Pse Kosova ka nevojë për një qeverisje të ardhshme LVV dhe LDK

Opinione

Pse Kosova ka nevojë për një qeverisje të ardhshme LVV dhe LDK

Arbnor Sadiku Nga Arbnor Sadiku Më 27 janar 2020 Në ora: 12:54
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Po nisi këtë shkrim, me thënien e madhe të ish Presidentit amerikan Teodor Rusvelt i cili kishte thënë se “Fjalët janë Instrumente”, dhe unë them se ne duhet të i përdorim ato. Gjithashtu, sipas Johan. A. Barnes vlen të theksohet se komunikimi është thelbi i udhëheqjes, ai sugjeron që ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni me vartësit tuaj, me shefat, kolegët brenda dhe jashtë organizatës, si dhe me publikun. Pra, aftësia kryesore e udhëheqjes së dy liderëve politik : Albin Kurti, LVV dhe Isa Mustafa, LDK, e që po përpiqen të bëjnë marrëveshje politike, apo koalicion qeveritar duhet të jetë komunikimi reciprok. Po e marrim një shembull sesi p:sh ish presidenti amerikan “Kennedy”, ishte bërë lider i madh dhe me shumë famë në Amerikë duke shfaqur një komunikim brilant, duke përdorur si instrumente “retorikën imponuese, dhe argumentet bindëse”.

Pra, në këtë kontekst Diplomacia/negociata, bisedimet janë mjete që i zgjidhin problemet, grindjet apo mosmarrëveshjet në mes partive politike, dhe jo vetëm, edhe në Kosovë këto forma të negociatave mund përdoren për të mirë, si në rastin e bisedimeve për koalicion në mes të LVV-s dhe LDK-s, kurse, si instrument i saj mund të jetë “komunikimi i ndërsjellët”.

Këto forma, apo thënë më mirë teknika dhe mjeshtri të zgjidhjes së kontesteve politike në mes të partive politike në Kosovë, midis LVV-s dhe LDK-s, si : bisedimet, negociatat, pa dyshim, që zgjasin ndonjë herë edhe më shumë seç e kemi parashikuar ne, por në fakt, nëse ka një komunikim të sinqertë dhe parimor midis liderëve politik, mund të sjellin rezultate të pa numërta, dhe efikase në fushat sikurse : Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, shëndetësia mirëqenia sociale, si dhe integrimet evropiane, etj.

Ndaj, edhe si konkludim mund të themi se qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet ndërtohet sa më parë, duke u bazuar në premisat e një qeverie paqedashëse, e cila zgjidhjen e problemeve e sheh përmes mjeteve të arsyeshme, dhe kontribuon në krijimin e një uniteti të përgjithshëm qytetar, në kuptimin që votën qytetare të marr nga votuesit e Kosovës në zgjedhjet e fundit më 6 tetor 2019 ta vendosin në përputhje me vullnetin qytetar të dy partitë më të mëdha politike në vend, si Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurti-n, po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mandataren Vjosa Osmani do duhej ta lexonin drejt votën qytetare, që Opozitën e djeshme ta bëjnë pushtetin e sotshëm. Ky është obligim për të dyja palët, në këtë rast për LDK dhe LVV, sepse kështu foli sovrani para së gjithash në zgjedhjet e fundit të mbajtura me 6 tetor 2019.

Andaj, z. Kurti dhe z. Mustafa, konsideroi sesa më parë që e bëni qeverinë, aq më mirë do ishte për Kosovën, pra, “Sot është vonë dje do të ishte më mirë”, të formohej qeveria e Kosovës me mandat (4) vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat