Me shkasë: reciprociteti i thjeshtë si fjalë por shumë kompleks si parim...!

Opinione

Me shkasë: reciprociteti i thjeshtë si fjalë por shumë kompleks si parim...!

Nga: Reshat Nurboja Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 08:04
Reshat Nurboja

RECIPROCITETI: Në të drejten ndërkombëtare me reciprocitet kuptohet parimi në bazë së cilës një shtet siguron, garanton në territorin e tij të drejta ose lehtësira një shteti tjetër me kusht që edhe ai shtet të sillet, vepron në të njejten mënyrë ndaj saj… Gjegjësisht, dhënia e privilegjeve të caktuara shtetit “B” nga shteti “A” me kusht që shteti “B” poashtu t’i jape të njejtat privilegje shtetit “A”.

Në të drejtën ndërkombëtare, parimi i reciprocitetit ka për qëllim të sigurojë respektimin e sovranitetit të shtetit, realizimin e parimit të barazisë së shteteve dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve të shteteve përkatëse.

Kemi disa lloje të reciprociteteve:
Reciprotiteti diplomatik
Reciprotitet ligjor
Reciprotiteti faktik
Reciprotiteti formal
recipriciteti material
Reciprociteti efektiv

Cilin lloj të reciprocitetit duam ta zbatojmë ndaj Serbisë….!

Po që se vertet do të zbatohet si RECIPROCITET TOTAL në të gjitha sferat e jetës së një shteti, atëhere reciprociteti është shumë më i fuqishëm dhe më përmabjtësor se taksa 100% në produktet me origjinë nga shteti i caktuar.... Këtë e dinë edhe ambasadori - përfaqësuesi amerikan Richard Grenell, andaj edhe e kundërshton vendosjen e reciprocitetit se e dinë se me zbatimin e reciprocitetit e Kosovës ndaj Serbisë nuk zgjidhet problemi por ai vetëm komplikohet e thellohet....
Mbetja e takses 100% është me pak e demshme për Serbinë se sa vendosja e reciprocitetit, këtë të gjithë e dijnë...Por nga ana tjetër për Kosovën, në rrethanat aktuale politike, ekonomike e sidomos diplomatike në të cilat gjindet, taksa 100% është më adekuate për kohën se reciprociteti eventual i përgjithshëm ndaj Serbisë, sepse Kosova nuk ka mundësi, nuk është e gatshme dhe nuk mund ta zbatoj në praktikë aktualisht...

Nëse edhe pas zgjedhjeve të SHBA-ve në fund të këtij viti, administrata e re e Shteteve e Bashkuara insistonë, kërkonë me ngulm largimin jo vetëm të taksës 100% por edhe mos vendosjës së reciprocitetit ndaj Serbisë, atëhere Kosova duhet ta "kaloj ylberin" dhe t'ia plotësoi kerkesen amerikes por paraprakisht duhet qartasi dhe publikisht të kërkoj nga SHBA-të deklarohet e të tregoj arsyen e insistimit të saj për një gjë të tillë apo të tregoj se kjo është kerkesë e tyre si pagesë, kthim të borgjit që duhet paguar Kosova për ndihmen e tyre në çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e saj ...!

Pejë, 11 Shkurt 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat