Deri kur Kosova të mbetet pa Muze të Arteve Moderne?

Opinione

Deri kur Kosova të mbetet pa Muze të Arteve Moderne?

Nga: Bislim Aliu Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:42
Bislim Aliu

Institucionet tona, me premtime të mëdha teorike, po shprehet për zhvillimin e infrastrukturës kulturore, e në realitet po mungon konkretizimi. Ndaj, me vetëdije po e degradon kulturën dhe zhvillimin e saj normal. Arti pamor i Kosovës, qe sa vite, qëndron në një nivel të lartë të kreativitetit artistik. Ky art sensitive e përmbajtësor, renditet krah për krah me nivelet e rajonit, por edhe të Evropës.

Atëherë, pra, pse ky nivel i arritjes pamore po degradohet dhe po nënçmohet nga institucionet tona? Qe sa vite premtohet ndërtimi i Muzeut të Arteve Moderne, e tani, a thua vallë, edhe sa kohë (vite) duhet të pritet ndërtimi i saj?!...

Qe sa vite me radhë, besa qe 10 vite MKRS-ja dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, kanë potencuar nevojën e domosdoshme për ngritjen e Muzeut të Arteve Moderne, besa edhe kanë premtuar se do të vendosin ngritjen e objekteve prestigjioze të kulturës, por kjo sikur anashkalohet për çdo vjet. Sikur kjo infrastrukturë tejet e domosdoshme, është premtuar varg e vijë, vetëm si teori. Ky premtim është përmendur qe sa vite, dhe vazhdon të pështillet e përdridhet si teori në mendimet e MKRS-së, e asgjë konkrete, dhe, tani, sikur është harruar dhe ka rënë në margjina të thella, për ta pare “dritën e vet” Muzeu edhe praktikisht.

Kjo neglizhenë e kësaj ministrie, sikur nuk e ka peshën e vet dhe me aq lehtësi kalohet dhe vazhdon edhe më tej neglizhenca për ta realizuar konkretisht mendimin e përfolur. Ky objekt prestigjioz për t’I prezentuar artet pamore, a thua vallë e meriton këtë injorim dhe, a thua, mos ka rënë në margjina të thella MKRS-ja?

Ministrat e kulturës, që kanë ardhur nga partite politike, ata varg e vijë kanë ardhur me pretendime politike, nga partia që ka ardhur, dhe, secili prej tyre, është orvatur dhe ka premtuar se do ta bëjmë vendimin për objektet prestigjioze të kulturës, megjithatë, kjo teori vazhdon e vazhdon me të njëten avaz e me premtime boshe, e konkretisht asgjë nuk ka! Mandej, është një e dhënë reale, kur po caktohen ministrat nga partia (partitë) fituese, pse vallë po caktohet Ministër i Kulturës individi që fare pak ose aspak nuk ka njohuri për kulturën. Pse vallë për ministër të kulturës nuk po caktohet, p.sh. një profesionist, një krijues, që merret me krijimtari, ose fundi i fundit e njeh kulturën! Kështu siç po veprohet deri më tani; se minister i kulturës, mund të vijë secili, është një veprim i keq, jologjik dhe, do të sjell gjithmonë telashe për kulturën dhe avancimin e saj.

Imazhi i arteve pamore dita-ditës po degradohet

Institucionet tona, me premtime të mëdha për zhvillimin e kulturës, e në realitet, nuk po veprohet asgjë konkrete, me vetëdije po degradon kulturën dhe zhvillimin e saj normal. Arti pamor i Kosovës, qe sa vite qëndron në një nivel të lartë të kreativitet artistik. Ky art sensitive, qëndron krah për krah me nivelet e rajonit, por edhe të Evropës. Atëherë, pra, pse ky nivel i arritjes pamore po degradohet, për mos me thënë po nënçmohet nga institucionet tona? Në këtë rrafsh të kreativitetit të lartë pamor, le t’I përmendim disa krijues pamor të cilët e shpërfaqen me dinjitet kreativitetin e lartësuar të arteve pamore, dhe i vunë themelet artit pamor të Kosovës si; Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Gjeloshh Xhokaj,

Xhevdet Xhafa, Fatmir Krypa, Engjell Berisha, Shyqri Nimani, Sislej Xhafa e ndonjë tjetër , që vazhdimisht treguan kreativitetin e lartësuar, nëpër evropë e botë, atje ku ekspozuan duke treguar përherë nivelin e lartë të arteve pamore kosovare. Pra ishin ambasadorët më të mirë të Kosovës, ku disa nga veprat e tyre kanë mbetur në bodrume e kthesa të papërshtatshme në Galerinë Kombëtare të Kosovës!

Galeria Kombëtare e Kosovës është në hall të madh për ruajtjen e këtyre veprave të mirënjohura, meqë ajo është e mbushur përplot me vepra të krijuesve tanë pamor, e vend për ruajtjen e tyre fare nuk ka.

Pse atëherë MKRS-ja nuk mendon seriozisht për ngritjan e Muzeut të Arteve Moderne, që do të ruheshin veprat e krijuesve madhor dhe në te do të ekspozoheshin përherë veprat e krijuesve që dhanë shumë për zhvillimin e arteve pamore në Kosovë? Në këtë muze, do të takoheshin krijuesit pamor, të të gjitha gjeneratave dhe, përherë do të komunikonin për zhvillimin e artit dhe të kulturës në përgjithësi.

Dhe, për këtë edhe mund të pyetemi; pse vallë, te ne në Kosovë po degradohetn totalisht artet pamore?

Qe dhjetë vite MKRS-ja sorollatet e sorollatet për ndërtimin e këtij Muzeu , dhe, tani, sikur mos vallë, është harruar tërësisht ndërtimi i saj? Mendoj se pa këtë infrastrukturë, kultura e jonë do të mbetet në nivel të ulët dhe, pse jo do të degraduar plotësisht. Kosovës pra, i duhet urgjentisht Muzeu i Arteve Moderne, me standarde të nivelt evropian, që me këtë Kosova ta ketë imazhin artistik në nivelin ndërkombëtar. Ky muze do t’ju ipte vullnet të shtuar edhe të rinjëve për zhvillimin e arteve pamore.

Atëhere pra, pse ende hezitojmë dhe pse jemi në gjumë të thellë e , me vetëdije, po e degradojmë ardhmërinë dhe zhvillimin e arteve pamore të Kosovës në përgjithësi?

Nevojat për këtë investim janë emergjente

Me të vërtetë nevoja e ngutshme, për këtë investim, janë emergjente. Ndaj, mospërmbushja e premtimeve të vazhdueshme të institucioneve për ndërtimin e një objekti të ri, për artet pamore në vend, tregon edhe njëherë, neglizhencën e institucioneve karshi investimeve në infrastrukturën kulturore.

Institucionet me këtë veprim injorues, po tregohen kjartas mospërfillëse ndaj artit pamor në vend, por edhe ndaj kulturës në përgjithësi. Vendi më shumë se kurrë, ka nevojë, për një objekt të ri, për artin pamor, pasi objekti aktual, Galeria Kombëtare e Kosovës, nuk arrinë të përballojë trended e fundit të artit pamor, sidomos sa i përket ruajtjes dhe ekspozimit të përhershëm të veprave pamore. Që nga atëherë, e deri më sot, vazhdimisht janë përfolur disa opsione, por deri më sot, nuk ka lokacion të caktuar për ndërtimin e objektit të ri! Dhe, për këtë, mos vallë, po shkohet drejt dështimit të këtij objekti të Muzeut të Arteve pamore?...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat