Kur flitet për koalicionet politike, kuptohet se duhet bërë kompromise. Në Gjermani vitet e fundit për ta formuar qeverinë gjithnjë ishin të domosdoshme koalicionet. Partitë kryesore edhe para zgjedhjeve paraqitnin pikëpamjet e tyre, fjala ishte, mundësitë për koalicione. Si qëndrim vendimtar kishin të mos bënin koalicione me të majtën , Die Linke, që njihej si parti e ekstremit të majtë dhe me partinë AFD, parti e ekstremit të djathtë. Koalicionet nuk përjashtoheshin me të gjitha partitë e tjera që njiheshin me qëndrime demokratike. Partia fituese si në zgjedhjet nacionale, po ashtu në ato lakale së pari caktonte takime veç e veç me të gjitha partitë e taborrit demokratik. Në fund pastaj merrnin vendim, me cilën parti kanë qëndrime të përafërta për të qeverisur.
Bisedimet zgjatnin, po gjithnjë kishin një limit dhe përfundonin me sukses. Askush nuk e ngriste temën, cila doli fituese dhe cila humbi. Pushteti ndahej me marrëveshje. Fitues duhej të ishte qytetari dhe shteti, nuk matej fitorja partiake.
Kosova u përgëzua për zgjedhjet e fundit të para tre muajve. Qytetarët paraqitën dëshirën për ndryshim, gjë që edhe partitë fituese treguan dëshirën për koalicion. Bisedimet u pritën me interesim të madh, po në vend se të mirreshin vesh dhe të vazhdoi entuziazmi pozitiv i zgjedhjeve, LVV dhe LDK treguan mospërgjegjësi që mund t´u kushtoi shtrenjtë. Ditët e fundit kur më në fund pritej finalizimi, divergjencat erdhën duke u thelluar.
Siq po shihet në Kosovë nuk po mendohet që të fitoi qytetari dhe ndryshimi, por po bëhet luftë partiake. Nuk po mendohet në hallet e qytetarit dhe bisedimet me Serbinë, po prioritet kanë ndarjen e posteve. Pushteti në vend që të ndahet në mënyrë racionale, ka kaluar në luftë të hapur mes vete. Mediat duke spekuluar, fajin herë ia hudhin LDK e here LVV. Ka të tillë që si pengesë i shohin strukturat patriarkale në LDK që slejojnë reformimin e saj. Kryetarin I. Mustafa me grupin e tij Veliun dhe Hazirin disa i shohin si perfid të cilët nuk hapin rrugë, po vetëm bllokojnë.
Në anën tjetër disa LVV e shohin si të papërvojë dhe të papjekur politikisht për të qeverisur. Kurti dikur me deklaratat e tij paraqitej kontraverz dhe në perendim shihej si nacionalist dhe ekstremist i majtë. Ai ka ndryshuar dhe imazhin tashmë e ka përmirësuar edhe jasht vendit.
Sa më shumë që vonohej marrëveshja, disa Kurtin e akuzojnin se ka rezerva ta pranoi detyrën e kryeministrit, nga kompliciteti i bisedimeve me Serbinë. Më në fund ai e pranoi nominimin, po vallja e përçarjes sa vjen e shtohet. Konspiracioni vazhdon: Thaçi me prapavijë të qëllimshme e pengon koalicionin, për t´u organizuar zgjedhjet e rradhës që sërish ta fitoi pushtetin.Daullja konspirative e rradhës vazhdon me thënjen: as Amerika nuk e përkrah një koalicion të tillë nga LVV dhe LDK.
Si do që të ndodhë, ditët po kalojnë dhe rasti i LDK dhe LVV nuk dihet a do të përsëritet më. Dikush i ka bërë llogaritë, mbetet të shihet si.