Serbia e do një Kosovë pa shqiptarë të Kosovës!

Opinione

Serbia e do një Kosovë pa shqiptarë të Kosovës!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:44
Dr.Nijazi Halili

Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shenjt serbe, përgatiti platformën në veprën famkeqe “ Naçertanje ”, e cila bazohej në programin e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë. Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Çubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviçi, Trajkoviçi, Millosheviçi … këto forma të luftës me shqiptarët etnik të Kosovës arritën t’i adaptojnë, varësisht prej rrjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin që mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit të fashizmit të heshtur që veproj në formë institucionale, pa ndonjë reagim serioz nga jashtë.

Kjo politikë fashiste dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, mund të jetë si mostër e krimit të organizuar shtetëror, gjithnjë duke u mbështetur dhe vepruar në kuadër të institucionit. Urrejtja patologjike e tyre ndaj një populli të pafajshëm, e ka gjenezën thellë në shpirtin dhe qenien e okupatorëve karpatian.

Në shërbim të kësaj politike serbomadhe është edhe mbajtja nën okupim e veriut të Kosovës. Kohëve të fundit, opinioni publik në Serbi dhe në vendet tjera ballkanike gjithnjë e më shumë po heton ngjashmëri të gjendjes aktuale me atmosferën e krijuar para vitit të ´90-ta, pra para fillimit të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Janë gjithnjë e më shumë zëra që tërheqin vërejtjen për vazhdimin e politikës serbomadhe të Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave (1896).

Çdo marrëveshje e arritur mes palës serbe dhe kosovare është thikë pas shpine për ne, pasi që Serbia e do tokën e Kosovës, e do një Kosovë pa Kosovar. Autori është anëtar i Akademisë Shqiptare –Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Profesor Universitar.

Dr.Nijazi Halili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat