Ismail Kadare, me rastin e 84 vjetorit të lindjes

Opinione

Ismail Kadare, me rastin e 84 vjetorit të lindjes

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 janar 2020 Në ora: 00:49
Sulejman Mehazi

Ky fenomen i letersisë është befasia më e këndshme për kulturën dhe letērsinë tonë  kombëtare. Ismail Kadare është maja më e lartë e relievit tonë letrar, është ajo majë të cilēn për së pari herë e kapin rrezet e diellit mëngjesor dhe për së mbrēmi

herë e braktisin rrezet e diellit në perëndim.

Atëherë kur errësira komuniste i rrafshoi kodrat dhe luginat, kjo majë ngrihej lart e më lartë njësoj si Piramida e Keopsit.

Ky artist me prirje homerike vjen nga qyteti i Gjirokastrēs, ku edhe u lind më 28 janar, 1936. Në  Gjirokastër pat lindur edhe babai i gjuhës shqipe Eqrem Çabej,

këtu pra lindi gjenerali dhe ambasadori i prozēs shqipe. Studimet do t’i vazhdojë

në Tiranë, kurse specializimin e letërsisë në Institutin “Gorki” të Rusisë.Tani jeton në Paris dhe gëzon të drejtën për të vizituar

e jetuar në Shqipëri. Kontribut të veçantë ka dhënë për çështjen e Kosovës, në kêtë drejtim ai vazhdon të jetë i angazhuar

dhe sot e gjithë ditën për çështjen kombëtare.Vlen të pērmendim librin ”Ra ky mort e u pamë”,që është një abetare për historinë tonë kombëtare.

Hapat e para në krijimtari i bëri qysh si nxënës i gjimnazit të Gjirokastrës, respektivisht

që në vitin 1954, si gjimnazist  boton përmbledhjen me poezi: ”Frymëzime djaloshare”,

kurse dy vjet më vonë, si student i Universitetit të Tiranës e boton librin e dytë ”Ëndērrime”. Edhe njëra

edhe tjetra pērmbledhje kanë të bējnë me preokupimet e tij rinore, me gëzimet dhe hidhērimet e jetës.

Mirëpo, pas botimit të librit ”Shekulli im”“Koha” dhe “Përse mendohen këto male”,

Ismail Kadare mendohet se do të jetë një krijues i cili jo vetëm që do të premtojë, por letërsinë tonë do ta begatojë mevepra të mirëfillta letrare.

Që më vonë veprat e tij do të përkthehen në më shumë se gjysma e gjuhëve botërore.

Pra, këtu shihet se vlerat letrare të tij do shpërthejnë kufijtë

e Shqipërisë. Në këtë drejtim mjafton ta përmendim romanin”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i cili është përkthyer në më se 100 gjuhë të huaja.

Ismail Kadare veprimtarinë letrare e nisi me poezi dhe është treguar poet i suksesshèm, madje edhe

proza e tij është e stërpikur me shprehje lirike.

Si poet ai është i njohur me shpirtin e popullit të vet, andaj gjithnjë ka gjurmuar pas pikave

përkuese mes mitit dhe legjendës. E ka njohur folklorin e popullit të vet, ka shkruar nën ndikimin e traditës shqiptare e veçanërisht

është i ndikuar nga Rilindasit tanë, andaj vargu i tij është i ashpër si vargu i Fan Nolit dhe Migjenit, por është edhe i butë si vargu i Naimit dhe De Radës. Vargu i Ismail Kadaresë

ēshtë i ngjeshur, i dendur në krahasim me të befasishmen.

Mjafton ta kujtojmë tokën shqiptare të cilën në të katër anēt

e kafshojnë qentë. Mjafton ta kujtojmë pranverën e Shqipërisë, kur pas shirave të prillit duket e shpērlarë dhe i përgjet vajzës

së pastër pas takimit të parë. Mjafton ta kujtojmë vjeshtën e cila është si ajo luaneshë e cila i shkund kriket. Të gjitha këto krahasime dhe figura tjera, poezinë e Ismail Kadaresë e bëjnë më të afërt dhe më të ngrohtë me lexuesin. 

Le të na kujtohet ikja e Mojsi Golemit, troku i kalit të tij nēpër errësirë, zjarret e ushtarëve

të Skenderbeut nëpër male, era dhe pelerina e këtij tradhëtari të penduar. Në ikje të sipēr

drejt lindjes hy shkrimtari ndërmjet dhe ia bën me dije se kurrkush nuk të vjen pas, kërrkush nuk të ndjek, pos ndërgjegjes tënde.

Tradhëtia kjo plagë e kahershme është prezente edhe sot. Le ta kujtojmë poemin të Kadaresë

“Laokonti” nxjerrur nga legjenda greke nga lufta mes grekëve dhe trojanëve. Laokonti, ky famulltar i regjur, po dhe atdhetar i kalitur, e kundërshton hyrjen e Kalit të Trojēs në qytet.Prandaj perëndesha Athina, e cila e mban anën e grekëve, e dënon atë, i dērgon gjarpërinjtë e tmershëm

dhe Laokonti bashkë me dy djemtë dënohet rëndë. Laokonti na kujton

dramat e Shekspirit ku vrasjet dhe helmimet përgatiten nëpër zyrat e kancellarive, ato kryhen pas

mesnate, kurse viktimat qahen e vajtohen në pikë të ditēs.

Vrasja e Laokontit është krim politik, i cili ndodh edhe në ditët tona, dhe atë pas shpine. Këtu Ismai Kadare ia tërheq vërejtjen edhe kohës së vet, mandaj edhe të ditëve tona.

Përbindëshat janë prezent edhe sot e kësaj dite duke gēlltitur qytete, trotuare, godina dhe kasolla, andaj të keqes t’ia presim hovin sa më larg, para se të mbërrijë ajo në oborret tona, sepse e kotë do të jetë çdo përpjekje e mēvonshme sepse atëherë nuk do të ndihmojnë as dyert e dritaret e mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat