Ibrahim Rugova – rastësia hyjnore e Kosovës

Opinione

Ibrahim Rugova – rastësia hyjnore e Kosovës

Nga: Murteza Osdautaj Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:11
Ibrahim Rugova

Sa herë afrohet dita e lindjes ose e vdekjes se Presidentit Rugova, nuk mundem pa e shkruar një përkushtim apo një poezi për figurën e tij. Nuk jam ndonjëperson që nëmënyrë tëverbër beson apo në ndonjë mënyrë nëformë tëverbër orientohet drejt një personi apo ndaj një ideje. Pra nuk shkruaj për Ibrahim Rugovën si një person qënuk mendon se përse shkruan apo përse nëpikëpamjet dhe filozofinë e tij jetësore një person ka luajtur apo luan një rol vendimmarrës. Shkruaj për Ibrahim Rugovën se konsideroj se ai ishte personaliteti më i rëndësishëm kosovar i shekullit njëzet dhe ishte personaliteti më i rëndësishëm shqiptar që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

Ibrahim Rugova, erdhi në jetën politike pas një karriere nëngritjeintelektuale dhe pasi kishte krijuar një emër të shquar në fushën e studimit të letërsisë. Ai erdhi në jetën politike tëKosovës në kohën kur këtij populli iu kishin shuar të gjitha shpresat dhe iu kishin mbyllur të gjitha rrugët për njëalternativëpolitike drejt lirisë.

Mendoj se Ibrahim Rugova ishte një ngjarje hyjnore që i ndodhi Kosovës. Ai nuk ishte i ngjashëm mëasnjë politikan të ri dhe të vjetër të Ballkanit. Ai nuk përfaqësonte asnjë rrymë hegjemoniste dhe ideologjike politike që mbretëronin në atë kohë në Ballkan. Ai ishte politikani më i ndryshëm, politikani më atipik, politikani më intelektual dhe intelektuali më interesant në Evropën lindore që po e udhëhiqte njëkohësisht politikën për lirinë e vendit të tij dhe politikën antikomuniste më interesante tëparë ndonjëherë.

Intelektualizmi i Rugovës, ideologjia dhe filozofia e tij perëndimore, qasja e tij politike që liria të arrihej me humanizëm dhe me paqe, e bëri botën perëndimore ta shikojë me respekt këtë njeri të veçantë. Duke e parë mënyrën se si ai e kërkonte lirinë e vendit të tij, duke u përçudnuar se si këtë liri e shikonte si vlerë humane që nuk do të ishte n ë dëm të të tjerëve, duke e parë vlerën që ai jepte kulturës dhe të menduarit human perëndimor por edhe traditave dhe kulturës kombëtare, opinioni dhe politika perëndimore do të magjepsej nga një politikan i paparamendueshëm nga Ballkani i mbushur armiqësi dhe politika agresive dhe pushtuese nga politikanë mesjetarë primitivë.

Duke e shfrytëzuar kulturën shqiptare të nderit dhe të vlerësimit të jetës dhe të lirisë dhe duke e mbrumur këtë kulturë të lashtë me mendësinë perëndimore, Ibrahim Rugova u bë simbol i përpjekjeve të popullit të tij dhe u konsiderua si fat dhe si ogur i mirë nga perënditë. Dhe po, Ibrahim Rugova ishte rastësia hyjnore që i ndodhi popullit të tij. Ai s’mund të krahasohej me asnjërin politikan kosovarë para tij dhe u bë i paarritshëm për secilin pulitkan që erdhi pas tij.Pa të do të ishte e pamundur arritja deri këtu dhe mendoj se pa të është i pamundur edhe shkuarja me tutje.

Qe nga viti 1989 dhe deri kur vdiq populli i tij ishte krenar per të. Ishte krenar sepse ai i qëndronte në ballë një kërkese shekullore të popullit të tij dhe e zhvilloi atë deri sa e bëri te pranueshme botërisht. Ishte krenar edhe ai edhe populli i tij se ia arriti të bëhet zëri i këtij populli por edhe arriti ta krijojë imazhin e një njeriu i cili mund t’i qëndroj për ballë secilit politikan me krenari, me dinjitet, me dije, me kulturë dhe me karizëm të politikanit popullor dhe modern.

Ai nuk përulej, ai edhe nuk pajtohej, ai edhe refuzonte ide dhe propozime. Ai me mentalitet, me sjellje dhe me biografi nuk ishte një politikan i dergjur ballkanik. Ai ishte një politikan i përmasave botërore që, se bashku me Havelin, po e përmbyllnin skenën e burrështetasve më të mëdhenj të shekullit njëzet. Jo pra, Ibrahim Rugova nuk ishte një politikan i Prishtinës a i Tiranës, nuk ishte as një politikan i Shkupit dhe i Beogradit. Ibrahim Rugova ishte një politikan i pakundërshtueshëm, me autoritet absolut, me respekt mitologjik dhe më fuqi imponimi të personalitetit në përmasat e politikave eminentë të shteteve të mëdha. Ai ishte politikani i fundit i grupit të klasikëve të politikanëve botërorë ku ndër tjerë bënin pjesë edhe Haveli, Mendela e ndonjë tjetër i këtij sfondi politikanësh që luftuan për lirinë e popujve të tyre....

Me Ibrahim Rugovën, kudo që shkonim ndiheshim krenar. Kudo që shkonim e me cilindo që takoheshim ndiheshim ballëhapur. Nuk na rrokte frika se dikush do ta shajë vendin tonë, e popullin tonë, e politikanët tonë. Nuk kishim frikë të hynim në një autobus lokal të ndonjë vendi të botës dhe të dëgjosh njerëzit duke konstatuar se Kosova qenka një vend i maskarenjëve dhe kriminelëve. Kjo sepse Kosova dhe Rugova ishin sinonim i lirisë dhe idesë për liri dhe demokraci. Kosova në këtë formë, sa ishte gjallë ai, Ibrahim Rugova pra, ishte vendi ku po lindej liria, ku po mëtohej për demokracinë perëndimore, ku po rilindnin vlerat më të shenjta të civilizimit perëndimor. Dhe ne ishim një popull që ndiheshim krenar më të prijësin tonë.

Ai nuk dorëzohej kur e kërcënonin ta vrisnin. Nuk dorëzohej kur e digjnin flamurin e tij dhe nuk dorëzohej kur ndonjëherë e shihte se po ja pamundësonin qëllimin. Duke mos u dorëzuar dhe duke qëndruar i palëkundur në premisat ideologjike në të cilat e ndërtoj drejtimin e tij politik, njëkohësisht krijoj një popull të padorëzueshëm, një popull krenar në emrin e tij dhe në historinë e tij, një popull i cili nuk u dëshpërua as nga varfëria as nga shantazhet as nga lufta dhe kërcënimet për zhdukje. Ibrahim Rugova ishte simbol i frymës dh i shpirtit së këtij populli për liri dhe, sa ishte gjallë ai, shpresa, optimizmi dhe dëshira për të ardhme e këtij populli ishin më të lartat e kësaj bote.

Vdekja e tij ishte jo vetëm vdekja fizike e tij. Me shumë vdekja e tij do të shënojë vdekjen e idesë së tij për ndërtimin e një shteti të vlerave civilizuese evropiane te ngritur mbi vëllazërinë, barazinë dhe lirinë. Vdekja e tij ishte e kobshme për një popull të tërë, ishte e kobshme për skenën politike dhe ishte e kobshme për një parti të cilën ai e ngriti, e beri dhe e cila, sa udhëhiqej prej tij, ishte përfaqësuesja e vetme e vlerave më të larta të një kulture politike që bazohej në vlerat më të mira të Evropës dhe këtij populli.

Ibrahim Rugova me vdekjen e tij e la këtë popull në gjysmën e rrugës drejt lirisë. E la këtë popull në pamundësinë për ta shprehur vetveten dhe vlerat e veta. E la këtë popull në duart e një klase politike të pa ndërtuar, pa vizion, pa guxim dhe pa autoritet ndërkombëtar, të shantazhueshme dhe të uritur për pasuri. Vdekja e Ibrahim Rugovës hapi rrugën e ballkanizimit të politikës kosovare dhe për më shumë të shqiptarizimit(kuptuar për mendësinë vetshkatërruese) të saj në aspektin e vizionit dhe misionit të saj.

Me vdekjen e Rugovës të gjithë humbëm nga pak nga vetja jonë. Vdekja e tij e dëmtoj shpresën tonë për një shtet modern evropian. E dëmtoj shpresën e popullit për një vend të dinjitetshëm, të respektueshëm dhe me autoritet ndërkombëtar. E dëmtoj partinë të bëhet udhëheqëse e rrugëve zhvillimore të vendit drejt përparimit dhe integrimit evropian. Pra vdekja e Rugovës e ka dëmtuar më së shumti partinë e tij. Partinë tonë. Lidhjen Demokratike të Kosovës. Partinë të cilën e krijoi ai dhe e masivizuam ne, aktivistët e terrenit. Partinë e cila paraqiste dhe mishëronte vlerat universale të njerëzimit që i përfaqësonte populli jonë. Lidhja Demokratike e Kosovës u krijua dhe u bë si një parti e cila, si asnjë tjetër, po çudiste opinionin botëror me tolerancën, kulturën, unitetin dhe demokracinë. Duke i përmbledhë vlerat kombëtare që buronin nga të gjitha sfondet kulturore shqiptare dhe duke i ngjizur ato me vlerat evropiane, partia ime dhe e jona u bë më e madhja në Ballkan dhe ndër më të mëdhatë në Evropë. U bë shenjë e luftës për demokraci dhe vlera perëndimore, u bë flamurtar i kërkesës për lirinë e këtij populli dhe këtë e bëri edhe në luftë dhe në paqe. Ne u bëmë aktivistë por kur u dashtë u bëmë edhe ushtarë, dhe komandant e kishim Ibrahim Rugovën dhe këtë e thonim dhe e themi me krenari kreshnikësh gjithmonë.

Me Ibrahim Rugovën s’do të mendonim për pazare politike dhe për luftë naive për pushtet e kompromise të papranueshme. Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk do t’i gjuante mbajtësit e saj, ata që e mbajtën dhe e zgjeruan dhe e mbrojtën. Me Ibrahim Rugovën LDK-ja s’do të bëhej terren parashutistësh politikë që deri dje e shanin dhe tash vjelin përfitimet politike. Ibrahim Rugova s’do të merrte pjesë kurrë në asnjë aktivitet politik që do ta dobësonte deri në shkatërrim vendin e tij... Me Ibrahim Rugovën qindra e mijëra aktivistë dhe dashamirës të LDK-së kurrë s’do ta ndjenin veten e tyre jetimë, të lënë pas dore e të braktisur. Me Ibrahim Rugovën partia e tij do ishte parti e njerëzve që përfaqësojnë kulmin e dijës dhe të arritjeve intelektuale... Me Ibrahim Rugovën do ishte ndryshe, do të ndiheshim ndryshe, vendi do të frymonte ndryshe, do ta kishim një shpresë ndryshe...dhe LDK-ja duhet të mendojë për këtë urgjentisht ose do të bëhet, pa kaluar shumë kohë, një parti anësore e këtij vendi, pa ndikim dhe pa autoritet, e mbushur me shtyrës e vrapues për pushtet...

Ibrahim Rugova ishte prijësi jonë. Njeriu madhështor që me thjeshtësinë e tij mori zëmrat e këtij populli përgjithmonë. Njeriu që ngjalli shpresën për lirinë e munguar dhe hapi horizonte të reja për rrugët e zhvillimit. Ibrahim Rugova ishte prijësi jonë që me butësinë e tij refuzonte dhe se pranonte të keqën... ai luftoi për të mirën dhe në këtë luftë iu bashkuam edhe ne... Tash kur e kujtojmë do të ndodhë e njëjta gjë... ende është prijësi jonë për një Kosovë që e ëndërruam e ende se bëmë...Për lirinë e arritur me njëmijë plagë... për zemrat e milionave neve që të rrahin për këtë vend e jo për ta gjetur një rrugë ikjeje prej këtu... Të jesh rugovist është kur krijon mendësi të reja e jo ligje qe i ha flaka e harresës... kur je rugovist d.m.th. se dashuria për vendin tënd është më e shtrenjtë se jeta vetë... të jesh rugovist do të thotë të kultivosh vlerat tua që si ka askush në botë dhe të jesh krenar me to e me shtetin tënd... të mendosh ashtu si Rugova do të thotë se s’ka rëndësi sa i vogël je, por ka rëndësi sa dinjitet ke...

Për fund dua të kujtoj me dashuri Ibrahim Rugovën. T’i them faleminderit që ishe shpresa jonë. Faleminderit që na bëre të ndiheshim krenarë dhe popull. Faleminderit që na udhëhoqe dhe faleminderit që ishe aq i pastër sa edhe tash kur ke vdekur ndjejmë se s’jemi komplet pa ty....

Të vazhdohet rruga e Ibrahim Rugovës nuk është thjeshtë një besim. Të vazhdosh atë që nisi ai është te realizosh ëndrrat e të gjithë atyre që besuan në idenë e një shteti të Kosovës në tëcilin njerëzit do ta ndjenin lirinë dhe zhvillimin. Shteti i Rugovës duhet të jetë shtet i shqiptarëve qëkulturën oksidentale e konsiderojnë vlerë dhe mendësi kombëtarendërsa lirinë dhe paqen i konsiderojnë vlera botërore dhe kontribuojnë në rritjen dhe avancimin e tyre.

Rugova ishte i tillë dhe edhe unë jam i tillë: besimtar në humanizmin, kombin, lirinë dhe paqen.

Ende asnjërën se kemi arritur, prandaj edhe përpjekja nuk do të ndalet kurrë që edhe ne ta kemi një shtet normal qe kishte një prijës dhe që mëton të bëhet si krejt vendet e lira të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat