Kushtetuta e Kosovës nuk rezulton nga vullneti i popullit dhe nuk e mbron tërësisht interesin e popullit

Opinione

Kushtetuta e Kosovës nuk rezulton nga vullneti i popullit dhe nuk e mbron tërësisht interesin e popullit

Nga: Luz Tomaj Më: 16 janar 2020 Në ora: 08:28
Luz Tomaj

Kushtetuta është, ose sëpaku duhet me qenë, akti suprem juridik i shtetit ose, përmbledhje e principeve fundamentale politike, sipas të cilave shteti organizohet dhe vepron dhe, veçanërisht në lidhje me të drejtat e popullit. Me fjalë tjera, Kushtetuta është themel i shtetit, pasqyrë e shtetit dhe duhet të rezulton nga vullneti i popullit, nga se, shteti i përket popullit dhe vetëm popullit.

E shiqoj Kushtetuten e Republikës së Kosovës në konstelacion me vullnetin dhe interesat e popullit dhe, mjerisht, nuk është vështir me  evidentu edhe të meta fundamentale. E kam të çartë se Kushtetuta ose procesi i përgaditjes dhe aprovimi i Kushtetutes ka qenë nën presion të planit të ati far Ahtissarit. E mbaj në memorie atë plan i cili, madje ka qenë diskutabil edhe në OKB. Ndërgjegjëja ma pat imponuar dhe, si individ, me 29 nëntor 2007, ua dërgova një letër të hapur misioneve të shteteve anëtare të Këshillit të sigurimit dhe jo vetëm atyre, pran OKB dhe mediave. Disa nga ato shtete, madje ma dërguan konfirmimin e pranimit të letres dhe falenderimet.

Kushtetuta e meriton një analizë të gjithanëshme profesionale nga njerzit e shkences, të kalibrit të profesorëve si Zejnullah Gruda, Ismet Salihu, Riza Smaka, Bashkim Rrahmani, po i përmendi vetëm këta emra që i di dhe iu kërkoi falje. Megjithatë, me një shiqim sado sipërfaqësor, do përpiqem  me i evidentu vetëm disa momente, të cilat Kushtetuta nuk i duron.

1.Sëpari, më duket qesharake, Komisioni kushtetues e përfundoi tekstin e Kushtetutes me 7 prill 2008 dhe ia dërgon Presidentit të Republikes. Me 9 prill, pra brenda dy ditëve, Kuvendi i Republikes së Kosoves, e miraton Kushtetuten. Me fjalë tjera, teksti i Kushtetutes e merr rrugën dyditore në relacion Komisioni - Presidenti - Kuvendi dhe miratohet. Shtrohet pyetja se a kanë patur, përfaqsuesit e popullit, shansë apo mundësi, sëpaku me e lexu tekstin apo e kan aprovu symshelaz.

2. Kushtetuta e proklamon Kosoven shtet demokratik por, nuk shprehet se cilit sistem i përket - ati parlamentar, presidencial apo …. OKB mban listen e tëgjitha shteteve, anëtare dhe joanëtare. Në lisstë figuron edhe Kosova dhe definiciioni i shtetit është si shtet parlamentar. Në mënyr decidive shkruan se pozita e Presidentit është pozitë CEREMONIALE.

3. Duke bërë fjalë për kompetencat e Kuvendit - neni 65, pika 2, fletë  për mundësin e ndryshimit të Kushtetutes. Për ndryshim kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve, përfshirë ⅔ e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqsuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

4. Nga dispozitat të cilat flasin për Qeverinë, vlenë të thuhet se është mungesë e Kushtetutes fakti se për zgjedhjen e Qeverisë së re, negociatat koalicioniste mund të zgjasin ndoshta edhe një vit. Ajo që është me rëndësi ose me dobësi të veçantë është neni 96. Pika 2 flet se numri i anëtarëve të Qeveris, pra numri i resorëve, i ministrive përcaktohet me aktin e brendëshëm të Qeveris. Kjo don të thot se Qeveria mund të përbëhet nga 2 antar por edhe nga 32 anëtar. Nuk jam i sigurt se a ka ndokush të drejtë të përcjellë shpenzimet e Qeverisë apo jo.

Komparimi nga një herë nuk është i preferuar por nga një herë është i pashmangëshëm

Një nga një

Në faqen 6, pra para fillimit të dispozitave, Kushtetuta flet në emër të popullit - ne, populli i Kosoves…...Iu lutem, Komisioni e përgaditi tekstin e Kushtetutes, ia përcjelli Presidentit e ai Kuvendit etj. Kjo rrugë zgjati dy ditë dhe Kushtetuta u miratu. Ndaj, shtrohet pyetja, jo se a është konsultu populli por a është informuar fare para miratimit të Kushtetutes. Jo, jo unë mendoi se as përfaqësuesit e popullit nuk kanë  patur myhlet me e lexu apo studju tekstin. Prandaj mendoj se kan vendos vetëm se është deshtë të vendoset pavarsisht se në pyetje ka qenë akti themelor i shtetit. Me çfarë të drejte pra, dikush, mund të klithë se Kushtetuta është vullnet i popullit. Me qenë e keqja më e madhe, sa më ofrojnë mundësit, e përcjelli zhvillimin e funkcionimit ose mosfunkcionimit të shtetit të Kosoves. Përjetoj frostrime, ndoshta për fat të keq se jetoi në një shtet si që janë SHBA-të. Do doja të di se në çfarë forme, përfaqësuesit në Kosovë, komunikojnë ose a komunikojnë fare me popullin. Më duket se, në Kuvend, përfaqsuesit shprehen në bazë mendimeve personale duke mos hulumtuar fare mendimin e qytetarëve. Jam mësu keq këtu në SHBA. Çdo shtet ka nga dy senator ndërsa numri i anëtarve të Kongresit përcaktohet në bazë të numrit të popullates. Shkurtazi, sejcili nga përfaqsuesit, në mënyrë përmanente, është në kkontakt me popull. Për çdo muaj, përveq tjerash, edhe përmes rrjetit elektronik më informojnë për punen e tyre për muajin e kaluar dhe programin për muajn në ardhje dhe ftojnë për sygjerime etj. Në anën tjetër, për çdo dy muaj, levizin në teren. E informojn popullin se cilen ditë në cilin qytet do të ndodhen dhe e ftojn popullin për diskutim. Miku i im, Senatori Chris Murphy, në takimin e fundit më tha se ka levizë në këmb nga 20 mila në ditë, duke e kontaktuar popullin edhe në rrugë. Më shkoj mendja dhe e pyeta për meditje, qeshi dhe tha se nuk egziston meditja. Në anën tjetër, anëtarja e Kongresit e ka nga një zyre në sejcillin qytet që gjindet në teritorin e saj dhe e informon popullin se cilen ditë ku do të gjindet. Me fjalë tjera, përfaqësuesit e popullit, vazhdimisht, janë me popullin. Në se Kosova betohet në Amerikë, kishte me qenë mirë që edhe të mëson diçka.

Përcaktimi i sistemit

Kompetencat tëcilat Kushtetuta ia nep Presidentit krijojnë konfuzion. Format e sistemeve - parlamentare, presidenciale e tj. Janë të definuara. Në sistemet parlamentare, ku bënë pjesë Kosova, presidentin e zgjedhë Kuvendi. OKB me të drejtë poziten e Presidentit e quan pozitë ceremoniale nga se nuk është i autorizuar të vepron në emër të popullit. Madje, edhe në shtetet me sistem presidencial, ku Presidentin e zgjedhë populli drejtpërdrejt, Presidenti e udhëheq ekzekutivin dhe i ka të drejtat e limituara të vepron në emër të popullit.

Dy fjalë rreth Kuvendit

Thuaja se në mënyrë taksative, me dispozitat e Kushtetutes janë të numruara edhe kompetencat e Kuvendit. Nuk pretendoi për donjë analizë gjithpërfshirse por do ndalem në nenin 65 pika 2  të cilin po e citoi: vendos të ndryshojë Kushtgetuten me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat e të gjith deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqsuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Bazuar në këtë dispozitë, pretendimin eventual të Kuvendit, për ndryshimin e Kushtetutes, shum thjesht e bllokojn përfaqësuesit e asaj listës së famshme serbe. Nuk besoj se, në shtetet moderne, gjindet edhe një Kushtetutë, ndryshimin e të ciles mund t’a bllokoj nji minoritet  miniaturesk. NO COMMENT.

Për Qeverinë

Kam shkruar edhe më parë se Qeveria e Kosoves, e zenë vendin e parë, është kampione në mesin e qeverive jo vetëm në Europë. Numri i ministrive, në qeveritë e Europes perendimore, sjellet nga 12 deri diku 16 ministri. A nuk është qesharak numri në Qeverin e Kosoves. I bëra 30 vite në SHBA. Qeveria e këti shteti, vazhdimisht numron 15 ministri, ose Departamente siqë quhen këtu. Numrin e departamenteve nuk mund t’a ngrit askush pos dhomave të përfaqsuesve. Shpenzimet e sejcilit departamen - të ardhurat vjetore të personelit dhe shpenzimet tjera vjetore përcaktohen për çdo vit, nga dhomat përfaqësuese, me rastin e aprovimit dhe përcaktimit të buxhetit vjetor. Sa për kuriozitet, të ardhurat e Presidentit në ardhje i cakton Presidenti në largim. Vite më parë, në Kosovë, ndodhi ngritja apo loja me të ardhurat mujore të personelit të Qeverisë dhe hiqësha keq duke u përpjekë me i llogarit në proporcion me nivelin e të ardhurave minimale apo mesatare në Kosovë. Nuk ka asgjë më normale dhe objektive që Kuvendi, përveqë tjerash, të mbikëqyrë Qeverin edhe në këto aspekte. Kur e thëm këtë më shkon mendja se në çfarë forma dhe masa, Kuvendi e mbikëqyrë edhe vetveten.

Ishin këto vetëm disa nga Kushtetuta e Kosoves e cila jo që e meriton por ka nevojë për një meremetim të gjithanëshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat