Jo, jo, më përafrime të njëanshme, nuk mundë të arrihet kurrfarë marrëveshje - Bota Sot
Jo, jo, më përafrime të njëanshme, nuk mundë të arrihet kurrfarë marrëveshje

Opinione

Jo, jo, më përafrime të njëanshme, nuk mundë të arrihet kurrfarë marrëveshje

Nga: Hafiz Shala Më: 28 janar 2020 Në ora: 23:30
Hafiz Shala

Zoti Kurti, unë dua të të fajësojë ty së pari sepse, më veprimin e njëanshëm duke e zgjedhur zotin Konjufca në krye të Parlamentit pa marrëveshje, e ke komplikuar situatën aq shumë sa që, në një mënyrë e keni irrituar LDK-në si partner të vetmin të deklaruar dhe pranuar nga të dy palët.

Ky veprim ma shumë i ngjanë një ngutje për përfitim së një mirësjellje Kurtit.

Nëse ke dalë në vendin e parë, nuk nënkupton së mundë të sillesh së je edhe fituesi edhe siç i quajnë këtu në SHBA, National Popular Vote, më një dallim prej 15000 votash duke krahasuar p.sh. kur në zgjedhjet e vitit 2016 anipse fitojë Donald Trump më Electoral vote që është në bazë të Kushtetutës amerikane, ajo i ka patur mbi 3 milion National Popular Vote dhe, doli humbëse.

Pra, ti ke dalë i pari dhe, ti je ai që duhesh më lëshuar pe. Konjufca duhet të jap dorëheqje dhe ta zhbllokoni ngërçin.

Zoti Kurti, nuk ishte mirësjellje e jotja kur deklarove së, gjysma e kohës është humbur duke ja shpjeguar anëtarëve të shteteve të Quintit, që e nënkuptova së dikush aty nuk e fletë anglishten dhe “ humbet kohë”.

Nëse nuk lëshohesh në tokë,mprej qiellit nuk arrihet marrëveshje.

Kjo është tragjedi për popullin e Kosovës i cili jua dha bekimin.

Marrëveshja nuk mundë të arrihet nëse shkoni sipas asaj: banë çka të bajshë, livadhin lema mue.

Pra, faji i takon Vetëvendosjes si parti e parë dhe si “ menagjuese” reformimit të Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat