A po e keqpërdorim “Rugovizmin”?

Opinione

A po e keqpërdorim “Rugovizmin”?

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 19 janar 2020 Në ora: 17:46
Ibrahim Rugova

Teoria filozofike e Dr. Ibrahim Rugovës, ishte dhe ka mbetur vlera më kulminante e zhvillimit të shoqërisë kosovare, për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Doktor Ibrahim Rugova me politikën e tij të urtë të mençur dhe paqësore, arriti t'i bashkojë shqiptarët jo vetëm në Kosovës por gjithandej ku jetojnë në botë.

Figura e tij e një intelektuali karizmatik, një letrari dhe studiusi i përmasave të gjëra, u mëshirua edhe në lëvizjen gjithëpopullore të shqiptarëve të Kosovës, për liri, demokraci dhe pavarësi.

Kjo filozofi ia hapi dyert gjithëandej botës shtetit të Kosovës, duke krijuar miq në shumicën e shteteve demokratike, e posaqërisht, Rugova e vuri gurin e parë themeltar në ndërtimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filozofia e Dr. Ibrahim Rugovës kishte karakter human, njerëzor, intelektual, paqësor, e ndërtuar në besimin dhe në vlerat e demokracive të zhvilluara.

Përmasat e veprës së tij dhe filozofisë politike, janë të ngjashme me Nelson Mandelën.

Filozofia Rugoviste buron nga tradita, etika, jeta shpirtërore, nga kultura dhe nga besa shqiptare si vlerë nacionale.

Kjo është filozofia e veprimtarisë të Dr. Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova në ditët më të vështira kur posa lindi shteti i Kosovës, arriti t'i bashkojë figurat politike, intelektuale, shkencore dhe akademike rreth bërthamës të Lidhjes Demokratike, ai gjithmonë i përkrahu njerëzit që ndihmuan proceset politike, demokracin në Kosovë, përafrimin e skenës politike për ti çuar përpara proceset në ndërtimin e institutcioneve të reja legjitime të dala nga vota e popullit në ndërtimin e shtetit.

Shtrohet pytja: Si do të vepronte Ibrahim Rugova sot?

A do të lejonte ai që edhe pas 3 muajve të zgjedhjeve nacionale të bllokohen proceset politike në konstituimin e institutcioneve të shtetit?

-Të thirrësh në Rugovizëm sa here që dikujt i nevojitet për interesa partiake-klanore, e të punosh në kundërshtim me parimet Rugoviste, është jo e sinqertë false dhe demagogjike.

Filozofia apo Rugovizmi, është platformë politike dhe kombëtare e cila si në aspektin shkencor njëashtu edhe në atë politikë, i ka dhënë frytet e veta në lirinë, demokracinë dhe Pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Politika e mençur dhe e bekuar e Ibrahim Rugovës, i ka sjellë shtetit të Kosovës vetëm të mira.

Rugovën dhe filozofinë e tij politike, e çmuan dhe e përkrahën shumë liderë botëror, Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, dhe disa herë e shpërblyen me mirënjohje më të ndryshme si njeri i paqes dhe model se si ndërtohet një shoqëri demokratike me vlera të mirëfillta humane, njerëzore dhe internacionaliste.

Filozofin e Ibrahim Rugovës gjatë karierës së tij politike, gjithmonë e përcolli mënyra e të menduarit, etika e tij e një personaliteti të intelektualit të përmasave botërore.

Andaj ata që thirren në filozofin Rugoviste dhe vlerat e saj, së paku duhet t'i përafrojnë mendimet, sjelljet dhe veprimet e tyre politike të cilat i ka ndërtuar lideri historik i shqiptarëve të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij në ditët më të vështira të shqiptarëve të Kosovës.

Kjo është filozofia Rugoviste, e jo përçarjet dhe bllokadat e shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat