kokat tona?!

Opinione

Ndryshimet duket së ishin iluzion në kokat tona?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:46
Skënder Mulliqi

Institucionet dhe rrugët tona u udhëhoqën nga primitivet partiak , të cilët na rrahen më kamgjik sa herë që deshtën.E më kamgjik dihet kush rrahët!Të padegjueshmit u ndëshkuan  si në kohën e inkuzicionit!Dy janë vertikalët që e rrënojnë shtetin, mediet dhe kuvendet.Korrupcioni është elementarja e rrënimit të jetës publike dhe të jetës parlamentare. Pak kush mbeti i kursyer.Kurrë nuk u shkëputem nga rrenat dhe dallavëret, të cilat i mobilizuan më aq zell pushtetet.

Këto u bënë tashmë  shumë të gerditshme. Këto politika pa asnjë ndryshim pozitiv, na kan pru gjendjen gadi pa rrugëdalje. Kjo është apsurde për shekullin 21.Sikur po ja mbyllim rrugën të gjitha alternativave! Po na rrënohet shteti edhe ashtu i brisht para syve tanë, dhe askush nuk po e merre guximin, që këtij orteku ti dalë përpara.Sikur po dëshirojmë që sa më parë të mbytemi diku...?!është e quditshme së si po  i gëlltisim të gjitha këto  të keqija me xhemba , sikur të ishin pija më e lezetashme!Deri sa këta njerëz ti mbajnë vendet kyqe në pushtet, nuk do të kemi tjera politika, nuk do të kemi asnjë ndryshim për së mbari.

Do të vazhdon agonia jonë, së bashku më agoninë e shtetit tonë.Po  na mbajmë kurse anticivilizuese dhe antievropiane?! Ku atëherë më pasë shtet stabil  dhe me  demokraci stabile.E kemi pranuar logjikën e sundimit  si të robit! Jemi nënshtruar para këtyre regjimeve gjysëm totalitare?! Nuk kemi politike unike të mbrendshme dhe as të jashtme.Sikur po vdesim ngadalë edhe biologjikisht, duke u gjuajtuar në përiferi, jo vëtem nga këto regjime, por edhe nga mos aftësitë tona , që gjërat ti marrim vet në dorë. Pushtetet në demokracinë parlamentare ndërrohen më zgjedhje.Ne, këtë së bëmë në mënyrën e duhur.

Zgjedhjet u treguan të kobshme për politikën dhe shoqërinë, së mbeten në pushtet, ata që nuk e merituan votën pas herës së parë . Mediet mbetën të ndara kurse parlamentet të demoluara, jo në kuptimin fizik. Kjo klasë politike nuk pati ide , as vullnet për të dhënë propozime të reja. Nuk kan ide së janë më logjikë retrograde, lakimitare për pushtet dhe për para, e asgjë më tepër?!Fort besuam së ndryshimet erdhen edhe pse më vonesë . Ky ndryshim duket së  ishte iluzion në kokat tona. LVV dhe LDK, na zhgënjyen më veprimet e veta të pamatura.

E hudhen si leckë votën e lirë, sikur të mos ekzistonte fare! Harruan së vota ju dha për ndryshime , jo për të bërë tallje më te!Kjo është e rëndë për qytetarët tashmë të lodhur nga politikat e mbrapshta, dhe nga gjendja e keqe  ekonomike -sociale... Tek e fundit çka po na duhet Qeveria? kur ska kush e drejton , dhe ska kush të punon ndershemrisht?! Një shtet i vogël si Kosova, mund  të ekziston më mirë edhe fare pa Qeveri...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat