Sherret alla-shqiptarçe nuk i shërbejnë faktorizimit

Opinione

Sherret alla-shqiptarçe nuk i shërbejnë faktorizimit

Nga: Kastriot Aliaj Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:37
Kastriot Aliaj

Askush nuk ja ka parë hajrin sherrit,thotë me të drejtë populli ynë,aq më tepër kur ai prevalon në rrangjet më të larta të drejtimit të shtetit.Akti i përplasjes së dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës,është jo vetëm i paprecedentë por edhe i papranueshëm,për vetë natyrën dhe karakterin e përmbajtjes së tij.Ky akt nuk pajtohet me strategjinë e bashkëpunimit midis dy vëndeve,si një domosdoshmëri për realizimin e ëndrrës së apostujve të shqiptarizmës.

Ai nuk i përket politikës së prosperitetit demokratik,por cic-miceve personale të drejtuesëve Shqipëri-Kosovë.Është për të ardhur keq që politika e cic-miceve,po muros tragjedinë e të kaluarës sonë të hidhur,duke vënë në qëndër të saj interesat personale mbi ato kombëtare.

Me gjithë hapat që janë bërë dhe po bëhen për prosperitet demokratik në të dy anët e kufirit,për një klimë më të shëndetëshme,vazhdojmë të prodhojmë akoma papërgjegjësi njerëzore.Këto hapa që janë ndërmarrë në dobi të normalizimit të marrdhënieve në rajon,nuk po kthehen në rezultanca për t'u dhënë fund hijeve të së kaluarës,urrejtjes dhe armiqësive rrënimqare.Sherri midis dy kryeministrave që ka vënë aktualisht përballë, politikën e Tiranës dhe atë të Prishtinës,nuk merr asnjë vlerë pozitive përvec se atë të absurditetit banal.Në vënd që të bëhemi mishirimi i mardhënieve për faktorizimin kombëtar,po kthehemi tek hijet e mallkimit biblik të urrejtjes dhe përcarjes.Ky incident në politikën shqiptare,dëmton në radhë të parë imazhin e dy vëndeve tona,që janë përfshirë në procese zhvillimi për përafrim me standartet e BE.

Por ky sherr po bëhet argument,për politikën opozicionale,që kërkon të modelojë ftohjen e marrdhënieve Shqipëri-Kosovë.I lindur si një shkëndi e ndezur kohë më parë,nga struktura të posacme brënda politikës,me alibitë e shitjes dhe këmbimit të tëritoreve të Kosovës,të tarifave taksative ndaj mallrave Sërbi-Bosnje,së fundi është shtuar edhe cështja e shumëpërfolur e mini-shengenit.Në rastin më ideal dhe brënda njëmijë e një arsyjeve,që janë të lidhura me retrospektivën e largët si dhe gjëndjen aktuale të dy vëndeve,padia e kryeministrit Rama nuk duhet të kishte marrë rrugën e procesit juridik.

Kjo do të ishte një arsye më shumë për vetëpermbajtje,duke gjetur rrugë të tjera brënda hapësirave të qeverive,duke mos përjashtuar edhe opsionet midis tyre.Ky incident nuk favorizon askënd,pervec se ndez humor në politikën sërbo-sllave,e cila argëtohet me gabimet naive të politikës kokforte shqiptare.Konflikti i lindur nga akuzat dhe kundërakuzat,që ka përfunduar në gjykim juridik,ushqen dhe favorizon prapavijën politike rrotull nesh,që kërkon të minojë proceset demokratike,si dhe të vonojë historinë në rrugën e aspirimit për në BE.Kjo filozofi u intereson qarqeve anti-shqiptare,jo vetëm brënda hapësirës Ballkanike por dhe jashtë saj që faktori shqiptar të mos bëhet pjesë e BE.

Akuzat e ndërsjellta me tone të ashpra dhe mllefe,nga të dy kryeministrat nuk mund të themi se janë produkt i mentalitetit tiranik,por mos thellim në shinjestrimin e goditjeve dhe pasojave të tyre.Deklaratat e tyre përtej etikës së drejtuesve shtetërorë,u japin materjal nacionalistëve sërbë,për të thënë se shqiptarët nuk merren vesh me njëri tjetrin,e jo të ndërtojnë e drejtojnë shtet.Strategjia e lëvizjeve të Ramës,duke patur brënda edhe gabimet e nxitimit të tij,në mjaftë raste vendimarrëse,ka si qëllim krijimin e një klime paqësore në rajon.Kjo strategji nuk ka për objekt lavdinë personale,apo venien e kurorës së mbretit,por për të hapur një faqe të re historie në marrdhëniet ndërballkanike.Kjo faqe e re historie ka për qëllim t'u japë fund armiqësive midis popujve, urrejtjes shekullore, gjakderdhjeve me humbje njerëzore e teritore.

Kjo nismë nuk ka për qëllim të ndezë vatra sherri,por ndërtimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta zhvillimi.Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka vecuar Kosovën nga kjo nismë,por ka kërkuar respektimin e këshilave të aleatëve të përbashkët strategjikë SHBA-BE.

Ai nuk ka folur kurrë kundër ndjenjave të Kosovës,por ka sugjeruar që taksa e shumpërfolur për mallrat sërbo-boshnjake,të mos kthehet në bumerang dhe pengesë serioze në ecurinë e proceseve për integrim.Ai sugjeron që Kosova nuk duhet të vetëizolohet ,por të jetë më atraktive në programet e përbashkëta, për t'u ndier e barabartë midis vëndeve të rajonit.Kosova nuk ka kohë për të pritur,sepse 90 vjet nuk kanë qënë pak nën robërinë sërbo-sllave.Mos dakordësitë e partive politike për konturimin e qeverisë,kanë krijuar një tjetër krizë artificiale, me pasoja për drejtimin e vëndit.Kjo flet qartë për defektet e brëndëshme të politikës,e cila e ka veshur krizën me nota permanente.Kështu asaj nuk i duhen njerëz që për kauzë nuk kanë interesat e vëndit,por interesat e partive politike që nuk lëshojne pe për ndërtimin e qeverisë.Kjo vonesë e pajustifikuar e cic-miceve të politikës,e ka lënë Kosovën në rrethrrotullim.Prandaj me të drejtë zërat flasin,se e keqja Kosovës nuk i vjen nga Shqipëria,por nga partitë politike që nuk gjejnë emrues të përvashkët,për vullnet politik në kapërcimin e mosmarrveshjeve.Kosova nuk ka kohë të qëndrojë në vënd numuro,por institucionalisht ajo duhet të angazhohet në projektet e përbashkëta,dhe alternativa që nxisin progresin dhe rrisin standartet.Kriza e tejëzgjatur qeveritare po dëmton më shumë se gjithcka interesat e popullit,por mbi të gjitha ecurinë për integrimin në strukturat e BE.

Ky rajon tashmë ka një zë shqiptar të fuqishëm,që nuk mund të mbahet peng i moralizimeve të së kaluarës,por i kauzës së ndryshimit,për një të ardhme të sigurtë pa sherre,armiqësi e urrejtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat