Janë futur në një tren të gjithë të pabesët...?!

Opinione

Janë futur në një tren të gjithë të pabesët...?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:38
Skënder Mulliqi

Rrjedhat e ngjarjëve të deritashme politike, kan shtuar frikën së Kosova, nga këto politika  miope , po futët në një fazë të rrezikshme. Eshtë vërtetuar tashmë , së këta politikan  nuk  janë të interesuar për fatin e popullit dhe të shtetit ?! Për 20 vite e shfrytëzuan pushtetin, për ta dërguar ujin në mulli të vet.  Me këtë lloj të njerëzve nuk është e jashtëzakonshme, çkado që ndodhë   sot në Kosovë.Janë futur në një tren të gjithë të pabesët   ...?!

Ngulfatën çdo nismë , e cila nuk është në përputhshmëri më mendimet e tyre politike. Nuk lejuan po thuaj asgjë që një shtet e bën të lirë dhe demokratik.Madje çdo ditë e më shumë po na kufizohet edhe liria e të shprehurit dhe liria përsonale.Qytetarët po dalin në votime vëtem  formalisht, së askush nuk po ua përfillë zërin , votën dhe kërkesat reale të tyre. Po humbim çdo ditë e më shumë edhe identitetin tonë nacional.Kur nuk  kujtohet e kaluara, dhe kur nuk punohet   as për të ardhmën, atëherë si ka mundësi të bëhët shteti?!Të gjitha këto kan mbetur më shumë shkronja  në Kushtetutë! Kush po i përfillë  nga politikanët sot Kushtetutën? Pak kush. Të këqijat e mëdha, po i qesin në margjina të mirat e vogla.

Probleme për Kosovën tash e një kohë të gjatë janë bërë: krimi, korrupcioni , nepotizmi, varfëria, largimi nga vendi... nga të gjitha larmitë e rrenave që po në servohen , së gjendja është e mirë. Eshtë rrënuar fusha politike e bisedimeve dhe vendimeve të mëdha . Po ngulfatat edhe liria faktike ,së provizore kemi liri më bollëk! Ne vend të pavarësisë së fituar  ,  kemi mbetur të varur ?!Nuk po gjendën kompromisët politike edhe atëherë kur po rrezikohet Republika.A është e mundur që më çdo kusht ata që janë ngjitur në pushtet, ti ruajnë pasuritë dhe privilegjet pushtetare?!Për të mirën e përgjithshme do të ishte, ti zvoglojnë aspiratat e tyre, dhe të zhvillojnë marrveshje  korrekte politike(LVV e LDK)... Organet e reja, nuk ka mundësi të formohen ndryshe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat