Zbatimi i ligjeve ekzistuese jo në favor të demokracisë dhe pluralizmit politik në përgjthësi

Opinione

Zbatimi i ligjeve ekzistuese jo në favor të demokracisë dhe pluralizmit politik në përgjthësi

Nga: Ali Kelmendi Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:06
Ali Kelmendi

Para së gjithash regjimi i një demokracie në përgjithësi është i karakterizuar nga e drejta e zgjedhjes. Drejtvotimi me vetëdije e bën qytetarin pjesëmarrës në pushtet të cilin e posedon më vetëdije dhe njëkohësisht kjo pjesë e fuqisë bëhet e drejtë për secilin qytetar. Atëherë, askush nuk ka të drejtë më shum së ai, në mënyrë që nuk do t’i nënshtrohet askujt, andaj është njeri i lirë. Kështu që drejtvotimi i kënaq të gjithë për nevojen dhe synimin e lirisë dhe atë të drejtësisë të cilat i përjeton çdo njeri.

Por së shpejti nganjeherë, në praktikë qytetari e vëren që edhe përkundër të së drejtes për zgjedhje, herë herë, përshkak të dredhive nga kapja e pushtetit, të ngjashëm me tonin, i bëhet e pamundur, që deshirat t’i realizohen në ralitetin politik. Tani prej tij kërkohet që t’i nënshtrohet shumicës. Kjo e ngushton - presionon më shumë prej mases popullore së sa nga pikëpamja e tij. Ka të ngjarë që kjo të merr permasa duke u bindur qytetaret mbi dinakeritë e pjesës së pushtetit dhe bëhet si masë e vështirë nga një materie e padukshme, e pushtetit ku idetë nuk lënë në përgjithësi kurrfarë përshtypje. Ashtu që mendimi i shumicës së masave bëhet mënyrë e nevojes së vërtetë për ndonjë ndërmarrje tjetër për të mbrojtur përspektiven e demokracisë. Ateherë, kur populli nuk bie dakord me normat absolute shtetërore, dhe ndaj tij shtohet dhuna në arritje të këtyre normave abstrakte! Andaj, nga mosrealizimi i parashikimeve të tyre masat ndërmarrin vendime me qellim të mirë për t’i jetësuar vetë kërkesat e veta. „Vox populli, vox Dei“

Shumica, është kriterium i gjithçkaje që mund të mirret me mend. E drejta e votimit në përgjithësi është kriterium esencial i hapur i një sistemi demokratik. Thjeshtë mund edhe të thuhet në përgjithësi që kjo e drejtë e votimit është një „komedi e pastër“, sepse dhënja e votes nuk është e siguruar dhe ajo jipet nën sundimin e pasigurisë dhe frikës.

Në rastin tonë frika është prezente, kur votuesit e shumtë nga diaspora nuk janë të sigurtë nëse vota e tyre arrin në vendin e duhur për t’u numëruar ose vidhet ose zhduket nga pushtetarët dhe personeli i numërimit të tyre, poashtu njejtë edhe për fletëvotimet vendore. Mbi të gjitha nuk ka më besim në ligjin zgjedhor të te cilin po e mban pushteti absolut së bashku me kryetarën e Këshillit zgjedhor. Numërimet dhe rinumerimet e shumta të 8 tetorit 2019, lënë dyshim të thellë në seriozitetin e drejtë të komisionit zgjedhor për numërimin e tyre. Duhet bërë ndryshime rrënjesore për ligjin për ri-zgjedhjet eventuale të ngutshme nëse kësaj herë nuk arrihen koalicionet, nën ndikim të interesave partiake të opozitës të cilat janë të kapura nga shteti. Zgjedhjet më së keqi po i ndjejmë ne diaspora pasi që nuk kemi të drejtë të votojmë kendej në diasporë, por nëse edhe do të votonim, pasi pushteti byrokratik për interesa vetjake e vonon postën për të mos arritur me kohë duke i shpallur fletëvotimet si të vonuara dhe të pavlefshme siç ndodhi në zgjedhjet e fundit!

Sugjestioni, për atakimin e ndjenjave lidhur me fletëvotimet, na drejton në gjykimin totalitar të pavarësisë individuale dhe kolektive të zgjedhësve duke u luajtur këtu një rrol i madh të frikës nga pushteti. Në demokraci mbrojtja mbështetët në kufijtë kur garantohën të drejtat individuale dhe kolektive e votuesëve.

Shumherë pushteti e qorton anonimtetin, për faktet që „ askush“ nuk është përgjegjes???!!!

Për funksionimin e demokracisë janë partitë e shumta e jo një parti e të vetme e cila mund të bëhet edhe parti kundër demokracisë. Nuk do të thotë që edhe partitë janë të gjitha pasqyrë ideale e demokracisë. Edhe më shumë parti demokracia e humbë shumllojshmerinë që e bën të nevojshme dhe përnjëherë ia jep format që ia mundëson të mos funksionojë.

në një parti nënkupton një lloj arti të caktuar, që jetën ta përceptoj në raport me natyrën dhe me miqët? Me këtë individi e obligon ekzistencën dhe regullimin në të tërë aktivitetin, që tërë kohen e lirë t’a përjetësoj me qellimin dhe përkushtimin ndaj partisë.

Partitë në një masë shërbejnë si enët e gjakut në trupin e njeriut; ato e kanë një qarkullim aktiv në mes të dëshires individuale dhe e mundësojnë politikën reale të shtetit. Dhe vërtetë me qenë “qarkullim“ i rrjedhshëm atëherë duhet që të qarkullojë në mes të subjektit personal dhe objektivitetit kolektiv. Me ndërmjetësimin e partive duhet që individi të ketë qasje në kolektivitetin objektiv dhe të kontribuojë organeve të tij të marrin rrugën e duhur, dhe në fund prap me ndërmjetësimin e partive duhet që objektiviteti kolektiv të pushojë, si fakt i rëndesishëm që mos të ngjajë e t’i përngjajë tiranisë, që ti lë pas subjektet vetanake. Nëse demokratet e kuptojnë më mirë demokracinë, atëherë qytetarët do të ndikojnë njëzëri në rezultatet e ndonjë referendumi ose të një plebishiti eventual gjithëpopullor.

Partitë i përkasin një trupi të shoqërisë. Si çdo trup ato kanë një të vërtetë materiale që e ofrojnë frymën e tyre për qellime parimore. Ato duan ta rrisin mundësinë dhe synimin e lirisë. Si çdo trup ato nuk janë vetëqellimi, por ato nuk mundën t’i shërbejnë qellimit të tyre, nëse ato zhdukën dhe nëse ato dobësohen. Si çdo trup atyre u nevojitet aktiviteti, aty në rrafshin politik, që quhet pushtet me vetëqellim t’i vihen atij në varësi. Demokratët e vërtetë duhet t’i qasën në brendësi aparatit shtetëror, pasi që përbrenda tij sundon kryeneqësia e aparatit, e cila drejpërdrejt e bestytnisht me frikë i ngjesin përsonat udhëheqës nëpër fotelet e tyre me tabutë e tyre të shumta, si gjithnjë që kristalizohën në organizmat social të jetës së përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat