Pikëpamjet e shoqërisë civile dhe masat më urgjente të qeverisë Kurti?!

Opinione

Pikëpamjet e shoqërisë civile dhe masat më urgjente të qeverisë Kurti?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 17:23
Ismail Muçiqi

Instuticionet e Shtetit të Kosovës në të kaluarën më të drejtë janë kritikue nga shoqoria Civile për mungesë të transparencës llogaridhënjes publike. Si tu përgjigjemi këtyre lëshimeve të më parshme Qeveria Kurti duhet të instalojë, zbatojë dhe respektojë parimet themelore të doktrinës së qeverisë së hapurë. Dialogu Kosovës serbi do të jetë prioritet i SHBA dhe bashkimit Evropian. Instuticionet ndërkombëtare shtetet mike të Kosovës janë duke bërë presionë ndaj Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që i tërë Ballkani perendimorë të integrohet përmes reformave në bashkimin Evropian dhe në NATO në këtë drejtim Qeveria Kurti duhet të ndërmarë hapa të nevojshëm për të ndërtuar pajtushmëri të gjërë politike ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare me qëllimi të unifikimit të pozicioneve negociues të Kosovës në raportë me Serbinë.

Qeverin e re e presin shumë sfida tjera si në aspektin e mbrendshëm ashtu dhe atë ndërkombëtarë. Në aspektin nderkombëtarë Diplomacia Kosovare ka dështuar krejtsishtë duke i sjellur dëme të mëdha pozitës ndërkombëtare të Kosovës në Botë. Qeveria Kurti duhet të ndërmarë masat e nevojshme që i shërbejnë rimëkëmbjës së Kosovës në rrafhsin ndërkombëtarë. Në këtë drejtim Qeveria urgjentishtë duhet të përpilojë strategjin Kombëtare e cila i kundërpërgjigjet agresionit diplomatik të serbisë. Kosova duhet të ripërtrijë interesimin për anëtarsimin në organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Interpol-i, Unesko, Këshilli i Evropës dhe Organizata Botërore e shëndetësisë. Qeverin Kurti e presin edhe reformat në administratën publike këtë e kërkojnë edhe organizatat ndërkombëtare si dhe shoqoria Civile.

Në këtë drejtim Qeveria e re duhet ti ndërrmarrë 4 hapa konkretë.

Hapi i parë, duhet të fillojë racionalizimi në agjensi të pavarura.

Hapi i dytë, duhet të rishikohet sistemi i pagave të shërbyesëve Civilë, sistem ky i cili duhet të jetë në linjë me parimin"paga e njëjtë për punë të njëjëtë".

Hapi i tretë duhet patjetër të rishikojë dhe vlerësojë integritetin profesional të shërbyesëve civilë të nivelit menaxherial ([p.sh Sekretarë,Drejtorë të departamenteve) në të gjitha Instuticionet përkatëse.

Hapi i katërtë, duhet të procedohet për miratimë projektligji për Qeveri. Duhet theksuar se në përputhje me premtimet elektorale për luftimin e krimit të organizuar dhe korupsionit Qeveria Kurti duhet të fillojë reformat në sektorin e drejtësisë përmesë Vetingut.

Ky proces duhet të përfshijë sistemin Gjyqësorë dhe atë Prokurorjalë të Kosovës i cili duhet gjithnji ti prek pozitat e larta drejtuese dhe ky Vetingë duhet të bazohet në tre elemente vlerësuese kyqe.. 1) Integritetin moralë, 2) Perkatitjen preofesionale dhe 3) raportin me grupe politike ose kriminale. Ky procesë duhet të jetë në harmoni me shoqorinë civile dhe me përfaqësuesit e caktuar ndërkombëtarë.

Qeverin Kurti e presin edhe shumë sfida tjera të cilat duhet tejkalue me punë përkushtim dhe menquri përmes këti sistemi strategjikë do të mundësohet që në mënyrë reale të vlersohet pasqyra e përditshme të punës së Ministrave në raport me objektivat e vendosura në fillimë të mandatit, si dhe roli dhe përgjegjësia e tyre. Kjo mënyrë e mbikëqyrjes dhe e vlersimit të punës deri më tani nuk është bërë nga asnjë Qeveri. Mbykëqyrja e punës së Ministrave dhe përformanca e tyre do të rriste përgjegjësinë, profesionalizmin gjatë mandatit të tyre.Koha dëshmojë se Qeveria paraprake emërimet e larta politike dhe Instuticionale shumicën i ka bërë pa asnjë kriterë profesionalë duke zhvlerësuar kështu rolin dhe përgjegjësinë e pozitave të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës.

Prandaj duke i eliminuar dukuritë negative në politikën kadrovike, në emrimet e larta, sikurse zv ministrat , këshilltarëtë politikë, dhe sekretarët e përgjithshëm,Qeveria Kurti duhet ti emrojë në bazë të kritereve të larta morale më përkatitje dhe integritetit profesionalë.Po theksojmë se kabineti i ri Qeveritar po i nponohet vendimi për largimin e tarfisës kundër mallrave serbe, e cila ka qenë shkakë për pezullimin e negociatave të bashkimit Evropian me Instuticionet vendore. Në këtë vështrim të këti Opinioni Qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë dhe prezantojë sa më parë planin ekonomikë në drejtim të prodhimit dhe konkurencën në tregun vendorë dhe atë ndërkombëtarë.

Sidomos nxitjën e zhvillimit të bizniseve të vogla dhe të mesme. Në të njjtën kohë duhet të fillojë analiza dhe vlersimi i gjendjes dhe kapaciteteve të ndërmarreve publike,dhe ristruktuirmi i tyre. Në këtë drejtm Qeveria e re duhet t'i rishikojë të gjitha licencat dhe lejet ekonomike për të cilat ka dyshime të bazuara se mundë të jenë të lëshuara përmesë keqëpërdorimeve apo abuzimeve të ndryshme Shembuj në këtë drejtim janë rastet si Terminali Doganor dhe lejet për Homolugimë të automjetetve të cilat shpeshë kan qenë pjesë e diskutimit publikë se si individë të caktuarkan krijuan afera politike me grupe në pushtet duke përfituar në kembim të favoreve financiare ose politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat