Brezi im do të shpëtoj Shqipërinë nga shpërbërja, patjetër!

Opinione

Brezi im do të shpëtoj Shqipërinë nga shpërbërja, patjetër!

Nga: Aurel Dasareti Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:36
Ilustrim

Nëse një vend i admiron armiqtë e tij (siç po bën Shqipëria ndaj Serbisë dhe Greqisë) shumë keq i ka punët. Zgjohuni dhe kuptoni se liria duhet të mbrohet kundër njerëzve të këqij. Nëse jo, ajo është e humbur.

Strategjia e armiqve tanë nuk është aq e vështirë për tu kuptuar nëse pranoni se ata janë armiq. Por kjo është ajo që elita jonë  gjysmë-analfabete, kriminale, mercenare, tradhtare, e korruptuar dhe tërësisht e dështuar, nuk e dëshiron. 

***

Shqipëri-të tona si kurrë më parë janë kapur nga kriminelët të cilët assesi nuk ikin nga karrigia nëse popullata nuk ngrihet bashkarish dhe t`i hedhë në koshin e plehrave, sepse gjithsesi ata veç janë të kalbur. Zuzarët e dinë se nuk rrezikohen, prandaj do të vazhdojnë deri sa të vdesin vallen e filluar para 30 vitesh, nëse të shtypurit mbeten indiferent. Shqipëria e kapur tërësisht nga Rama, gjendet nën pushtetin e krimit. Atij nuk i mjafton vetëm kjo, bënë pazare me krye-çetnikun, sivëllain e tij Vuçiç, t`ia dhuroj jo vetëm Durrësin por edhe Kosovën. I droguari nga kanabisi logjikon kështu: 

Unë jam një nga qeniet më gënjeshtare dhe më të papërgjegjshme që ka jetuar ndonjëherë. Papërgjegjësia është pjesë e padukshmërisë sime, pavarësisht se si e kthen atë, është një mohim. Por kujt mund t'i jem përgjegjës dhe pse duhet të jem, kur ti nuk pranon të më shikosh?

***

E ardhmja e Shqipërisë, Dardanisë, Maqedonisë Veriore dhe trojeve tjera shqiptare nën okupim, nuk mund të zgjidhet më pas dyerve të mbyllura, dhe përmes komploteve sekrete të kozmopolitëve, tradhtarëve dhe mercenarëve. Kriminelët nuk dëshirojnë transparencë (tejdukshmëri) për gjendjen e vendit. Sepse jemi ne, publiku, Shqipëria (gjithë trojet) që kemi atë përgjegjësi. Ata që ushtrojnë atë përgjegjësi çdo ditë, janë përfaqësuesit tanë. Ata nuk mund të pretendojnë se informacioni është çështje private, sepse ata janë shërbëtorët tanë. Lëvizja e rezistencës mbarë-shqiptare anembanë botës, do t'i privojë nga pushteti, prona joligjore dhe liria këta morra të gërditshëm, dhe do ta çojë Atdheun në vendin që i përket.

***

Shpërngulje masive ilegale e shqiptarëve (shpopullimi ekstrem) dhe pakësimi i vazhdueshëm i njerëzve tanë, njëherësh hyrja masive e emigrantëve të paligjshëm nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia në trojet tona arbërore, do të ketë pasoja vdekjeprurëse. Brenda 3-4 vitesh pushtuesit bëhen shumicë, ndërsa vendi do të mbetet pothuajse pa shqiptarë. Shkaktarët kryesor për shpopullimin e shtetit amë dhe Kosovës, janë dy qeveritë mercenare që kanë lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe Soros-in. Shqiptarët e Maqedonisë që ai shtet i konsideron si minoritet, edhe më keq. Atje, qeveria e Zajko-s së ardhur nga Karpatet, në bashkëpunim me dhëndrin e tyre të birësuar Muki (me flokët e gjata-mendtë e shkurtra), dhe me miratimin e heshtur të Aliut, Menduhit etj, jo vetëm se janë shkaktarët që popullata jonë vdes nga uria, por edhe fëmijëve tanë u ndalohet shkolla shqipe. Nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën amtare ilire/shqiptare. Shkolla shqipe lejohet vetëm në ato katunde dhe qytete ku ka mbi 30% shqiptarë. Çfarë krimi i pistë i një shteti fals, me qeveri naziste/fashiste që Evropa e shpallë humaniste, dhe e dëshiron në BE?!

***

Jemi përballë kohërave dramatike, ndërsa media gënjen gjithnjë e më shumë.

Nuk ka shumë dritë në tunel. Nuk ka asnjë alternativë politike, dhe propaganda nga media e drejtuar nga shteti i kapur, kufizimi i lirisë së fjalës dhe një luzmë e bagëtive të votimit që ata kanë paguar dhe manipuluar, u siguron tradhtarëve fuqi të mëtejshme në të ardhmen e paparashikueshme. Kjo do të thotë, derisa ta përfundojnë shkatërrimin e vendit dhe forcat totalitare ta marrin pushtetin. Proceset e tilla në dukje të ngadalta, kanë tendencë të shpejtohen papritmas në një moment të caktuar. Me dhunë si rezultat.

Kështu, është e hapur për të gjithë që të shohin se ky regjim, i cili shtyp popullatën e vet, detyrohet të çorientoj dhe shtyp të vërtetën për popullsinë e vet dhe pjesën tjetër të botës me të dhëna të pasakta.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për media servile e të dobëta të cilat nuk guxojnë t`i shtrojnë (bëjnë) pyetjet e vështira, prandaj nuk i publikojnë letrat e mirëfillta, që të mos hidhërojnë të pushtetshmit.

***

Misioni ynë shoqëror: Misioni social i shqiptarit të vërtetë është i ndryshëm nga ai i mercenarëve. Ne duhet ta ruajmë Shqipërinë si Komb, ne jemi që shqiptarët të kenë një të drejtë të padiskutueshme. Kjo ka të bëjë me të drejtat pronësore, të mirëqenies dhe të drejtën e historisë së tyre. Mos u mashtroni të besoni asgjë tjetër. Nëse ti heq dorë nga e drejta për historinë tënde (të kombit dhe atdheut tënd), je i humbur.

Ne jemi për një shoqëri të lirë, por me kufij dhe autoritete. Ne do të vazhdojmë të ardhmen të jemi të gatshëm të përcaktojmë dallimet midis misioneve sociale "të tyre" dhe tonave. Linjat e qarta janë më të përshtatshme, dhe ato do të pasqyrohen në pjesën e përparme.

***

Dashakeq të huaj dhe këlysh të vendit që hedhin dyshime mbi përshtatshmërinë (ligjshmërinë) e Shqipërisë si një komb sovran, do të pësojnë humbje, patjetër - sepse populli jonë, i cili ndoshta nuk mund të shmangë prekjet nga mjetet e ndikimeve të errëta masive, përsëri mbart me vete trashëgiminë tonë kombëtare - dhe nuk mundet të shfaroset.

Shqipëria e sotme, është diçka që njerëzit tanë e ndiejnë se e zotërojnë së bashku, nuk është e imja ose e jotja. Është e jona. Edhe sa kohë do të vëni në provë të gjithë durimin tonë, ju politik-bërës të kalbur?

Në rastin tonë të para- shpërbërjes si Komb dhe Shqipëri, e cila për shkak të injorancës dhe indiferencës tonë do të trashëgohet nga të huajt e jo pasardhësit tanë, durimi është një lloj dëshpërimi më i lehtë i maskuar si virtyt. Sigurisht që mua (dhe jo vetëm) nuk më pëlqejnë udhëheqësit e korruptuar antikombëtar. Unë dua një Shqipëri të lirë nga korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi dhe ndërhyrjet e huaja armiqësore. Atje ka një rrugë të gjatë, por shpresa jeton.

Sqarim: Përherë kur përmendi emrin Shqipëri, mendoj për të gjithë trojet shqiptare, brenda dhe jashtë kufirit artificial të imponuar nga dashakeqët.

***

O shqiptarë! Mos braktisni vendin por zgjohuni që bashkarish ta shpëtojmë Shqipërinë! Përndryshe, lotët nuk do të pushojnë së rrjedhuri në fytyrën tuaj, për shkak se do të humbni diçka që nuk mund ta zëvendësoni!

PS: Me lutjen e gjyshit tim të moshuar, ish oficer i lartë dhe luftëtarë në shumë fronte, e postoj një ndër këngët e tij të preferuara për kurbetin, mallin për atdheun, prindërit,  që pas emigrimit të detyruar në Amerikë në vitin 1943 nuk i pa më kurrë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat