Taksa mbi produktet serbe

Opinione

Taksa mbi produktet serbe

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:50
Dr. Artan Haziri

Taksa mbi produktet serbe ishte vendim sa i duhur aq edhe i vonuar.

Është dashur që ky vendim të ishte marrë që nga data 18 shkurt 2008. Nga ky moment filluam të mendojmë rreth dëmeve që na ka shkaktuar Serbia dhe po ashtu është ngritur vetëdija qytetare. Kësaj qështjeje, ne duhet t'i bëjmë këtë pyetje: A duhet të vazhdojmë edhe më gjatë me këtë taksë? Në bazë të një hulumtimi të bërë kohën e fundit nga 50 biznese, del se taksa ndaj produkteve serbe ka ndikuar pozitivisht me 86.8 %, ndërsa me 13.2 % ka ndikuar negativisht. Ndërsa, sipas këtij hulumtimi interesimi për produkte vendore është rritur 88.7 % , ndërsa 11 .3 % e tyre mendojnë se nuk ka ndikuar aspak.

Nga ky hulumtim dalin edhe disa përfundime, se edhe paga minimale është njëra ndër problemet tjera në vendin tonë. Nga kjo mund të konkludojmë secili nga ne dhe të pyesim veten me çfarë ushqehemi, cilat pije i përdorim, nga cilat biznese janë veshmbathjet tona e kështu me radhë.

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind për importet nga këto dy shtete. Produktet e tyre, në tregun e Kosovës janë zëvendësuar shumë shpejtë me importet nga shtetet tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian, thonë autoritetet kompetente në Prishtinë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e komuniteteve të bizneseve në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, paraqesin humbjet që nga zbatimi i taksës. Ata thonë se eksporti drejt Kosovës ka rënë dukshëm dhe se shumë prodhues atje tashmë e kanë humbur tregun e Kosovës.

Populli duhet që në asnjë rrethanë të mos konsumoj produkte serbe, edhe nëse ato janë falas. Qeveria e ardhshme duhet me masa reciprociteti të pajtohet, e jo vetëm ta largoj taksën pa përfituar asgjë. Serbia duhet të pajtohet se më nuk ka autoritet dhe përfitim nga Kosova.

Shqipëria duhet të ndryshoj politikat ndaj Kosovës e të marrë rolin e saj. Nuk mjafton vetëm një foto se ne jemi vëllezër. Ndrysho Shqipëri se nuk e meritojmë këtë trajtim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat