Krimi i organizuar po e rrezikon sigurinë e shtetit të Kosovës!

Opinione

Krimi i organizuar po e rrezikon sigurinë e shtetit të Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 29 janar 2020 Në ora: 18:33
Ismail Muçiqi

Vrasja e Policit të Kosovës Sami Thaqit në Zhurrë si dhe plagosja e dy policve tjerë është sinjal se krimi i organizuar dhe kriminelët viteve të funditë po veprojnë në mënyrën më ekstreme në Kosovë. Ky fenomen qe nga paslufta u bart nga vendet e ndryshme të perendimit dhe më gjërë, për tu instalue në Shqipëri Kosovë Maqedoni, ku motivë kryesorë është pasurimi përmes formave të ndryshme të tregëtisë me drogë, prostuticionit, pastrimit të parasë, tregtisë me armë si dhe format tjera të cilat po rrezikojnë lirinë dhe sigurinë e qytetarve të Kosovës.

Qe nga paslufta krimi i organizuar ishte instaluar në pjesën veriore të Kosovës përkatësishtë në Komunatë Mitrovicë e veriut Leposaviqë Zubimpotok përkatësishtë afër kufirt me shtetin e Serbisë ku kriminelët kishinë hapsirë dhe mundësi për të vepruar kundër ligjitë dhe rendit kushtetues. Të dhënat tregojnë se disa shtete të Ballkanit të cilat kan mbetur të pa reformuara, ku ligji sfidohet gjithnji më shumë grupet e ndryshme kriminale po arrinë të koncentrohen duke u marur me veprimtari kriminale antiligjore, dukuri këto të cilat po e shqetsojnë qytetarin e Kosovës dhe më gjërë. Kriminelët gjithandej Botës hulumntojnë dhe kërkojnë ambientë të përshtatshëm për të vepruar më lehtë për interesat e tyre pesonale apo grupore.

Ne këtë drejtim krimi i organizuar ka marë përmasa dhe është duke vepruar në Shqipëri. Këtë më së miri e vertetojnë kronikat e zeza të cilat janë po thuajse të përditshme në medijat dhe agjencionin informativ shtetrorë. Këto banda të cilat u trajnuan (u kalitën) nëpër qendra të ndryshme të Evropës duke u marur me krim të organizuar disa here u shenjestruan, u burgosën dhe u ndoqën nga vendet në të cilat qendruan dhe vepruan vite me radhë.

Tani kur Shqipëria dhe Kosova po ballafaqohen me krizë Instuticionale në drejtim të sundimit të ligjitë kundër krimit të organizuar,dhe dukurive negative grupet e ndryshme të Boseve të drogës kan deportue edhe në shtetin e Kosovës. Jemi dëshimtarë të ngjarjeve kriminale që ndodhën gjatë vitit 2019 si në plaqkitjën e shtëpive nëpër vendbanime të ndryshme me që rastë humbën jetën edhe familjarë të pa fajshëm duke mbrojtur pragun e shtëpisë e deri te vrasja e rojtarit të Pyllit që ndodhi kohë më parë afër liqenit të Badocit. Shoqoria Kosovare decenje me radhë qe nga oxhaku i familjes e deri tek Instuticionet shkollore më të larta gjithnji prioritet ka pasur parandalimin e deportimit dhe përdorimit të drogës dhe lëndeve tjera narkotike tek gjenerata e re.

Mirepo edhe për kunder kësajë kjo dukuri e shëmtuar po shtohet gjithnji e më shumë nëpër vendet e ndryshme të Republikes së Kosovës Eshtë momenti që mekanizmat përkatse të shtetit të vedisohën dhe të aktivizohën kundër kësaj të keqje e cila po e rrezikon jetën sigurinë e njerzve të pa fajshëm sikur kjo e fundit që ndodhi në zhurrë afër Prizrenitë ku humbi jetën në detyrë Polici Sami Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat