Projekti austro-gjerman për hekurudhën evropiane dhe kundërshtimi i shqiptarëve përmes manipulimit nga Serbia!

Opinione

Projekti austro-gjerman për hekurudhën evropiane dhe kundërshtimi i shqiptarëve përmes manipulimit nga Serbia!

Nga: Sami ARIFI Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:50
Sami Arifi

Serbët e Kosovës të dirigjuar përmes Serbisë bën që forcat kryengritëse shqiptare në Ferizaj nga 5-23 korrik të vitit 1908, t’i këthejnë në anënë refuzuese, si thuhej kundër ndërhyrjes gjermane, pra, propaganda e shqiptarëve nga radhët e myslimanëve fanatikë kishte rënë në një pikë që të bashkohej me atë të xhonturqve dhe të serbëve, ndonse ato ishin tejet kundërshtuese dhe shpërputhëse me njëra-tjertën për nga synimet dhe qëllimet.

Për ta modernizuar ekonomikisht dhe financiarisht Perandorinë Osmane sipas modelit gjerman, ishin përpjekje të mëdha nga dy palët, nga qeveria osmanët dhe gjermanët, gjë që nxirrte në pah përpjekjet për shtet të organizuar perëndimor që do të qeverisej me despotizëm lindor, prandaj kështu do të lejoheshin linjat e reja hekurudhore që lidhnin Ballkanin me perëndimin, Hekurudha Bosnje-Kosovë-Selanik, që ishte si pyka në lis për mbajtjen e ndarjes në mes Serbisë nga Mali i Zi, si dhe lidhjen me atë të Orientit deri në Bagdad. Kështuqë sa i përket çështjes së hekurudhës, gjatë pesë vjetëve të fundit Sulltan Hamiti kishte pasur dy takime miqësore me kajzerin gjerman Villhelm II, me ç’rast do të lidhë disa marrëveshje afatgjata tregtare dhe ekonomike, me të cilat do t’u hapet rruga investimeve ekonomike gjermane në Lindje, sidomos kapitalit të saj, që i shtohej edhe marrëveshja rreth mobilizimit të armatës osmane prej më shumë se katër vjetësh. Që kishte marrë përsipër Gjermania koncesionet e hekurudhës së Bagdadit, me këtë Gjermania kthehej në aleat kryesor për Perandorisë Osmane, që kjo u bënte krejt mbi bazat e modernizimit të shtetit perandorak.

Këto koncesione që Perandoria Osmane do t’i jap Vjenës dhe Berlinit për hekurudhën, por që me një shqetsim të madh i priten vendet ballkanike, veçmas Serbia, ku Beogradi bëri depërtime të njëanshme me Rusinë, e më vonë edhe me Italinë, që Austro-Hungaria mos të lidhë vijën Sarajevë-Pazar i Ri-Kosovë-Shkup dhe Selanik, që lidhte vilajetet shqiptare, meqë sipas saj, ajo çrregullonte balancat rajonale e më gjerë, ndërkohë që ndihmonte “okupimin paqësor të Kosovës” dhe “lidhjen e saj tokësore me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me të edhe me Europën gjermane”, prandaj serbët e Kosovës të dirigjuar përmes Serbisë, forcat kryengritëse shqiptare në Ferizaj nga 5-23 korrik të vitit 1908, ishin të këthyera në anënë refuzuese, si thuhej kundër ndërhyrjes gjermane, pra, propaganda e shqiptarëve nga radhët e myslimanëve fanatikë kishte rënë në një pikë që të bashkohej me atë të xhonturqve dhe të serbëve, ndonse ato ishin tejet kundërshtuese dhe shpërputhëse me njëra-tjertën për nga synimet dhe qëllimet.

Në këto rrethana, e rëndësishme është hallka dhe zhurma, pa marrë parasysh se kush do të nxiste përfitimet, dhe kush do të digjte gishtat, shqiptarët fanatik kishin qëllim të mbronin Sulltanin, serbët donin pengimin e Austro-Hungarisë dhe të Gjermanisë dhe të bashkoheshin, që në ato rrethana revolta të orjentohej kah Vjena nën insistimin e serbëve lokal në Kosovë, të nxitur nga Serbia, për të penguar çështjen e hekurudhës, këtë e donin serbët. Serbia me këtë projekt e dinte se Austro-Hungaria në të ardhëmen nuk do të lejonte okupimin e Kosovës, prandaj me aleatët e saj e pengonin këtë projekt, duke i manipuluar edhe kryengritësit shqiptar, për t’i realizuar planet e saja ndaj territoreve shiptare, i cili aneksim i Kosovës nga Serbia ndodhi në vitin 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913.

Çështja e hekurudhës hapi njëherit çadrat e mëtejme midis vetë shqiptarëve, ku në njërën anë fryma e feudalëve dhe e klerit fanatik islamist nga radhët e parisë së vendit do të gjej mbështetje gjithnjë e më të madhe nga italianët dhe, ashtu do të mbështetet edhe nga serbët, grekët, ndërsa në tjetrën anë ajo reformatore, kryesisht intelektualët si dhe përfaqësues të borgjezisë së re, do të mbështetet nga Austro-Hungaria dhe Gjermania, por që nuk e kishin aspak të letë të bashkëpunonin me to, meqë Vjena dhe Berlini, në saje të propagandës sllavo-ortodokse rreth Bosnjës dhe Hercegovinës, gjithnjë e më shumë anatemoheshin nga paria dhe fryma e feudalëve dhe klerit islamik “si gllabrues të Perandorisë Osmane”. Pra, të gjtha zhvillimet që u shfaqen nga marrëveshja e Myrstegut e deri te Revolucioni Xhonturk i vitit 1908 që u përcaktuan si nga nevoja e brendshme dhe rrethanat e jashtme, ndikuan edhe në pozicionin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për t’iu nënshtruar atyre. Kërkesa për autonomin shqiptare si bërthamë e shtetit autonom shqiptar, përmes barazisë, kërkesë kjo që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, do të kthehet në program politik dhe do të jetë gjithëpopullore, kështu do të qëndroi një brez i tërë me pikëpamje radikale, që kryesisht ishin nga radhët e shtresës së mesme, mësues të shkollave turke, nëpunës të aparatit shtetëror, gazetarë dhe intelektual të rinj e të tjerë, po nuk mungonin edhe ushtarakët shqiptarë të pakënaqur me shfaqjen e çetave serbe, greke dhe atyre bullgare, që kishin filluaar ta fusnin vendin në një kaos dhe gjakderdhje të pandalshme, që shkonte në dëm të popullatës shqiptare, që morën nismën për krijimin e organizatave të fshehura, që njëherit merrte përsipër edhe luftën e armatosur me anën e çetave dhe komiteteve shqiptare. Modeli i çetave dhe komiteteve të përkrahura nga Rusia, nuk mungoi edhe nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria në pjesën e Vilajetit të Selanikut të banuar me shumicë sllavo-maqedonase që kishin për qëllim krijimin e kaosit, me çka detyronin ndërhyrjen ndërkombëtare që për pasojë do të kishte ndarjen e kësaj hapësire në tri pjesë, serbe, greke dhe bullgare, kështu do të përjashtoheshin shqiptarët dhe, të pamundësohej çfarëdo projekti për shtetin autonom shqiptar që, përmes manipulimit, nën dikimin e konfesionit ortodoks, që njëherit u pranua edhe nga një pjesë e shqiptarëve të Vilajetit të Manastirit. E vërteta është se projekti i hekurudhës austriake nëpër vilajetet shqiptare që njëherit paraqiste një pakt austriako-gjermano-osman, por që ishte edhe interes i shqiptarëve, i shërbeu shfaqjes së projekteve tjera për hekurudhat ballkanike, me anën e së cilës Fuqitë e Mëdha rivalizonin në mes vete në mënyrë që hapësira etnike shqiptare të humbëte rëndësinë që i parashihej nga kjo lidhje. Rusia pasi përfundojë luftën me Japoninë, dual me një projekt të ri për hekurudhën e Adriatikut, e cila nëpër Rumani lidhte Rusinë me Serbinë deri në Adriatik. Për këtë projekt Rusia mori dritën e gjelbërt ngas Anglia, por edhe nga Franca, meqë ato ishin të interesuara që në këtë mënyrë të pengonin depërtimin e më tejm të Austro-Hungarisë, Gjermanisë në gjithë Ballkanin dhe ndërlidhjen prej andaj me Lindjen e Mesme. Por Austro-Hungaria refuzoi çfardo ndërtimi të projektit të tillë rus për ndërtimin e hekurudhës, prandaj ajo (Austro-Hungaria) ju bëri të ditur se, në përputhje me pikën 23 të Kongresit të Belinit, Malit të Zi mund t’i lejohej një hekurudhë që mund të shkonte nga Tivari në Shkodër apo ndonjë pikë tjetër në drejtim të Shqipërisë dhe asesi në Veri për në Serbi. Pasi që Anglia pushtojë Egjiptin dhe pozita e saj u dobësua në perandorinë Osmane, u heqë dorë nga rivaliteti i i hekurudhave në Ballkan, pra, në dobi të ruajtjes së status quos nga frika se ajo mund të shpiente te një afrim edhe më i madh midis Vjenës, Berlinit dhe Perandorisë Osmane, në këtë mënyrë Londra iu kthye pakos së reformave në Maqedoni, duke u përpjekur që të tërheqë pas edhe Rusinë. Rusia në ato rrethana ndodhej në kërkim të ekujlibrit me të cilën ajo do të ballanconte interesat e veta me të tjerë, krahas interesimit për planet britanike për rikthimin kah reformat në Maqedoni, që nuk heqi dorë nga mbështetja e disa peticioneve austro-hungareze në Ballkan, siç ishte aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës, por me kushtin që asaj t’i zgjidhet çështja e ngushticave detare ku kishte interesa të mëdha për Bosforin dhe Dardanelet. Kryengritjet e përmasave më të vogla kundër ndërtimit të hekurudhës që do të lidhte Bosnjën e Kosovën me Selanikun kishte filluar qysh në mesin e prillit të vitit 1908 në Mitrovicë, në pjesën e feudeve të Isa Boletinit, për tu zgjeruar edhe në pjesët tjera, duke përfshir kështu edhe qendrat e vjetra të Vilajetit në mënyrë që përqëndrimi të bëhet në Ferizaj, pasi që do të jetë hapur lajmi që porta e Lartë kishte ndërmend tu shiste tokat rreth Ferizajt për ndërtimin e bazave ushtarake, prandaj këtyre thashethëneve u dhe zjarr edhe shfaqja e një njësiti të kadetëve të shkollës gjermane nga Selaniku që po ato ditë kishin ardhur për një pushim në atë pjesë, dhe kjo ishte e mjaftueshme për agjendën e xhonturqve dhe serbëve që kishte me bollëk atje dhe si shihej bënin të njejtën punë, që shumë nga shqiptarët e pa informuar t’i rroknin armët dhe tu bashkoheshin grupeve kryengritëse që siç thuhej “kinse për ta penguar pushtimin e Kosovës nga gjermanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat