Koalicioni Mustafa - Kurti, apo “Koalicioni i (pa)shpresës”, në ski apo në mina si qeveri e minorancës!

Opinione

Koalicioni Mustafa - Kurti, apo “Koalicioni i (pa)shpresës”, në ski apo në mina si qeveri e minorancës!

Nga: Hisen Berisha Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:12
Hisen Berisha

Në regjime dhe pushtetet që qeverisen nga njerëz që rritën në ateizëm, në frikë dhe pabesi, ata në vend se mu përqendrua në përmbajtjen me shumë kujdes i kushtojnë fasadës dhe formës.

Krejt kjo parë në kontekst të negocimit të karrigeve të pushtetit apo me gjuhen gazetareske kulaçit të pushtetit, po reflekton pandershmëria e të dy palëve negociuese me të njëjtin kuantitet kushtëzimesh të pandershme si para , gjatë apo pas zgjedhjeve. Ketë pandershmëri duhet parë përmes qëndrimeve dhe mos konsistencës pikërisht në këto tema që i kanë kthyer në kauzë mbi të cilën e kanë kërkuar dhe mare votën nga qytetarët për të dalë parti e parë përkatësisht e dytë pas zgjedhjeve.

Një deklaratë e cila ka krijuar një shpresë së për herë të parë do të kemi institucione të konstituuara në afat rekord, u deklarua se: “e kemi arrite harmonizimin 100% të programit qeverisës, kurse çështja e ndarjes së ministrive e pozitave do të arrihet brenda disa orëve”!

Çfarë kemi në fakt? Nëse janë analizuar objektivat programore ata vetvetiu qojnë edhe në identifikimin e pozitave udhëheqëse qeverisëse për secilin partner në koalicion, sipas kriterit të objektivave programorë rreth të cilëve pajtohen partneret e koalicionit të drejtohet po nga partia/personaliteti, objektivi programor i secilës miratohet dhe e fuzionon ose përjashton objektivin e partisë partnere. Atëherë fakti se ndarja e pozitave po e qon në vonesën maratonike krijimin e institucioneve përkundër propozimit për tejkalimin e kësaj situate për punë orësh, por tregohen se këta kanë gënjyer, se nuk i kanë trajtuar fare çështjet programore dhe se nuk kanë bërë kurrfarë harmonizimi, aq më pak 100%.

Diskrepanca në qëndrimet e tyre rreth çështjeve programore e që shkon përtej djathtizmit e majtizmit përkatës ekstrem, në tema të ndryshme si p.sh. ti marrim selektivisht disa nga këto tema më të ndjeshme në kontekst të sovranitetit politik dhe integritetit territorial si: çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe apo në zhargonin e LVV “Zajednica”, për kundërshtimin e secilës është përdorë edhe Molotovi dhe tendenca e kallajes së institucioneve dhe atyre që rrinë brenda tyre.

Ky kundërshtim ka edhe një të vrarë, të ndjerin Astrit Dehari. Po ashtu, LVV njihet edhe si subjekt e lëvizje qytetare që ka kundërshtuar edhe Gjykatën e Hagës gjegjësisht dhomat speciale hetimore me seli në Hagë, ndaj të cilave kur është votuar dihet se LDK ka qenë Pro! Çfarë qëndrimi programor do të mbaj tani?

Çfarë përfundimi mund të nxjerrim?

Megalomania e LVV tërë ditën trumbeton harmonizimin 100% të programit qeverisës, tani shtrohet pyetja se kush i ka ndryshuar tezat?

A kalon “Zajednicë” apo nuk kalon? Po ashtu edhe hienizmi i LDK duhet të tregojnë a kanë ndryshuar qëndrim rreth dhomave speciale dhe për gjykatën speciale që do të formohet e miratohet në vazhdim. A do të votoj pra për vazhdimin e mandatit të tyre apo do të votoj kundër?!

Tjetër situate specifike që e preke (pa) ndershmërinë e këtyre paritve është edhe se a do te ketë ministra nga lista “serbska” ngase ka premtuar vija te kuqe edhe ndaj tyre!

Nëse LVV heq vijat e kuqe me listën serbska, atëherë pse duhet të qëndrojnë më kundrejt partive të dala nga UCK-ja? Ku është morali këtu?!

Por, një është e analizuar ndjeshëm se tendenca e këtij izolimi të subjekteve fituese të komuniteti serb në Kosovë përmes vijave të kuq, në qeverisje të garantuara me kushtetutën e Kosovës, do ti shtyj të realizojnë ambiciet e tyre deri tani të pa arsyetueshme, për të gjet mbështetje pikërisht në këto vija të vëna nga LVV dhe të shpallin autonominë e komunave që përbejnë asociacionin dhe ato me shumice serbe që dot e kenë status special siç e kanë dhe objektet fetare atë të eksterritorialitetit, pasi që qeveritë tona nuk kanë menduar asnjëherë ti shpallin ligjërisht prona të shtetit të Kosovës.

Pra nëse i analizojmë shumë aspekte të qëndrimeve të tyre dhe jokonsistenca në raport me përmbajtjen e tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, tregon se kemi të bëjmë me subjekt jo të qëndrueshëm politikisht dhe jo të gatshëm të marrin përgjegjësi për temat e ndjeshme si për ato që do të përmirësonin jetën e qytetarëve në fusha si arsimi, shëndetësia, planifikimi hapësinorë, etj. po ashtu edhe në tema me implikim ndërkombëtarë si taksa 100%, Lufta kundër korrupsionit; Vazhdimi i menjëhershëm i bisedimeve me Serbinë; Arritja e marrëveshjes më së largu deri në muajin Prill; Vazhdimi i mandatit të EULEX; Vazhdimi i mandatit të dhomave speciale për hetime të KL; Miratimi dhe formimi i Gjykatës për krime lufte; Arrestimi i pjesëtarëve të UÇK që ju ngritën padi për KL; Lufta kundër korrupsionit, arrestimi i të dyshuarve për korrupsion, konfiskimi i pasurive të pa ligjshme, sundimi i ligjit; Përmbyllja e kontesteve të hapura në raporte ndërkombëtare, si: Implementimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Implementimi i të gjitha marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel, marrëveshjet e demarkimit me Malin e zi, etj.

Pra këto janë çështje që i nxjerrin lakuriq partnerët e koalicionit në tentative, se nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësi për tema të tilla të rënda dhe në të cilat nuk kanë as kredi morale , as luftarake dhe as ligjore po rezulton! Deri me tani kanë luajtur me emocionet e qytetarëve me deficit dijesh. Kalkulimet e fundit më shkëmbimin e letrave, me nga një zemër të kuqe e tejshkuar nga shigjeta e tradhtisë e pandershmërisë, në mes liderëve të partive partnere, është një tregues së këta do të gjenerojnë vetëm kriza edhe nëse vendos profesori, që të qeverisin, shkak do jetë edhe malverzimi me postin e kryepalamentarit dhe presidentit të vendit, e së fundmi shkelja edhe mbi një element të kauzës për të cilën u votuan, si numri i ministrive, që po shkon drejt atij të propozuar në Ligjin Haradinaj mbi qeverinë me 15 dikastere.

Komoditeti i personaliteteve që gjoja po negociojnë pas nënshkrimit të pozitave të tyre si deputet në parlamentin e Kosovës vije pikërisht nga fakt se tani ju ecin pagat mujore të majme si dhe mëditjet, ndaj edhe loja me negociata është një zeje e përfitimit të pamerituar nga taxat e qytetarëve të punësuar të të gjitha kategorive. E tërë kjo futje e Kosovës në rreth vicioz të krizës është shkak i tejkalimit të zgjidhjeve kushtetuese dhe formulave për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve që i ofron kushtetuta, sado që ka zbrazëtira të cilat mund të interpretohen nga gjykata përkatëse. Ajo që mund të konstatohet po ashtu është se në këtë koalicion është LDK ajo që s’ka përfituar asgjë nga vota e fituar. Si fitues mund të llogariten vetëm LVV dhe Alternativa e Mimoza Kusarit. Përfitues mund te konsiderohet edhe PDK nëse i faturohet dhënia e presidentit të vendit të cilin e mban Hashim Thaçi. Një tjetër element spekulativ dhe element i pandershmërisë është edhe tendenca për të katapultuar qytetarë shqiptarë nga trevat e shqiptarëve nen vende tjera fqinje si Maqedoni e nga lugina që janë brenda kufijve të Serbisë. Ku qëndron pandershmëria në këtë element?! Pikërisht në faktin se këta rrinë në institucionet e Kosovës por famlljaret dhe ta afërmit e tyre rriten e bëjnë jetë serbisht. Prandaj ky version i bashkimit kombetare nuk mund të gjëj mbështetje. Për mua i ndjeshëm është problemi i shqiptarëve të sanxhakut dhe atyre në Serbi në Luginë e gjetiu nën Serbi. Personalisht, jam përkushtuar në tërë angazhimin tim per lirinë e Kosovës shtet i pavarur, kurse jam për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve aty ku jetojnë në trevat e tyre e jo të luhet me shkëmbi, duke mos e humbur kurrë synimin për bashkim kombëtare por përmes një konfederate shqiptarësh apo nën Monarki dhe Mbertin si garantues i uniteti kombëtar dhe shtetëror.

Pra këto e tema tjera janë ato "kareme" përmes të cilave po shfaqet jo konsistenca e Albin Kurtit dhe kjo do të faturohet si meritë e Isa Mustafës akademikut të ekonomisë dhe politikës, i cili po zhvishet nga retorika e tij patriotike, por falso e popullsitë deri në hipokrizi.

E kjo do ti jep mundësinë z. Mustafa që të thirret ne shpëtimin e Kosovës nga qeverisja Kurti.

Por nëse kthehemi në retrospektivë, pritjet kanë qenë të vij një lider me i "rebeluar", një figurë e tillë që përkundër mospajtimeve, do i bashkon rininë, dhe ngjallë shpresën për ndryshim. Por, me kohë figura e Albinit, që u supozua shpresa e ndryshimit radikal, për shkak të vonesave në krijimin e institucioneve dhe mos konsistenca në qëndrimet parimore mbi të cilat e ndërtoi kauzën, u zbeh.

Tani edhe po të bëhen këto institucione më nuk do të jetë qeverisje Kurti dhe VV, sepse

pritjet ishin aq të mëdha sa kthimi serishëm në trend është i pa mundur. Zhvillimet ekstreme në Kosovë e në raport me Serbin, do të

kishin edhe mbështetjen e partnerëve strategjik ndërkombëtarë dhe nga politika e Presidentit Trump.

Por, e humbi momentumin historik. Më nuk kthehet, se vëmendja është përqendruar në Lindje, siç pritet edhe shpërqendrim i forcës botërore.

Ramush Haradinaj e kishte lexuar situatën ndaj nuk e pranoj këtë politikë me këto kushte, ndaj u tërhoq. Sot, po i kushton me padi çmendurake të atij që nuk i peshon as moralisht as juridikisht dicka e tille, ashtu sikur paditë ndaj babait të tij, tani ndaj Ramushit, gazetën Bild, etj. Amoralitetin nuk e përmbajti as në respekt të ditës kur e bëri padinë, kur po shënohej 21 vjetori i masakrës së Reçakut.

Por, profil politik të tillë s’ka pas në këto tre dekada me karrierë, siç ishte Albini i cili erdhi jo vetëm me dhe për politikën por edhe me shpresën.

Por, me vonesat në emër të negocimit për pozitat e pushtetit, duke harrua se element i kauzës së tij ishte "më shumë shtet", e humbi edhe shpresën, e vrau atë! Një rast i tillë në procese politike nuk përsëritet.

Tani duhet pritje dhe konsolidim i pushtetit politik të SHBA. Ata do ti qetësojnë raportet në rajon e në lindjen e mesme në mandatin e dytë të Trump apo fitues tjetër por momentumi politik për ndryshimin radikal në vend, nuk përsëritet.

Në momente historike nuk ka parti, por nevojitet njeriu i duhur i cili duhet përkrah. Ndaj vizioni i tij për ndryshimin dhe karriera e tij ishte pritje për politika ndryshe.

Në këtë rast ka humbë Kosova jo Albini, se të tillë nxjerrë skena politike prapë.

Karriera e Albinit përfundoj nga një karriere për kauzë në një karrierë për karrige.

Ndaj përkundër zhveshjes që do i bëj akademiku i Ai-KIDO politikës, Profesori Isa Mustafa do ta bëj Kryeministër z. Kurti të një Qeverie të minorancës, e cila do të gjeneroj krizë deri në zgjedhje të përsëritura krize.

Është koha e fundit që shoqëria civile dhe ata që u sakrifikuan në themelet e këtij shteti, liria e të cilit i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve, të vihen në mbrojtje të vlerave të lirisë, të demokracisë dhe të ardhmes së tyre dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat