E majta, e djathta dhe Vetëvendosje si zgjidhje

Opinione

E majta, e djathta dhe Vetëvendosje si zgjidhje

Nga: Korab Blakaj Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 23:37
Korab Blakaj

Lëvizjet politike të cilat proklamojnë ndryshime të mëdha shoqërore shquhen nga një tipar karakteristik në fillim; kanë vetëm një protagonist që del përpara në emer të miliona njërzve, pavarësisht se është dëshirë e fshehur në gjokset e mijëra miliona njërzve.

Lideri që guzon të shfaqë i vetmuar vullnetin e pashprehur të asaj turme njërzish bëhët flamurtar i dëshirës se vjetër, të cilën e orienton drejt realizimit me një ide tashmë të re. Kombi shqiptar i shqyer në pjesë për fajin e thjeshtë të identitetit të veçantë kombtar dhe kulturor, i gjendur në një gjeografi ku jetojnë fqinj të disponuar armiqësisht për ta zhdukur njëherë e mirë ,është pozicionuar politikisht në atë mënyrë që ka përquar çdoherë sinjale të aleancave internacionale.

Ky është edhe gabimi fatal i cili e ka vënë në rrezik zhdukjeje kombin në terësi. Sadoqë historia është përmbledhje e ngjarjeve me shumë të pasakta, prapë se prapë jemi të detyruar ti kthehemi kohë pas kohe për ti marrur mësimet e duhura.

Në vitet e P.Osmane rreshtimi për kauza internacionale si Pan Osmanizmi i popullit shqiptar u kthye në burim tragjedie dy shekullore .Për këtë shkak ,mbi kurrizin e këtij kombi u shfryen tufanët e armiqësisë se Fuqive të Medha të kohës, dhe aleatve të tyre të vegjël Ballkanik. Vite më vonë, duke parë fitoren gjermane në LDB,shqiptarët politikisht u rreshtuan djathtas për të përquar mesazhe të një aleance ndërkombtare e cila po fitonte, fundi i të cilës rezultoi poashtu me tragjedi të re kombtare dhe gjeografike!

Gabimi fatal i të djathtës shqiptare të asaj kohe ishte bindja e thellê që vetëm fitorja e nazizmit do të ishte mundësi për të realizuar detyrat tona kombtare! Humbja dhe kapitullimi i Gjermanisë pati konsekuenca të jashtëzakonshme. Si nevojë për jetë a vdekje, nga dobsimi dhe në fund kapitullimi i Gjermanisë u shfaq krijimi i një lëvizje tjetër politike, por tashmë e majtë!

Fitorja e Bashkimit Sovjetik në fillim dhe ndarja e sferave të ndikimit në Jaltë i nisën shqiptarët përsëri drejt një gabimi të njejtë politik; varjën e shpresave tek Internacionalja komuniste! Gjysëm shekulli i sferes ruse të ndikimit mbi ne i dha mundësi të majtës shqiptare që mbajti pushtetin të ndërtonte një shtet, shoqëria e të cilit idealet kombtare i kishte në rend të dytë në krahasim me idealet dhe angazhimin për fitorën e socializmit marksist nëpër botë!

Politikisht shtete si Jugosllavia që mbanin të pushtuara mijëra kilometra katrorë të teresisë sonë gjeografike e demografike ishin aleatë dhe lideri i të majtës sonë komuniste u shpall madje „ HERO I POPUJVE TË JUGOSLLAVISË“

Për hir të korrektësisë, e majta komuniste viteve të fundit u përpoq të ndêrtonte një ushtri e cila do të ishte e zonja të siguronte të paktën vazhdimsinë e egzistencës së trungut kombtar.Pra ishte një kohë kur populli shqiptar në Shqipëri kishte armatime të mjaftueshme luftarake,por nuk ishte në gjendje ta mbronte lirinë e tij sepse mungonte fryma, energjia e cila buron nga instinkti i vetruajtjës.

Ai armatim u shfaq si material i vdekur sepse ideologjia e Pansocializmit i kishte zenë frymën , dhe ai popull nuk arriti të dyndëj siq do ishte normale në Frontin e Kosovës për liri, por mbeti në kontribute individuale të keqorganizuara!

Dështimi ndërkombtar i socializmit kishte poashtu konsekuenca të mëdha negative! Mbi të gjitha ishte vazhdimi idiotesk i politikës shqiptare të mbante shpresa në faktorë të jashtëm! E djathta e rilindur pas një diktature të gjatë ra nê grackën e kurdisur duke u bindur të shkatërronte çdo gjë nga infrastruktura dhe industria e mëparshme.Shpresat tek ndërkombtarët vazhduan të ishin elementët mê negative që mbytën elanin dhe vizionin e rinisë për të vazhduar mbi ato themele.

Liria e proklamuar e humbi shkëlqimin kur varfëria shoqëroi terësinë demografike.Mbi politikanët e djathtë bie mëkati i çarmatosjës së Ushtrisë Shqiptare, veprim i cili i detyron tashmë të luajnë një politikë burracakërie në Ballkan!

Të varur terësisht për sigurinë nga Aleanca Nato popullit shqiptar në Shqipëri tranzicioni do ti zgjasë të paktën një shekull!Në Kosovë , Levizja Kombtare pas vitit 89 u njëhsua me LDK në.Pavarësisht rezultatit të lartë me shtetbërjën e Kosovës, e djathta këtu ra poashtu në të njejtën grackë politike.Ka krijuar një ambient politik, një mendim politik që madje edhe ministrin e korruptuar nuk mund ta ndërrojmë e dënojmë pa dashur Amerika! Kjo është vetvrasje popullore!

Deshprimi dhe shkurajimi i kanë zenë vendin zemrimit dhe shpërthimit.Indiferenca e shfaqur politike e shprehur me mosvotim është e frikshme.Eksodi është zgjidhja që ka prekur si epidemi rininë. Sidoqoftë barra bie mbi intelektualët patriotë:të punojnë urgjentisht „48 orë brenda ditës „ për të rikthyer vullnetin e vetruajtjës kombtare e duke u shmangur nga idetë e internacionalës!

Aleancat nuk janë kurrë të përhershme sadoqë na shoqërojnê në periudha historike.Intersa kombtare duhen të jenë të përhershme! Një Lëvizje e re që synon ringjalljen e kom

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat