Klinikat private estetike dhe manipulimi i opinionit - Bota Sot
Klinikat private estetike dhe manipulimi i opinionit

Opinione

Klinikat private estetike dhe manipulimi i opinionit

Nga: Mr. sc Shpend Salihu Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:39
Mr. sc Shpend Salihu

Siç dihet në Kosovë, janë hapur shumë klinika private estetike dhe ofrojnë shërbime me çmime shumë të larta në treg edhe pse niveli i jetesës është shumë i ulët në Kosovë, dhe garantojnë sukses në shërbimet e tyre ndaj klientëve.

Për shembull Klinikat e flokëve po e ceki në veçanti Klinikën Sante Plus në Prishtinë, ofron shërbime të ndryshme estetike përfshirë edhe shërbime për transplatim të flokëve, duke garantuar mbjelljen e rreth 5500 qimeve e kur të shkojshë të bësh trajtimin të mbjellin dikund 3500 ose 4000, qëllimisht vetëm që të detyrojnë të i nënshtrohesh edhe një seance tjetër me qëllim të zhvatjes së klientëve, e këto klinika në ofertat e tyre ofrojnë edhe losione e shërbime tjera e medikamente për pacientët e në të vërtet nuk i përmbahen obligimeve kontraktuale me klientët që firmosin marrëveshje me to.

Andaj është obligim i komisionit të shëndetësis të i trajtojë ankesat e klientëve dhe rregullisht të verifikoi dhe kontrollojë funksionimin e këtyre klinikave, se çfarë trajtimi po u ofrojnë klientave dhe çfarë stafi mjekësor kanë të angazhuar se a janë ata mjekë dhe stafi administrativ të kvalifkuar për ofrimin e shërbimeve pacientëve që shkojnë për trajtim mjekësor në klinika e gjithashtu edhe administrata tatimore duhet të i kontrollojë dhe verifikoi se a i paguajnë obligimet tatimore dhe a u lëshojnë kupona fiskal pacientëve të tyre, sepse pos që dëmtohet pacienti po ashtu edhe zhvatet arka shtetërore me shmangien e obligimeve tatimore. Këto klinika bëjn gjëra që shumë shtete me mjekësi të avancuar nuk kanë arrritur të i përsosin duke mos llogaritur fare jetën dhe shëndetin e pacientëve e siç dihet pacientët dikush nga nevoja e dikush nga kurreshtja i nënshtrohen intervenimeve kirurgjikale e më pas e pëson shëndeti i tyre, para ca kohësh kishim rastin në Shqipëri kur pacienti iu nënshtrua një intervenimi për zvogëlimin e stomakut ose lukthit e vdiq gjatë ndërhyrjes, andaj është obligim i komisioneve shëndetësore të i kontrolloi dhe verifikoi punën, veprimtarin, stafin mjekësor dhe administrativ në mënyr që të bindet në kuadrin se a i plotëson kriteret klinika e caktuar për të funksionuar apo jo.

Siç dihet kemi patur raste me klinika medicinale kardiologjike e kardiovaskulare etj të cilat kanë bërë ndërhyrje e më pas është vërtetuar se pacienti nuk ka patur nevojë për një intervenim të tillë, gjithashtu edhe në klinika estetike ndërhyrjet për zvogëlim të stomakut, për estetik të këmbëve si dhe për heqje të rrudhave e transplatim të flokëve janë hapur të shumta, por shumë pak prej tyre i plotësojnë kriteret që të punojnë dhe veprojnë, aq më tepër se pos që nuk iu përmbahen ofertave dhe marrëveshjeve kontraktuale ato edhe nuk japin garanci për pacientët se a do ketë efektin e kërkuar dhe garantuar nga klinika një ndërhyrje e tillë , andaj duhet të i apelohet Ministrisë së Shëndetësis që të i kontrollojë shumë në mënyr më strikte këto klinika.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat