Ku janë politikanët, intelektualët, shoqëria civile dhe gazetarët e Kosovës?!

Opinione

Ku janë politikanët, intelektualët, shoqëria civile dhe gazetarët e Kosovës?!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 18 janar 2020 Në ora: 08:53
Skënder Sadri Kapiti

Kryeministri Haradinaj është paditur nga E.Rama, nga Kryeministri i Shqipërisë për shpifje, sikur Haradinaj paska shpifur kundër tij si përkrahës i idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndarjen e Kosovës. Por pse nuk reagojnë as politika, as intelektualët dhe as shoqëria civile kur Kryeministri i Shqipërisë me arrogancë dhe në sjellje krejtësisht provokative dhe me fyerje te rënda kundër të gjithë atyre të cilët kundërshtuan Hashim Thaçin dhe planin për marrëveshjen me Serbinë në dëm të Sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës, kur kundër kësaj marrëveshje apo projektideje janë shqiptarët e Kosovës, si dhe të gjithë shqiptarët dhe kombi shqiptar ?!

Ku janë politikanët, intelektualët, shoqëria civile dhe gazetarët e Kosovës?! Pse nuk reagojnë dhe nuk e padisin E.Ramë të paktën për këtë fyerje të tij, dhe pse si atë ashtu edhe Mogherinin nuk i shpallin persona non grata në Kosovë.

Dhe përse parlamenti i Kosovës nuk fillon procedurat për shkarkimin e Presidentt Thaçi pasi ai ka shkelur Kushtetutën?

A mos duhet që Edi Rama të padisë të gjithë shqiptarët të cilët janë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit?! Dhe a mos duhet që ai të padise edhe ata politikanë e shtetarë të lartë europinë dhe të BE-së që janë edhe ata kundër shkëmbimit të territoreve?!

Kryeminisi Shqipërisë do të kishte qenë e mira dhe e duhura për të sikur ai dhe qeveria e tij t’i bënin padi Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiç të cilët jo vetëm se nuk e njohin genocidin por edhe provokojnë dhe e mohojnë genocidin serb ndaj shqiptarëve.

Kjo padi e tij kundër kryeministrit Haradinaj është shumë djallëzore, pasi ajo ka si objektiv edhe atë se: pas dështimeve të Beogradit me akuzat dhe shpifjet e tyre për krime të supozuara te luftës, ku Ramushi doli i pastër dhe e mbrojti heroikisht edhe pastërtinë e luftës së drejtë e të lavdishme të UÇK-së dy herë në Hagë, dhe tani vjen një akuzë por kësaj radhe jo nga serbët e as nga Ponte e as nga Dik Marti, por vjen nga kryeministri i shtetit amë, nga Shqipëria, me një akuzë për “shpifje”, ku vetëm shpifje nuk është ajo të cilën e ka demaskuar dhe kundërshtuar populli i Kosovës dhe kryeministri i saj z.Haradinaj, kundërshtimin e copëtimit e të ndarjes së Kosovës e cila de fakto po të realizohej ishte me pasoja shkatërrimtare për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat