Paragjykimi, diskriminimi, eliminimi

Opinione

Paragjykimi, diskriminimi, eliminimi

Nga: Albina Hyseni Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:04
Albina Hyseni

Shumë her diskriminimi ka bërë përcarje të shumta dhe nga më të ndryshmet, si në punë, në shkolla, universitete, qeveri, familje, shoqëri në përgjithsi dhe jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë,nvaret nga situatat që janë krijuar per tu shfaqur ky fenomen.

Kuptimi Paragjykimet janë një temë shumë problematike dhe para se gjithash një dukuri shumë e përhapur.Vetë fjala “Para-gjykim” tregon se ne po japim një mendim apo vlerësim të përshpejtuar, pa i shqyrtuar e shoshitur mirë gjërat deri në fund, pra para se të gjykojmë në mënyrë të drejt, dhe normalisht që ky mendim del i gabuar. E keqja e kësaj është se përhapet dhe pastaj gjërat përgjithësohen. E edhe më keq është kur paragjykohet për grupe më të mëdha shoqërore bazuar në komb ose fe por edhe qytete, qytetza, fshatëra. Paragjykimi është një qëndrim i pabazuar,një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negative ndaj dikujt a dickaje.

Paragjykimi është vendimi (i parakohshëm) i marrë në mënyrë të pamenduar, qëndrim negativ ndaj një personi apo grupi i cili bazohet në fakte joobjektive. Paragjykimi mund të definohet edhe si kryelartësi (mendjemadhësi) dhe gjeneralizim në bazë të racës, religjionit, apo ndonjë kriteri tjetër, që manifestohen si sjellje negative në aspektin e nënçmimit dhe ofendimit. Në vend të ngritjes së urave mes njerëzve, paragjykimet ndërtojnë mure. Në këtë mënyrë paragjykimet bëhen burimi i urrejtjes dhe veprim i padrejtë ndaj pjesëtarëve të një grupi të caktuar.

Eliminimi i paragjykimeve -Paragjykimet mund të eliminohen në disa mënyra, duke përfshirë shoqërimin e njerëzve të paragjykuar me një anëtarë të grupit nga i cili paragjykohen dhe duke e mësuar atë të mendojë racionalisht për çështje të tilla si barazia e statusit dhe ndryshimi i normave shoqërore përmes gjithëpërfshirjes.Lufta me personalitetin tëndë-Paragjykimin duhet pranuar si ves, i cili duhet të luftohet brenda personalitetit, para se ai të bëhet pjesë e sjelljes dhe kulturës sonë. Rruga për eliminimin e këtij vesi padyshim se nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica. Mirëpo, çdo rrugë e gjatë fillon me një hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për të arritur në cakun e dëshiruar derisa ajo mbaron. Hapi i parë dhe vendimtarë në këtë rrugë është që njeriu të pranoj betejën me vetën e tij dhe pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij. Pra njeriu duhet të ndërtoj qëndrime dhe të marrë vendime duke u bazuar në arsyen për kundër emocioneve.
Hap i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm për reduktimin e konflikteve dhe paragjykimeve është kontakti i të dy palëve konfliktuoze. Proksimiteti dhe afërsia, ndërveprimi i partnerëve shtojnë pëlqimin dhe adhurimin reciprok. Armiqësia ndikohet nga shmangia e kontakteve të rivalëve, prandaj stimulimi i kontakteve mund të ndryshojë qëndrimet e njerëzve. Në këto raste është e domosdoshme që kontakti i partnerëve të ketë status të njëjtë, siç janë kontaktet mes fqinjëve, kolegëve, e të tjera. Sidoqoftë, të dhënat tregojnë se kontakti e lehtëson dhe e amortizon barrikadën armiqësore.

Të kemi tolerancën. Nuk jemi tolerantë nëse i largojmë dhe ndjejmë neveri ndaj njerëzve për shkak se janë të ndryshëm, p.sh. se janë të religjionit tjetër, janë të një statusi ekonomik më të ulët apo kanë vlera të tjera.
Stigmatizimi- Nje koncept tjetër që ka lidhjen me paragjykimin është edhe stigmatizimi. Stigmatizimi është një lloj paragjykimi që e diskrediton apo nuk e pranon një individ ose grup përshkak se ata ndryshojnë nga të tjerët apo nga njerëzit e zakonshëm. Kur njerëzit i shprehin paragjykimet e tyre atëherë stigmatizimi shëndrohet në diskriminim.

Autorja është studiuese e Administratës Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat