Masakra e Reçakut...

Opinione

Masakra e Reçakut...

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:07
Skënder Mulliqi

 Masakra e Reçakut, Prekazit, Izbices, Mejes,Krushës, Lubeniqit...janë dhembja dhe krenaria jonë kombëtare.

Këto masakra, lufta jonë e shenjtë çlirimtare, bashkë më ndihmën e botës demokratike, bën që sot të jemi shtet i pavarur dhe sovran. Bën që të jetojmë të lirë pas një okupimi të gjatë...

Masakra e Reçakut, ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë.

Ndaj, edhe në këtë 21 vjetor dhe si gjithmonë më parë, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit William Walker,  i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë:  Krim Kundër Njerëzimit!

Kjo masakër ndikoi  në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe bota Perëndimore, për ti dhënë fund  projektit  shfarosës të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.

21 vite më parë bota u ndiqte më ankth  ngjarjet më tragjike, të një lufte lokale që ndodhën më rastin  shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila përfundojë më luftën në Kosovë.

Një luftë lokale që solli mijëra viktima të pafajshme, të gjenocidit serbomadh, dhe i cili shtet  në mënyrën më  absurdë  nuk u dënua për gjenocid! Sa e sa viktima të një luftë absurdë ranë së pari në Bosnje, e për të përfunduar kjo luftë më masakra të tmerrshme edhe në Kosovë. U dëbuan nga Kosova më dhunë në një projekt shfarosës nga forcat militare dhe paramilitare të  kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq  një milion shqiptarë.

Sot, në këtë përvjetor u kujtua kjo masakër nga institucionet e dy shteteve shqiptare dhe nga bartësit e partive politike.

Dhe, nuk bënë që mos të kujtohet kjo  tragjedi dhe gjitha ato masakra në mbarë Kosovën.Por, shtrohet pyetja:Ata që sot bënë homazhe  në Reçak, a janë të denjë dhe a e merituan të jenë aty?!Këtu e kam  fjalën  për njerëzit tanë  në krye të politikës .A e dërguan amanetin e gjithë këtyre të vrarëve  në vend ?

Nuk e dërguan sa duhet , së nuk punuan mirë që të realizohet  kauza e të rënëve për liri.

 Nuk ranë gjithë ata njerëz që Kosova të behët vend i pa përspektivë për të jetuar !

 Ai që e mohoi masakrën e Reçakut dhe të gjitha masakrat të tjera në Kosovë, është çetniku në krye të Serbisë, Aleksandar Vuqiq, të cilit po i bëjnë temane, udhëheqësit e dy shteteve shqiptare...Le ta vëjnë gishtin në  tamthë, dhe lë tu kthjellën kokat...Nuk është dashur të zvillohen dhe as të vazhdohen bisedimet  më ata që na vranë , na dogjën e poqën , dhe nuk e bëjnë as një kërkim falje të vetme...

Njëri ndër më plehrat e Serbisë neofashiste sot është, Aleksandar Vuqiqi më të cilin, nuk bën të bisedohet për asgjë ,sidomos pas deklaratës së fundit së Reçaku  ishte inskenim...! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat