Transporti hekurudhor, historiku dhe rëndësia e tij për ekonomin kosovare

Opinione

Transporti hekurudhor, historiku dhe rëndësia e tij për ekonomin kosovare

Nga: Hafiz Shala Më: 26 janar 2020 Në ora: 08:49
Hafiz Shala

Në Kosovë, ndërtimi i linjave të para hekurudhore ka filluar vitin 1874, kur u ndërtua vija e parë hekurudhore në relacionin Hani i Elezit për Fushë Kosovë dhe Mitrovicë. Ky ishte filli i shtrirjes së rrjetit hekurudhor nëpër Kosovë dhe ngadalë kjo linjë u bë shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Gjithashtu, ajo ishte po aq e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Po kështu, ishte e mundësuar edhe lidhja më rajonet tjera. Më ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, transporti hekurudhor hyri në mesin e vendeve të cilat siguronin vende të reja të punës.

Gjatë vitit 1934 ndërtimi i rrjetit hekurudhor vazhdoi edhe në linjën Mitrovicë -Leshak , në vitin 1934 Fushë -Kosovë -Prishtinë, në vitin 1936 Fushë Kosovë -Pejë, në vitin 1949 Prishtinë- Podujevë- Livadhi, dhe në vitin 1963 Klinë-Prizren.

Më 27 shtator të vitit 1999 Kosova train for life mbërriti në Prishtinë duke sjellë ndihma të aksioneve të forcave paqeruajtëse të Kosovës.

Transporti hekurudhor në Kosovë zhvillohet me një gjatësi prej 333, 951 kilometra ( 591 mil.), prej tyre 103,4 kilometra linja industriale( linjat industriale janë linja lokale të cilat lidhin stacionin hekurudhor më objektet industriale nga të cilat transportohet malli i natyrave përkatëse  sipas industrisë apo prodhimtarisë).

Stacionet hekurudhore të Kosovës të cilat kanë disponua më këto linja janë pothuajse shumica e tyre në tërë territorin e Kosovës.

Nëse nuk më kanë kalu në harresë pas gati afro 30 viteve, mëgjithate ende I kamë në kujtesë.

Stacioni hekurudhor i Mitrovicës dhe Zveqanit, binaret industrial të lidhur më xeheroren e Trepçës, të fabrikës së akumulatorëve, fabrikën e baterive etj.

Stacioni hekurudhor Bellaqevc. Binari industrial për në aeroport dhe hangarin e aeroplanëve ushtarak.

Stacioni hekurudhor në Han të Elezit, binarët industrial më fabrikën e çimentos.

Stacioni hekurudhor në Pejë, lidhja më fabrikë e drurit, më fabrikën e autopsive “ Zastava”.

Stacioni hekurudhor në Prizren binar më dedikim fabrikave dhe objekteve industriale.

Stacioni hekurudhor i Klinës, binar industrial më xeheroren e Feronikelit ku është bërë transportimi direkt Kosovë-Rumuni më të ashtuquajtur trena “ marshut”.

Stacioni hekurudhor Xërxë, binar për fabrikën e miellit sillosin.

Linja hekurudhore e Klinë -Prizren, ka qenë e planifikuar për tu vazhduar për Shqipëri ani pse në ndërkohë është ardh deri në përfundim së, ma rentabile dhe kosto më të lirë kishte më qenë nëse nga Kramoviku vazhdohet për Shqipëri.

Industria gjakovare kryesishtë transportimin e mallrave përpos atij rrugor, është shfrytëzua stacioni Xerxës ku deri aty është bërë transportimi më kamion.

Transportimi i kromit nga xeherorja është bërë direkt në stacionin e Xërxes duke e bërë rezervimin e vagonave të natyrës së kësaj xehe të ashtuquajtur të hapur.

Organizimi i hekurudhave kosovare diku pas viteve 1966 ka filluar në përbërje më bashkësinë e hekurudhave të Kralevës ( ma par Kraleven e kanë quajt Rankobiqevë por që në ndërkohë, më kërkesën e qytetarëve të Kralevë ja kanë rikthyer emrin nga Rankobiqevé në Kralevë sepse, krali për ta ka qenë më i rëndësishëm së Rankoviqi. Për neve shqiptarëve ai ka qenë një dhunues i cili njohët më atë “Aksionin e armeve “ të viteve 1966 ku shqiptaret janë detyruar më ble armë sepse u është kërkuar për ti burgosë e maltretuar, ani pse kanë qenë në dijeni së nuk i posedojnë. Aso kohe, ka patë ikje ilegale nga Kosova për në Shqipëri për ta shpëtuar jetën).

Ma vonë, është themeluar Organizata Transportuese Hekurudhore e Beogradit në përbërjen e të së cilës kanë qenë të bashkuara, dy republikat dhe dy krahinat. Republika e Serbisë, e Malit të Zi dhe Krahinat socialiste të Kosovës dhe Vojvodinës.

Kjo formë e organizimit ka rezultue më Statute dhe norma juridike e profesionale në aspektin e zhvillimit të komunikacionit hekurudhor.

Ma vonë, ndahen hekurudhat e Kosovës nga ajo e Beogradit dhe e formojnë Organizatën Transportuese Hekurudhore Prishtina më seli në Fushë Kosovë e cila në përbërje ka patur përmbi 3000 punëtor të profileve të ndryshme.

Kanë egzistue katër të ashtuquajtura Organizata të Punës së Bashkuar të cilat ishin :

OPB- Komunikacion dhe Transporti,

OPB-Depoja e lokomotivave,

OPB-Telekomunikacioni dhe ajo ,

Për Mirëmbajtjen e Hekurudhave plus pjesa administrative lokale dhe qendrore.

Fushë Kosova, ka qenë nyja kryesore hekurudhore në territorin e Kosovës më një komunikacion shumë frekuentues lokal dhe ndërkombëtar.

Trena ndërkombëtar të udhëtarëve, të mallrave dhe treni “Afaristë Fushë Kosovë-Beograd dhe anasjelltas.

Pastaj, treni i shpejtë i udhëtarëve në përbërje të cilit kishte edhe “ vagon fjetje “ i cili nisej në orët e vona të mbrëmjes për të arritur në Beograd në mëngjese për takime afariste, politike etj.

Nuk është thënë së, zhvillimi i një shteti megjithatë është matur më zhvillimin e hekurudhave.

Në Evropë, hekurudhat ma moderne i kanë: Franca, Gjermania, Italia, Anglia dhe Spanja.

Në kontinentin e Azisë, janë të njohura hekurudhat Japoneze si për kah shpejtësia, saktësia dhe komoditeti.

Dimensionet e binarëve sipas gjerësisë nga pjesa e brendshme e binarit( shinës ) në Evropë është, 1435 mm për dallim nga ato të ish Bashkimit Sovjetik që është 1455 mm, më qëllim  që të mos qarkullojnë trenat drejt për  Rusi  gjatë luftës së dytë Botërore dhe, më vonë, nëse është deshtë të transportohet drejtë Rusisë, është deshtë të ndërrohen boshtat e vagonëve.

Një gjë është ma së e sigurt së, nëse Kosova mendon në ndonjë zhvillim të suksesshëm ekonomik, atëherë, duhet të investojë në hekurudha të cilat sipas asaj më sa jam ne dijeni, janë pothuajse fatkeqësisht tërësisht të shkatërruara,

Dëmet gjatë luftës dhe shkatërrimi pas lufte, duhet njëkohësisht të përgatitet kuadri profesional posaçërisht në shërbimet ekzekutivë të cilat nuk mundë të aftësohen pranë Universitetit të Kosovës pasi një lami të komunikacionit hekurudhor nuk e kanë patur pranë këtij Universiteti dhe, nuk besojë që e kanë edhe sot, posaçërisht në gjuhën shqipe.

Autori i këtij shkrimi, pas diplomimit në Universitetin e Beogradit Fakulteti për Komunikacion e lidhje dega e Komunikacionit hekurudhor, bashkë më disa kolegë i kemi përgatitur dy gjenerate në gjuhën shqipe por, më plasjen e demonstratave të viti 81 ky shkollim u ndërpre për të mbetur aty edhe pas suprimimit të Autonomisë nga regjimi serbe më ndryshimin e Kushtetutës së taknkave të Kosovës.

Ambasadori Grenell, si ekonomist, përpos komunikacionit ajror që ndoshta për tani është më shumë politik, por më insistimin lidhjeve hekurudhore jo vetëm më Serbinë por edhe vendet tjera( deri tani kemi lidhje vetëm me Maqedoninë e Veriut)është intenca që të këtë një zhvillim ma të hovshëm dhe të suksesshëm ekonomik.

Ka shumë gjëra për tu thënë në aspektin e rentabilitetit të transsportit hekurudhor, por, do të flasim herëve tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat