Më shpejtë janë marrë vesh Alija Izetbegoviç më kriminelin Millosheviç në Dayton Ohio, se VV-LDK?

Opinione

Më shpejtë janë marrë vesh Alija Izetbegoviç më kriminelin Millosheviç në Dayton Ohio, se VV-LDK?

Nga: Hafiz Shala Më: 27 janar 2020 Në ora: 22:43
Hafiz Shala

Aty është biseduar për krimet monstruoze ndaj popullit boshnjak nga Hitleri i Ballkanit i cili, vetëm në Srebrenicës, brenda një dite janë likuiduar 8000 fëmijë, burra e gra të pa armatosur.

Dhe, u pajtua Alija Izetbegoviç edhe pse u nënçmua e u poshtërua nga Millosheviçi, për hatër të viktimave dhe të familjarëve të tyre duke ju dridhe dora, penda e truri, e nënshkroi.

E ju zotëri sot po flitni për parime, “nënçmime, përulje” nga cilado parti qoftë dhe, nuk hiqnin dorë nga qëndrimet kësaj apo asaj partie.

Zoti Kurti dhe zonja Osmani, respektivisht VV- je dhe LDK, po i bie së i keni mashtruar e vënë në lajthitje elektoratin.

Nëse zoti Kurti si mandatar për Kryeministër, megjithatë përgjegjës kryesor dhe i obliguar, ndërsa, zonja Osmani e merituara kryesore për suksesin e LDK-së, duhet të reflektojnë ndryshe dhe, nuk mund të mos jenë përgjegjës karshi atyre të “sofrës”së dytë që, ti qetësoni dhe të mos flasin vend e pavënë, sepse po e pengojnë marrëveshjen, nëse, zoti mos e dashtë jua keni dhe detyrë që, ata të “ bluajnë eger” për të jua mat pulsin kundërshtarit.

E di nga përvoja e ime në kullat e Dukagjinit kur flitej për pajtim në mes të familjeve të hasmuara dhe nuk dëshironin që të pajtoheshin, atëherë, një mashkull nga fundi I kullës ( siç e quajtshin ”trapazan”), e shitshin më fol dhe, i zoti i shtëpisë ju drejtohej atyre që ishin ardhë për ti mbaru, ju thoshte, meshkujt e minuk po pajtohen.

A na qenka autoriteti i të dy partive ma i rëndësishëm së ai i Republikës së Kosovës dhe i popullit icili më klithmat e S.O.S ( shpëtoni shpirtrat tanë ) nga “ Titaniku “ i cili, po mos të ndërmarrën hapa urgjent, do të fundosët.

O zot i madhe a kaq poshtë kemi ra dhe kaq ulët ka ra vetëdija e jonë humane, njerzire e kombëtare.

Pleqtë e urtë, kur e kanë marrë misionin e pajtimeve në mes të dy familje më ngatërresa, ju kanë fol të dy palëve së, e kanë dalash dhe gabim që nuk jua pranon e arsyeton askush.

Është turp dhe për habi së si silleni më popullin sikur ju jeni “shpëtimtaret” e tyre.

Por, ju, nuk jeni shpëtimtarët anipse ata jua dhanë këtë epitet duke dashur që të ju ngritin në atë nivel në të cilin, nuk na qenkeni.

Shpresa ka mbet të zoti, por, mos harroni së edhe dënimi ju vjen nga zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat