Humbja e partive në pushtet, humbje e shfrytëzimit të egër të pozitës

Opinione

Humbja e partive në pushtet, humbje e shfrytëzimit të egër të pozitës

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:11
Ismet Haziri

Procesi konstituiv i Qeverisë së re dhe presioni i brendshëm në lidhje me bisedimet në mesë të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshje si e domosdoshme për hapjen e kapitullit të tredhjet e pestë. Është e kuptueshme se humbja e partive ne pushtet, thjesht nuk është vetëm humbje pushteti, por ka të bëjmë me humbjen e privilegjeve te jashtëzakonshëm dhe të një shfrytëzimi te egër e irracional të pozitës ne pushtet që ka paralizuar çdo por të jetës në proceset normale.

Egoja e tyre për të u pasuruar dhe për të qëndruar lart mbi shtetin dhe mbi popullin me pushtet i ka futur në panik jo vetëm mbajtësit e pushtetit, por çka është ma e keqe një pjesë te elektoratit të tyre, apo ma mirë të themi të afërt me politiken ne largim, të cilët nuk e kanë idenë se të gjithë duhet të i kthehen normalitetit dhe të jetojnë si pjesa dërmuese e qytetarëve duke shijuar të këndshme dhe të hidhurën që ofron shteti, pa i privilegjuar pushteti.

Prandaj ne ketë konstelacion, kanë dalur zëra që ende pa u krijuar një qeveri e re, e cila dihet se është e pritshme dhe shumë obliguese për rend e ligje, i krijohen paranoja dhe opinione se apriori kjo do të jetë qeveria e kompromiseve të dhimbshme, se mesazhi qe solli i dërguari special i Presidenti Tramp, thuaj se është me një marrëveshje ne xhep., pastaj se po i behët presion Gjermanisë qe te pranoje koncesionet që te arrihet marrëveshje e trumbetuar Vuqiq-Thaqi, se zëvendësimi i Takse me reciprocitet do te dobësojë pozicionin e Kosovës ne raporte me Serbinë , etj etj. Unë nuk them se ne nuk duhet te mos kemi shqetësime, nuk them se pozita e jone ne planin diplomatikë është e mire, ngase qeveria ne ikje, apo tufa që drejtojë Ministrin e Punëve të jashtme, e degradoje deri ne themel. Por si do që te jetë, një pozicionim i tillë në raport me Qeverinë në ardhje është ma shumë një arsyetim dhe një lloje melhemi për të i shëruar plagët e humbjes dhe të premtimeve para elektoratit duke u thirrur në të bamët e të se kaluarës që po dalin si të gabuara dhe që mbi gabimet mësohet, por nuk ndërtohet e ardhmja. Një pyetje logjike qe duhet shtruar! Pse duhet besuar në qeverinë ne ardhje ? Ka shumë faktor për të iu besuar! Por po i potencojë më të rëndësishmit. Albin dhe Vjosa janë kredibil me votën e popullit, nuk mundë të e trumbetojnë qerajën qeverisëse, janë të shkolluar, kanë potenciale te ndërtimit dhe të interpretimit të mendimit të plotë politik dhe diplomatik, Me siguri intelektuale do të ndërtojnë artikulimin e qëndrimeve te Kosovës ndaj palëve, do ta konceptojnë të kuptueshëm si ne gjuhën shqipe që është shumë me rëndësi, por edhe në gjuhën angleze po me të njëjtat nivele. Sigurisht, se Kosova nuk ballafaqohet vetëm me politikat e jashtëm, që disa pseudo analist të afërt me ish politikat dhe me padronet e tyre ne dritaret televizive, dëshirojnë ta zhvendosin vëmendjen e qytetarëve, që eventualisht të mos kenë kërkesa reale e legjitimi për kthyrëjen e rendit dhe ligjit parasë gjithash si bazë e mirë që të fokusohemi në pikat e dobëta të sistemit që po i potencojë më poshtë.

1. Depolitizimi i tërësishëm i të gjitha institucioneve publike, duke shkarkuar borde, drejtor e menaxhment që janë të katapultuar nga politika, duke mbështetur zgjedhje dhe emërime profesionale nga komisione të pavarura dhe transparente.

2. Fillet e një arsimi të ri si në sektorin publik dhe dekomarcializimin e sektorit privat duke kërkuar kushte dhe standarde ma të larta nga kolegjet dhe shkollat private.

3. Kthimi i besimit në mjekësin vendore duke mbështetur sektorin publik dhe një kontroll rigoroz i institucioneve private komfor ligjit dhe betimit që e kanë.

4. Bujqësi si sektori ma absorbues i fuqisë punëtore të kthehet në shërbim të prodhimit dhe të shëndetit duke i mënjanuar keqpërdorimet enorme te garantëve dhe subvencioneve, normal pa i amnistuar nga përgjegjësia e gjertanishme keqpërdoruesit.

5. Ulja e shpenzimeve për mallra dhe shërbime, shpenzime reprezentacioni dhe shpenzime festive nga kuleta e popullit janë anomali ballkanike dhe primitivizëm i menaxhmetit kosovare, pse ta kenë të drejtën e festimit nga paraja publike? Kësaj dukurie duhet të i vijë fundi. Të gjithë ata të sektorit publikë e kane fatin që janë të punësuar dhe po dashen të festojnë fudëvitin, apo festa tjera askush nuk ua ndalon nga paga e tyre .

6. Krijimi i një ndjenje ma të lartë siguri është shumë i dëshirueshëm dhe prania e policisë ne mënyrë permanente në lagjet tona duhet të jetë standard .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat