Vjen thirrja publike për Glauk Konjufcën

Opinione

Vjen thirrja publike për Glauk Konjufcën

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 26 janar 2020 Në ora: 21:56
Glauk Konjufca

Zoti Konjufca, të lutëm për hir të Kosovës, për hatër të rinisë për nevojat e skamnorëve, mos e degjo, as Albinin, as Kryesinë por, dil mbi partinë e dili zot Kosovës.

Të lutem jep dorëheqje nga posti i Kryeparlamentarit dhe ktheja shpresën Kosovës.

Do të mbetesh në historinë e një shteti parlamentar për të cilin e sakrifikove postin përderisa ata që janë në varre, e sakrifikuan jetën për lirinë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Momenti në të cilin gjendet Kosova, lëshimi i postit të Kryeparlamentarit për ta zgjidhe ngërçin dhe për t’ia shuar synimet e pushtetarëve të deritanishëm, tani e ke rastin të hysh në një histori për një vepër për të cilën shteti ka nevojë.

Shpëtoje Kosovën nga Serbia dhe argatët e sajë. Unë, më të dy duart dhe me terë vullnetin pa hezitim, do ta bëja.

Bëje zoti Konjufca. Të thërrasin zërat të rinjve, fëmijëve dhe atyre që kanë mbet në gjendje të rëndë ekonomike, sociale e shëndetësore.

Ndërprerje eksodin e të rinjve, ardhmërinë e Kosovës që po ikin përditë nga atdheun tyre i quajtur Kosovë. Lëshohu në lëkurën e tyre për një moment.

Kaq mundësh më bë, kaq e ke kaçikun. Hynë në histori për të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat