A ke a nuk ke te varri i Rugovës?!

Opinione

A ke a nuk ke te varri i Rugovës?!

Izet Abdyli Nga Izet Abdyli Më 10 shkurt 2020 Në ora: 09:15
Varri i Rugovës, Albin Kurti

Retorika e pyetjeve: a ke a nuk ke te varri Rugovës, përditë ka vërshuar portalet e mediat e shkruara dhe elektronike. E bëjnë këtë pyetje analista; gazetar, pushtetar, servilë e oborrtarë. Pyetja ma banale, ma patriarkale, futuriste e folklorike.

Çka nënkupton kjo pyetje sipas tyre. Se ata që shkojnë te varri i tij e nderojnë e respektojnë e ata tjerët jo. O tempora o mores. Ku kemi rënë e me çfarë dokrrash ushqehet opinioni ynë. Unë njoh plot njerëz qe nuk shkojnë për të bërë poza te varri Rugovës por me zemër e bindje janë me filozofinë politike të tij. Po ashtu njoh edhe kategorinë tjetër që bëjnë poza e shqyejnë gurmazin për gjoja besnikërinë ndaj Rugovës po në shpirt janë hipokritë. Prandaj unë nuk e kuptoj gjithë këtë ,,yrysh" duke u vënë etiketa të ndryshme njerëzve deri të cilësimi në shkallë tradhtie nëse nuk kanë qenë te varri i Rugovës.

Po ashtu nuk kuptojë kategorinë tjetër që u duartrokasin atyre që mbase për çështje poze e përfitimi politik shkojnë e përulen para varrit të tij edhe pse deri dje kanë derdhur helm e vrerë kundër tij. Pra a duhet besuar lotëve të krokodilit. Ky mentalitet që po shpërfaqet në pjesën mediale nuk i bënë nderë figurës së Rugovës, për më tepër tregon sa cinikë jemi në vlerësimin e personaliteteve historike. Thjeshtë vlerësimi figurës së Rugovës nuk bëhet as a shkohet, as a nuk shkohet te varri  i tij, as a derdhen lot krokodili, as a derdhen  lot dhembje e ndjesie.

Përmasa e figurës së tij tashmë ka zënë vendin meritor në piedestal dhe nuk ka nevojë për tutor as të kategorisë së parë e as të dytë. Parulla rugovistë dhe antirugovistë nuk është asgjë tjetër veqëse nivel primitivizmi i atyre që e trumbetojnë.

Zot ruana nga të paditurit.

Izet Abdyli,  veprimtar i LDK-së nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat