Pse kjo përçarje e madhe opozitare?

Opinione

Pse kjo përçarje e madhe opozitare?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 janar 2020 Në ora: 11:15
Sulejman Mehazi

Ditët e javët po kalojnë e Zgjedhjet e Parakohëshme Parlamentare në Maqedoninë Veriore po afrohen e asnjë shenjë bashkimi të opozitës shqiptare. Kjo na detyron të mendojmë se e patjetërsueshme është fitorja e BDI-së. Të kota janë përpjekjet e disa opinionistëve e intelektualëve të paktë që kritikojnë BDI-në e që përkrahin e bëjnë thirrje për bashkimin e forcave opozitare.

Bashkimin e opozitës shqiptare e kërkon edhe popullata shqiptare përveç krerëve karrieristë të opozitës shqiptare. Jo, jo kështu opozitë e nderuar shqiptare, nuk fitohet në këtë mënyrë partia me rënjë të thella 19 vjeçare pushtetare sikurse që është BDI-ja.

Ali Ahmeti e BDI-ja mposhten vetëm me të gjitha forcat e bashkuara opozitare e kurrsesi ndryshe. Po a nuk vëreni se këtë bashkim opozitarë e kërkon edhe Ali Ahmeti, siç vërehet edhe ai është lodhur nga pushteti e do të shkojë në opozitë. Pse atëherë ju të respektuar opozitë s'ia mundësoni BDI-së që të zbres poshtë në opozitë.

Pse kjo përçarje e madhe opozitare?, ç'është kjo urrejte e elitës opozitare ndaj njëri tjetrit?

A ende s'jeni mbushur me mendtë për gabimet gjatë Zgjedhjeve Parlamentare të 2016, kur  BDI-ja ju mundi për shkak përçarjes suaj. Ju e nderuar opozitë s'jeni të aftë të bashkoheni e në anën tjetër kërkoni ta udhëheqni shtetin.

Në qeveri nuk hyhet krye më vete e të përçarë, por me bashkimin e votave tuaja.

Popullata shqiptare është shumë e revoltuar me BDI-në, mirëpo ju opozitë nuk ia mundësoni që kjo revoltë popullore të derdhet në kutiat e votimit për ta dënuar BDI-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat