Të ruajmë porosinë e Walkerit, zëdhënës i reçakut të masakres dhe tmerrit

Opinione

Të ruajmë porosinë e Walkerit, zëdhënës i reçakut të masakres dhe tmerrit

Nga: Dedë Preqi Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:50
Dedë Preqi

Kush nuk e njeh Wiliam Walker, kryetarin e OSB-së, në Kosovë, në vitin 1998-99, i cili udhëheqte Misionin e Verikimit të Kombeve të Bashkueme në vedin tonë, që dha zërin më të fuqishëm dhe më kombues në gjithë botën se, ç’farë po bënte ushtria FASHISTE e Serbisë, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës.

Viliam Valker, duke dhënë lajmin më të prekshëm komunitetit ndërkombëtar, se në Kosovë po kryhet gjenocid, i cili ishte edhe vet dëshmitar i Masakres së Reçakut me 15 janar të vitit 1999, që pau me sytë e vet masakrimin e 45 shqiptarëve duar thatë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, gra dhe pleq, padyshim se ishte një tmerr i rëndë për qenjën njerëzore.

Kaluan dy dekada nga kjo ngjarje tragjike e kësaj masakre makabre dhe ç’njerëzore, e cila zgjon parafytyrimin e trishtueshëm edhe sot këto ditë kur përkujtohen ato figura të pafajshme dhe në atë mënyrë që u masakruan në emër të një formule fashizoide dhe të paramenduar të regjimit serbo-millosheviqian, hija e të cilit edhe sot po i tensionon dhe trazon marrëdhëniet e dy popujve në mes vete.

Do të ishte një virtyt i madh njerëzor dhe vepër humane, kur njeriu e merr përgjegjësinë ndaj një misioni jo aq të lehtë për të thënë realitetin edhe për të kryer detyrën në kushte të jashtëzakonshme te luftës, sikur që ishte rasti i ambasadorit Valker, në kohën kur në Kosovë, kishte shpërthyer llava e luftës, duke u bërë një zëdhënës i fuqishëm dhe dëshmitar i gjenocidit ndaj një populli të pafajshëm, që ishte si një relacion i vetëm dhe i mundshëm për ta bindur mendjen e shëndoshë të njerëzimit ndërkombëtar, apo dhe supërfuqinë botërore, që të ndërhyjë sa më parë për shpëtimin e çfarosjes së një populli.

Sa më shumë që gjurmojmë në brendinë e vepres humane të ambasadorit Valker, aq më shumë i kuptojmë motivet dhe domethënjën e këtij veprimi, ku gjinden argumente të panumërta në favor të këtij veprimi, dhe në favor të këtij populli, i cili ishte në prag të veprimit të kryer, apo para çfarosjes nga faqja e këtij dheu, të cilin e kishte planifikuar regjimi i fashizmit serb në krye me kriminelin dhe kasapin e Ballkanit Millosheviq.

Prandaj, ndihma ishte e përgjithshme e faktorit ndërkombëtar me fuqinë e NATO-s, për ta nxjerrë nga kriza e luftës popullin e Kosovës, por populli amerikan ishte i pa lakueshëm dhe bastion i çfarë do natyre të përgjegjësisë, ndaj qëndrimit dhe veprimeve për shpëtimin e popullit shqiptarë, pikërisht në çastet më të ndjeshme dhe më të rrezikuara gjatë gjithë historisë, duke e kuptuar si popullin më përkrahës dhe liridashës të kombit tonë.

Viliam Valker, dje si zëdhënës i OSB-së, dhe dëshmitar i Masakres së Reçakut, sot si hero i gjallë kombit tonë dhe si këshilltar i pranishëm në kohën e paqës në Kosovë, përveq se merr pjesë për çdo përvetor në kujtim të kësaj tragjedie të rëndë njerëzore, ky njeri i madh për popullin e Kosovës, jep edhe këshila të nevojshme rreth çështjeve politike dhe organizative, në ecjet e mëtutjeshme dhe përpjekjet e gjithmbarshme përkrah këtij populli dhe në mirëqenjen e tij.

Porosia e Valkerit, në këtë kohë kur sot këtë vend e sheh në rrethana të tjera, do dalë e qartë dhe si një medium për analizë, sepse përkundër asaj që e sheh ndryshe Kosovën sot, sikur nuk kënaqët me gjendjen që duhet ta gëzojë ambasadorin, sidomos situata politike pothuaj se e ka zhgënjyer, e cila nuk është në përputhje të plotë me vetëdijën e formuar të këtij populli dhe esencën e tij, një gjendje e tillë, sikur duket e imponuar dhe jo e prirur në bazë të vullnetit, kushteve dhe rrethanave të cilat i meriton ky popull më mirë.

Ndërkaq, porosia e ambasadorit Valker, për popullin e këtij vendi, sikur do të thoshte me një qëllim mjaftë të prerë, duke e kuptuar se shteti i juaj po i përjeton akoma ditët e para të konsiledimit, ku ballafaqimet janë të natyrave të ndryshme, por në sipërfaqe keni nxjerrë vetë mollën e sherrit, duke luftuar jo për mirëqenjen e popullit dhe ndërtimin e shtetit, por për grabitjen e «pushtetit», dhe e keni shkrirë në vetëdije të brendshme politike, e cila po u kushton shumë dhe ua qanë kokën pa nevojë.

Prandaj, porosia e ambasadorit ka rëndësi jetike, kur thotë se, ka ardhë koha që përgjegjësia ndaj detyrave të rëndësishme shtetërore të bie në përgjegjësinë e politikës që sjellin gjeneratat e reja kosovare, ndërsa gjeneratat e vjetra të marrin përgjegjësi vetëm ndaj vetëvetës, duke e kuptuar se të tillët e kanë hargjuar kohën e vet, për aq sa zëri i të rinjëve do të ishte në përputhje të plotë me zërin e vërtetë dhe ardhmërinë më të mirë të këtij vendi.

Dhe do të ishte e arsyeshme që Kosova, përmes kësaj elite të re politike të jetësohet dhe të udhëheqët në krahët e saj sa më parë, duke i quar çështjet përpara me seriozitet dhe ndërgjegjëshëm ndaj këtij vendi. Por jo, duke mbetur vetëm në sinjalizimin e ndonjë tingulli shpresëdhënës të ndonjë insistim optimist, që vjen nga miqtë e vendit tonë ndërkombëtar, që të na udhëzojnë gjithëherë në rrugët tona të përditshme, sikur tani që kemi mbetur në gjysmë të rrugës, pa qeveri të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat