Kryeneqësia e liderëve partiakë të LDK- së, me rastin e „thyrjes së bukës“ kolektive  dhe ndarjes së pashmangshme të partisë

Opinione

Kryeneqësia e liderëve partiakë të LDK- së, me rastin e „thyrjes së bukës“ kolektive  dhe ndarjes së pashmangshme të partisë

Nga: Ali Kelmendi Më: 30 janar 2020 Në ora: 09:43
Ali Kelmendi

„Në bashkësitë familjare të mëdha e të vogëla shqiptare, kur në mes të familjarëve fillonte të përfolej ndarja, thuhej së: „buka është thyer“ dhe njëkohësisht pritej që herët a vonë do të ndodhte edhe ndarja e vëllazërisë si pasojë e mosmarrëveshjeve  e problemeve tjera si edhe  apetitet e djemve të rinjë  për ta marrur  „zotshpillakun“  e shtepisë. Pas një luftë të heshtur mesvëllazërore përfundimisht ndodhte edhe ndarja“.

Tani po u kthehëm këtyre „zotshpillaqeve“  partiake. Po filloj me partinë e LDK-së që fillimisht ishte Partia më e madhe dhe asokohe simbol i Pavarësisë dhe ardhmerisë së Kosovës e formuar nga Dr. Ibrahim Rugova me bashkëpuntorët  dhe e udhëhequr prej tij deri në vdekje, mjerisht pa e mbërritur Shpalljen e Pavarësisë së shumëpritur nga ai. I ndjeri e udhëhoqi atë afro një dekadë dhe me meritë quhej dekada rugoviste. Më pastaj filloj lufta për trashegimërinë e saj.

Partinë e mori me meritë Dr. Sejdiu dhe e udhëhoqi në frymën rugoviane derisa atij iu grabitë nga Isa Mustafa me ndihmën e Thaçit në krye. Isa grabiti Partinë dhe më  vonë u bë edhe Kryeminister i saj dhe si shpërblim e ngriti Thaçin në postin e presidentit. Këtu fillon aleanca e Isës me Hashimin dhe me bashkëpartiket e tyre. Me këte Isa e devijon partinë nga rruga e rugovizmit së bashku me Hashimin dhe LDK-ja bëhet simotër të PDK-së. Udhëheqjen e sajë e bën Isa, por mbi krye me këshilla e urdhëra gjithnjë e kishte dhe e ka edhe sot  Hashimin. Janë bërë si vëllezër Siamez dhe nuk mund të çkapën, pasi që të gjitha të këqijat dhe tradhtitë i kanë të përbashkëta.

Asokohe si ministër të finansave në diasporë e caktoj dr. Rugova. Isa i vogël ia ndalojë edhe të hollat për rrugëtime Presidentit. Me  3 %  bënë e çka s’bënë  së bashku me Bukoshin! Benë e çka s’bënë me Bankën e Dardanisë në Tiranë!. Posa e uzurpojë LDK-në e u bë Kryeministër; nënshkroj „ Zajednicën“ me pasoja shumë të rënda për qeverisjen e shtetit së bashku më pakicën sërbe. Na e la kopilin në derë. E dëtyroj ministrin e brendshëm Hysenin ta nënshkruajë demarkacionin së bashku me Hashimin. Benë platforma si më e bërë Hashimin kryetar shteti. Pasi u bë kryetar Hasha njëkohë e harroj Isën. Shumë vonë e kuptoj Isa, dhe i tha së e mashtroj. Mirëpo, Hashës kur i duhej Isa me ratifikua demarkacionin prap u lidh me të.  Edhe tani prap me Isën i lidhur për mos ta bërë koalicionin me VV-në dhe pas dështimit t’ia jap Isës dhe LDK-së si mandatarë të dytë për ta bërë qeverinë me PAN-in dhe Hashimin prap kryetar.

 Si mundi Isa me bërë aso platforme më parë, që të te gjithë LDK-istat deputet ti dëtyrojë ta ratifikojnë demarkacionin. Ishte një fraksion i deputetëve që fillimisht thoshin zeshëm së nuk do ta votojnë kurrën e kurrës ratifikimin e tij. Ratifikimi nga ana e tyre ishte një precedan në historinë tonë të re.  

E paskan pa ditur së Kosova po boshatiset dhe nuk i duhet askujt toka e jonë. Hashimi me Vuçiqin - Ramën  dhe Baton Haxhiun e planifikuan edhe ndarjën e Kosovës, për ta coptuar  Mitrovicën Veriore  dhe dhënë Sërbisë.

 Me kujtohet shum mirë kur Baton Haxhiu haptas thoshte në Klan Kosovën e tij,  që ta lemë veriun, mendonte në Mitrovicën e Veriut, të shkojë më Serbinë. Kur u pa në televizionin TOP Chanel në bisedë me Z Haradinaj ai ishte sorollatur duke gënjyer së kurrë nuk kishte folur për ndarje ! Andaj që sa kohë rinia dhe kuadrot e shkolluara migruan duke ikur ndoshta jashtë si « Lumi pa kthim « ! »Fatkeqësi pas fatkeqësie.

Tani edhe njëherë po i kthehëm pasusit të parë për përfoljen e « bukës së thyer » Antirugovistët po e mbajnë partinë në një karantinë, si të ishin të sëmurë nga » Koronavirusi ». Askush nuk guxon të kontaktojë me ta dhe as këta nuk guxojnë të dalin nga karantina. Fituesja më të madhe e votave z, Vjosa Osmani  gjithnjë përcjellej së më ke ajo do të kontaktonte dhe çfarë deklaratave do të ipte lidhur me koalicionin me Albin Kurtin.  Ajo që në fillim ishte e bindur në një koalicion të vetëm me LVV-në. Kjo i frikësonte kundërshtarët në krye me Isën, dhe Veliun me Hazirin i quante « burreca, analfabetë idiotë, debilla »

 (google.press). Ndërsa, këta të rinjtë si Driton Selmanaj ishin shum të ashpër ndaj saj ! Dritoni tani byrykatët më ze të lartë ndaj Vjosës e cila ka më shumë 11 herë vota së Dritoni. Për Vjosën thotë : Model i gabuar i vendimmarrjes dhe politikë bërjes. Dhe së nuk pajtohet me qëndrimet e partisë dhe ndërton karrierë në kundërshtim me vendimet e partisë ( Gazeta express) dhe poshtërisht nga Dritoni i thot Vjosës : Është e udhës të largohet nga partia » LDK-ja ndaj deputetetëve që byrykatën zeshëm si Dritoni, njejtë si demat në koridat spanjole ndaj toreadorëve,  i nevojitën partisë më së shumti për t’i ngritur në postet e larta në hiearkinë e partisë. Ndërsa, Burdushi po ju thotë së : LDK-ja »ka mësysh dhe magji dhe së duhet unë me i spërkatë »

Jam i bindur së brenda LDK-së janë të gatshëm më shumë së gjysma e deputetëve të ndahën prej saj. « Thyerja e bukës » është përmendur dhe ajo veç vonim së shpetim s’ka pa u ndarë dëputetët rugovistë prej atyre isovisto - hashimistë. Deputetët e legjistraturës së gjashtë kanë gabuar rëndë njëherë kur e kanë ratifikuar demarkacionin dhe tani kërkohet të bëhën të padëgjueshem ndaj urdhërave të Isës me kompani dhe kryeneqësive të tyre për të marrur vendime në interes të popullit dhe shtetit.

 U propozoj që votën e tyre t’ia japin koalicionit me LVV-jen dhe në ndërkohë kur të stabilizohën ta ripërterijnë frymën rugoviste duke e majtur emërin e njejtë – ndoshta më ndonjë germë sa për dallim nga ata antirugovistat. Me besoni që do të keni mbështetje si nga rinia dhe klasa përparimtare shqiptare në diasporë dhe brenda Kosovës. LVV-së do ti nevojitej edhe ndonjë parti si AAK-ja dhe pakicat që ta formojnë qeverinë dhe përfundimisht ta nxjerrin vendin nga kriza që e ka kapluar  nga kundërshtarët dhe frikacakët të lidhur me krimin e organizuar të cilët nuk duan ndryshim por duan ta  mbrojnë vetën dhe të kaluaren e tyre kriminale dhe tradhtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat