Z. Rajerson rrëzoi ish-komunistët, Znj. Kim do të shkërmoqi Rilindasit! - Bota Sot
Z. Rajerson rrëzoi ish-komunistët, Znj. Kim do të shkërmoqi Rilindasit!

Opinione

Z. Rajerson rrëzoi ish-komunistët, Znj. Kim do të shkërmoqi Rilindasit!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:52
Qamil Gjyrezi

30 vite para ish-ambasadori amerikan në Beograd dhe në vitet 90-të në Tiranë, Uilliam Rajerson ishte shpresa e të gjithë antikomunistëve për rrëzimin njëherë e përgjithmonë të ish-komunistëve nga pushteti. Dëmet që ish-komunistët shqiptarë të mbështetur edhe nga “lufta e ftohtë” dhe situata gjeopolitike në rajon ishin shumë të mëdha në planin politik dhe me rrënimin ekonomik.

Z. Rajerson ka dhënë një kontribut shumë të madh në zhvillimet demokratike në Shqipërinë që vuajti gadi 50 vite nga thundra e ish-komunistëve të udhëhequr nga një diktator pervers  Enver Hoxha.

Shpresa te SH.B.A-të për rrëzimin e komunizmit ka qenë e madhe nga të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Daljet e para të ish-ambasadorit Rajerson në tribunat me ish-liderat demokrat sillnin gjithmonë shpresë dhe besim për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Por asnjëri prej nesh nuk do ta parashikonte që mbas 30 vjetësh do të ktheheshin në pushtet bijtë, mbesat dhe nipërit e ish-byrosë politike, sot të konvertuar në Rilindas ose në socialistë radikal.

Situata politike në rajonin tonë ka ndikuar shpesh pwr tw keq për ktimin e ish-komunistëve në pushtet. Revolucioni komunist me pushkë i vitit 1997 i solli edhe njëherë në pushtet ish-komunistët deri në vitin 2005 në një qeverisje të korruptuar të një ish-ideologu marksist Fatos Nano.

Por ish-komunistët, tashti të konvertuar në Rilindas erdhën përsëri në pushtet në vitin 2013, duke e kthyer Shqipërinë në kartel droge dhe duke shkatërruar zhvillimin ekonomik.

Edhe në 2013 ish-komunistët erdhën si reformator “Rilindas” dhe tashti janë kthyer në  socialistët radikalë.

Prandaj mbas 30 vitesh ambasadorja amerikanne Yuri Kim shihet si  “dritë dielli” për të shkërmoqur Rilindasit ose socialistët radikalë.

Znj Kim e gjen Shqipërinë në një kaos ekonomik, politik, konstitucional dhe në një gjëndje shoku psikologjike për të ardhmen.

Nëse Zoti Rajerson ishte shpresa për rrëzimin e ish-komunizmit Zonja Kim shihet si një rreze dielli për të kthyer stabilitetin politik në Shqipëri dhe rajon.

Zonja Kim është përfaqësuese dinjitoze dhe me përvojë e Zotit Trump dhe kam besim se do të ndikojë shumë për stabilitetin poltik në Shqipëri dhe zgjidhjen e krizës, për të penguar socialistët radikalë për të shkatërruar ekonominë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Po e mbylli me një deklaratë të Zotit Donald Trump nga Davosi: “Nuk do ti lejojmë kurrë socialistët radikalë të na shkatërrojnë ekonominë”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat