Adem Bytyçi :Ndërgjegja politike dhe kombëtare e VV-sê dhe LDK-së, pas zgjedhje të jashtëzakonshme!

Opinione

Adem Bytyçi :Ndërgjegja politike dhe kombëtare e VV-sê dhe LDK-së, pas zgjedhje të jashtëzakonshme!

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:13
Adem Bytyqi

Si i lejojë ndëgjegjja kombëtare dy partitë fituese të  zgjedhjeve të   jashtëzakonshme ta gënjejnë Sovranin në mënyrë  kaq të pa përgjegjëshme?

Sovrani ,shpresoi  se këto dy parti VV-ja dhe LDK-ja nuk do të tradhtojnë interesin e tij dhe interesin e vendit , mirëpo për fatin e keq ,ndodhi e kundërta, duke e lënë kaq gjatë dhe ndoshta edhe shumë më gjatë se kaq vendin pa Qeveri!

Kur publikova një opinion para disa mujesh në një të përditshme , me të cilin konstatova se pluralizmi politikë shumë partiak në Shqipëri dhe Kosovë ishte i parakohshëm  dhe se duhej të instalohej në këto dy vende pas 50-t vitësh,  disa kolegë me kundërshtuan duke me akuzuar si idhtar i sistemit monist një partik...duke mos qenë në gjendje të argumentinin,  se vënja në jetë e sistemit multi partiak në një vend në të cilin vetëdija politike dhe kombëtare  e partive përkatësisht e subjekteve politke nuk është e ngritur në nivelin e duhur për t'i shfrytëzuar të mirat  e sistemit multi partiak në të mirën e vendit dhe të ardhmen prosperuese   të tij!?

Pa u lëshuar në interpretime më të thella të kësaj qështje ,mjofton të kihet parasysh lënja pa Qeveri e vendit nga dy partit fituese të zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme LDK-së dhe VV-së,  , për shkak të ambicjeve të tyre për poste,  në një kohë kur lënja vendit pa Qeveri,  e rrezikon të ardhmen ndërkombëtare të vendit dhe qrregullon shumë procese vitale të mbrendshme në fushën e jetës sociale dhe ekonomike të qytetarëve e argumenton pikëpamjen time si të sakt dhe  logjike në kohë dhe hapësirë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat