Kronikë në dru

Opinione

Kronikë në dru

Nga: Muhamed Halili Më: 18 janar 2020 Në ora: 09:31
Muhamed Halili

  -Na Francën dhe Kanadanë dhe më jep Luksemburgun.

-Jo, more! E dashke Luksemburgun!

-Po deshe

Në qoftë se më jep Abisininë për dy Polonira po shohim e bëjmë

-Abisininë s’ta jap. Merr Francën dhe Kanadanë.

-Jo. Atëherë ma kthe Indinë, që ta dhashë dje për Venedikun.

-Indinë? Na, merre! Ç’ më duhet India? Të them të drejtën unë mbrëmë u pendova.

-Mos u pendove dhe për Turqinë

-Turqinë e shita, se do të ta kisha kthyer

-Mirë atëherë as unë s’ta jap Gjermaninë që të ta bëjë katër copa dhe ty s’ta jap.

-O, m’u bë vonë mua për Gjermaninë!

Ne kishim një orë që po grindeshim dhe po bënim ca poste mu në mes të rrugës

Ishim në zënkë e sipër dhe ma tha me të qeshur:

E, po bëni rindarjen e botës? (I. Kadare-Kronikë në Gur)

 

Më kot presidenti francez Emanuel Makron e dekoroi Kadarenë me titutllin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” sepse politikanët e Kosovës atë nuk e lexojnë. Në veçanti enveristët që tre dekada në ndeja dhe biseda të përditëshme kudo nëpër botë parreshtur e sulmojnë dhe bëjnë llojë llojë shpifjesh që ai të mos ngritet në piedetslin më të madh botëror në letërsi, atje ku e ka edhe vendin. Një i vetëshpallur  “patriot” dhe shumë të tillë hadi bilmeza këto ditë  tentuan ta vë në peshojë patriotizmin e Kadaresë duke e akuzuar Macron se i bëri sherr Shqipërisë me blokimin për në BE që në ndërkohë ta dekorojë “francezin e tij”. E, harruan ata se “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” si katapult në orbitën letrare botërore, së pari u botua shqip e pastaj në frëngjisht dhe 33 gjuhë tjera.

Por, Kadaren dhe “Kronikën në gur” të tij duhet këto ditë ta lexojnë e rilexojnë Isa Mustafa dhe Albin Kurti. Kjo: ma jepni Isën ta jap Konjufcën, merr  ministrinë e jashtme dhe ktheje ate të brendëshme , mi jep  tre ministri merre presidentin nuk është në përputhje me deklarimin e Kurtit se “nuk duam të qeverisim për të pasur pushtet por për të bërë shtet” është larg deklarimit të tij. Për Isën mos të flasim shumë: ai është i rrethuar me hiena politikë dhe është në zor. LDK ka shumë liderë dhe ende nuk dihet cili është i vërteti. Albini duhet të merr guximin të qeverisë madje sikur Isës t’ia jep 8 ministri, sepse kosovarët këtë e presin prej tij. Të dëshmojë se din të udhëheq shtet e jo të ndaj pushtet! Të dytë një ditë sa më shpejt duhet të dalin në stacionet e autobusëve anembanë  Kosovës herët në mengjez dhe t’i shohin të rinjtë e tyre të cilët përkundër izolimit që ua ka imponuar Evropa ikin në vende të huaja për të mos u kthyer më.

Kam shkruar edhe një herë tjetër: Kosova nuk është Belgjikë. E kam përmendur Belgjikën  si vend-sinonim i bisedimeve të stërgjata për të bërë qeveri pas zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare. Derisa për botën kjo është pak e pakapshme, pak si e tepruar, politikanët belg këtë e quajnë normale dhe në kornizat e zhvillimeve demokratike. Belgjika prej se e ka shpallur pavarësine e saj në vitin 1830 ka bërë 6 reforma institucionale, me polemika ndërpartiake, me fërkime politike, me parashikime se do të shkatrohet por deri më tani ka mbetur e bashkuar. Më gjithë këtë përshtypje nga jashtë se i ka ardhur fundi ajo dy dekada është ndër 10 vendet e para në botë me zhvillim ekonomik, me arsim e shëndetsi të standardeve të larta, me harmoni ndëretnike e ndërfetare ( gati në çdo qytet prej 15-18% janë popullësi  e ardhur muslimane!) . Natyrisht edhe atje krejt nuk është parajsë dhe ka edhe probleme që ata i tejkalojnë me vështirësi.

Në legjislacionin e vitit 2010 u deshën të kalojnë plot 541 ditë që partitë fituese nga zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të bëjnë qeveri. Belgjika nuk është Kosovë dhe as Kosova është Belgjikë. Ajo është federatë e dy kombeve(flamanë dhe valonë), tre gjuhëve (frëngjisht, hollandisht, gjermanisht, dy regjioneve gjeografike (Flandri, Valoni), gjashtë parlamenteve, pesë qeverive , tetë partive politike fituese në gara etnike, etj. etj. Dhe përsëri bëjnë qeveri, edhe pse me vonesë. Mosbërja një kohë të gjatë e qeverive nuk e prish rehatinë e askujt sepse shteti funksionon në mënyrë të përkryer: federata e ka në dorë minimumin e funkcioneve të përbashkëta (buxhet, mbrojtje, punë të jashtme). Me  ndryshimet e fundit institucionale decentralizimi ka shkuar në paskajshmëri sepse çdo regjion është përgjegjës për fatin e vegtë ekonomik, kulturor, social, shëndetsor. Kosova as 1% nuk  është Belgjikë, e as që mund të jetë: shtet që ende nuk e ka rrumbullaksuar sovranitetin  e plotë.

Belgët të gjitha këto  dallime politike dijnë ti tejkalojnë në mënyrë demokratike, me dijalog. Belgët janë të njohur me fjalor të pasur politik me rastin e fillimit të bisedimeve për krijimin e qeverisë dhe ato bëhen nën dirigjimin e autoritetit të mbretit. Kështu  në shtyp mund të lexoni se mbreti ka caktuar “informator” ose “negociator” ose “lehtësues” ose “ndërmjetsues” ose “formator”  krejt këto në funksion të lehtësimit të dijalogut midis partive politike fituese në zgjedhje. Dhe krejt këta janë autoritete politike, të pakorruptuarë, pa fije njolle. Mbreti dirigjon dialogun politik derisa nuk arrihet pajtueshmëri  e plotë për krijimin e qeverisë.Skena politike belge dhe ajo kosovare kanë një gjë të përbashkët: nuk ka parti politike që fiton shumicën e votave të elektorati, por ka parti fituese njëra më tepër dhe tjerat më pak vota.  

Vullneti i popullit të Kosovës duhet të jetë  50+1 e  100% të  votuesve që Albini nuk e ka dhe nuk mund ta bëjë, por ka 33% të zgjedhësve të LVV-së  dhe ajo që është 67% është vullneti i bashkuar politik i popullit të Kosovës, përfshi këtu edhe komunitetet.

Kosova nuk është Belgjikë sepse ajo nuk ka një  auoritet-një mbret të dirigjojë me dialogun politik por parti të coptuara me ligjitimitet të ndarë politik sipas rezultatit të zgjedhjeve dhe çdo zgjedhje të reja do të japin rezultate identike. Por Kosova e ka Ambasadorin William Walker të cilin duhet ta dëgjojë.

Me sjelljet e tyre Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk duhet ta ndihmojnë aktivitetin e Vuçiq dhe Daçiq për ç’ njohjen e Kosovës. Albin, lere mos shkruaj letra sepse nuk jemi në kohën e letrave të Hasan Agës, por në kohën e facebook-ut, tweeter-it, instagramit etj. por uluni kokë më kokë dhe bëni shtet e harrojeni pushtetin! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat