“Makro-shengeni” vs. “mikro-shengeni”

Opinione

“Makro-shengeni” vs. “mikro-shengeni”

Nga: Agim Vuniqi Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 19:31
Agim Vuniqi

Zbavitja e deritanishme e opozitës së pasur (pushtetarë deri më tash) nuk po bjen nga repertoari publik, ata herë bëjnë zhurmë e herë ofshajnë  varesisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian "të  jesh apo të mos jeshë" i protagonistëve që përmenden në skenarin e  Grenellit përmes cicërrimave në twitter për të atakuar kryeministrin e posazgjedhur është në akordancë me analistët e paguar, të televizioneve qendrore, anues të Thaçit dhe të PDK-së.

Këtyre “comancherosëve” shqiptarë akoma nuk po iu shihet fundi. Puna e përditdshme që bënin për të mbledhur trohat e kulaqit të pushtetit po  micërrohen. Atrakcionet politike dhe zbulimet e gazetarëve për “kërcnimin” e diplomatëve amerikanë janë testim për qeverinë Kurti sa janë konsitent në kryerjen e detyrave të marra, apo duhet t’i nenshtrohet belbezimeve te zyrtareve plackites te buxhetit deri “dje”, opozite e çakorduar urrejtese “sot”, qe kerkojne te ndryshojnë agjendën politike brenda dite-nates, nuk dihet saktësisht... Zukatjet që po dalin nga taboret politike të opozitës po rrisin presionin në qeveri, edhepse ka vetëm një javë që janë në pushtet. Frekuentimet e tyre të shpeshta në televizionet lokale dhe të presidentit që është ze-“opozitar” i lakueshem ndaj kryeministrit dhe kryeparlamentares, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën,  hej... reakcionet politike janë bë sikurse ato kimike, këtë e sprovoi  lideri i AAK-se të cilin e rrënoi nga posti politik nje ftese e Gjykates Speciale, pas nje doreheqjeje pa paralajmerim... Ai vullnetshem ngriti kartinin e kuq, duke plandose PSD-ne nga skena politike. “Legalisti” nuk bëri shumë zë, u tërhoq  denjësisht nga negociatat e gatimit të pushtetit, në qetësi përgatitet  për maratonin e ardhshëm të opozitarizmit, dhe duket se do të zgjatë shumë. Ngjarjet  aq të ngjeshura të këtij njëjavëshi, ishin politikisht shumë ambcioze,."Hygjymi" i zhurmshëm i Ramës dhe i martirëve socialistë për të promovuar “mini-shengeni” u lëkund nga “makro-shengeni” Kurtian. Kështjella e socializmit Ramian   nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveq gjuhes hidheruese te kryeministrit shqiptare drejtuar zyrtareve “kosovare.” “Shkelqimi” i Rames ishte “mbreselenes” kur si “major” i Tiranes ia dorezoi çelsin e Tiranes mikut të Karagjiqit e Mlladiqit, rock yllit serb me kallash Bregoviqit, i cili lartesoi kasaphanen e krimineleve te luftes.

Duket se kjo njolle në karrieren e tij politike te “afersise” me estabilishmentin serbe nuk ishte e mjaftueshme, ai serish ktheu në repertoarin politik baladen “Ram(a)izi dhe Boro(Vuća)”. Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë  kanosjet "patriotike" do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të  demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushtetit, është  vështirë t'i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri. Ngjarjet  në Shqipëri u zbehën në krahasim me ”makro-shengenin” e promovuar nga idealisti puro-shqiptar, Albin Kurti. Rinia e idealizmit kombetare lëkundi regjimin e “pronto-mafias” PANA  aq shumë, saqë  dridhjet demokratikë në Kosovë po duken më  shpresëdhënëse edhe në Tiranë.

Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë te raportit te Dickut, pastaj përfundimin e procesit zgjedhor, duke pritur qeverinë në lindje të konkretizoi pritjet e qytetareve... Mjerisht “opozitaret” nuk po kendellen nga humbja e pushtetit që po perëndon, që i jepnin nofka të ndryshme herë në largim e herë në  detyrë. Sa do të zgjatë kundërshtimi demokratik i politikëbërsve “Pronto” nuk po  saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fëqinjët e  shqiptarëve serbët, të cilët vranë e maskruan shqiptarë,aq shumë, saqë u  lodhën më, filluan të kërkojnë negociata, për të përfituar nga politika  obstrukcioniste..., e shtyrë edhe nga “Dicku” si bashkëautorë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat