Qeveria teknike, zgjidhje e  përkohshme por e domosdoshme! - Bota Sot
Qeveria teknike, zgjidhje e  përkohshme por e domosdoshme!

Opinione

Qeveria teknike, zgjidhje e  përkohshme por e domosdoshme!

Nga: Ilir Ejupi Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:57
Ilir Ejupi

Vendi ndodhet përpara temave nacionale të rëndësishëme dhe vendimtare për të ardhmen e vendit, si bisedimet me Serbinë, liberalizimi i vizave, luftimi i korrupsionit, reforma në sistemin zgjedhor, forcimi i institucioneve të drejtësisë dhe arsimit, avansimi i politikave zhvillimore në ekonomi dhe shëndetësi, reforma rrenjësore në administratë etj., tema të cilat duhet të shtyhen përpara dhe të marrin kahje pozitive dhe të drejtë.

Deklarimet se qeveria e ardhshme do të deshtojë sepse ka përballë tema të rënda është gabim, sepse temat nacionale nuk duhet të ndërlidhen me suksesin ose mos suksesin e një partie politike, por duhet të ndërlidhen me interesin e vendit. Pra, nuk duhet asesi të na gëzojë dështimi i qeverisë përballë temave nacionale.

Për temat që janë të rëndësishme për vendin duhet që, të gjitha partitë politike të marrin përgjegjësi.

Andaj, një qeveri teknike, me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare, e cila do të merrte përgjegjësi për këto tema, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për këtë situatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat