A do ta linçojnë Alban Dudushi dhe Eni Vasili gazetaren që e provokoi Vuçiqin?

Opinione

A do ta linçojnë Alban Dudushi dhe Eni Vasili gazetaren që e provokoi Vuçiqin?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:04
Ilva Tare

Kur e pashë me vonesë intervistën e gazetares Ilva Tare me Vuçiqin, ku ajo e pyeste ish ministrin e Milosheviçit se a do të kërkonte falje për krimet serbe në Kosovë, pata frikë se do ta linçojnë Alban Dudushi , Eni Vasili dhe disa televizione shqiptare. 

Edi Rama sigurisht do ta përqeshte me gjeste majmuni. Vuçiqi mohoi masakrën e Reçakut, ku serbët masakruan 45 shqiptarë të Dardanisë, por kjo nuk e pengoi kryeministrin shqiptar ta ftonte në Shqipëri.    

Druaj se edhe një mike imja do t'i thoshte: ti s'ke nevojë të pyesësh me emocione, goce se Vuçiqi nuk ka bërë krime në Shqipëri, por në Kosovë. Merre shtruar, serbët vranë gra e foshnjë të tyre, nuk vranë fëmijë e gra tona.  

Gjithë shpresa me mbanë se nuk e kanë shikuara atë intervistë dhe Ilva tare do të shpëtoj paq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat