Anton Quni - Ministri i duhur në Ministrinë e duhur

Opinione

Anton Quni - Ministri i duhur në Ministrinë e duhur

Skënder S. Kapiti Nga Skënder S. Kapiti Më 10 shkurt 2020 Në ora: 07:26
Anton Quni duke pranuar detyrën nga ish-ministri Rrustem Berisha

Nuk do zgjatem për të shpjeguar se çfarë është politika, por do të them vetëm njërën dhe kryesoren: politika është një aktivitet i cili synon pushtetin duke perdorur çdo mjet. Në demokraci sëmundja më e rëndë politike është partizanizmi, nepotizmi, servilizmi,korrupsioni dhe injoranca(paaftësia dhe joprofesionalizmi, pra jomeritokracia). E tillë ka qenë e gjithë politika e derimësotme si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Por krejt një moral të ri politik ka treguar deputeti i LDK-së z. Anton Quni i cili në kualicionin qeverisë LDK-LVV mori postin e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës. Dhe gjënë më të parë që bëri, bëri veprimin modest, të matur dhe intelektualisht e politikisht të duhur të një politikani e pushtetari serioz, autoritativ e të duhur: atë të vlerësimit, njohjes e të respektit për punën e paraardhësit të tij, të cilit i ofroi që të qëndrojë në ministrinë e Mbrojtjes për të kontribuar me eksperiencën e tij në fushën e mbrojtjes. Pra kjo është risia politike, që do te thotë: njohja e respekti jo vetëm për shokun e mikun, por sidomos për vlerësimin e kontributit dhe të punës së mirë të paraardhësve.

Pushteti nuk është tapi dhe as pronë e askujt, pushteti nuk tjetërsohen por pushteti në demokraci është vijimësi e detyrim demokratik e ligjor për t’i shërbyer jo partisë, jo akrabasë nepotike, as interesit personal dhe as korrupsionit, por për t’i shërbyer interesit kombëtar, atij të përgjithshëm.

Pikërisht prandaj dhe populli në Kosovë ndëshkoi ashpër ishpushtetin politik, pasi elita politike në pushtet sidomos e asaj të deri të 6 Tetorit 2019, e cila kishte kapur shtetin, pushtetin,ligjin dhe korrupsionin. Kualicioni LDK-LVV solli në politikë dhe në qeverisje legjitimitetin demokratik, legjitimitet i cili kaloi në sitën e VETTING-ut popullor të votës së lirë, të drejtë dhe demokratike ku ndër më të votuarit me meritë jo vetëm nga subjekti i LDK -së por edhe ne shkallë kombëtare ishte edhe Anton Quni, si shëmbullor edhe në kohë lufte por edhe në kohë paqe. Shëmbulli i Anton Qunit, mishëruesit të vlerave të luftës për liri, bashkëluftëtar i A. Ramadanit, S.Çekaj, Xh. Fetahaj etj., si dhe mbështetës dhe besnik i vizionarit të shtetit të Kosovës dhe Presidentit historik të saj, Ibrahim Rugova.

Këto bëjnë që ai është sot me meritë si Ministri i duhur në Ministrinë e duhur. Ai është edhe shëmbull i cili shëmbulli e ofron bashkëpunim, korrektësi, përgjegjshmëri në funksion të unitetit kombëtar, të interesit kombëtar që është me i madh se çdo interes personal, nepotik, klanor e partiak..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat