Do mbetet Kosova ashtu si e përshkruajti Fan Noli apo do të Europianiozhet?

Opinione

Do mbetet Kosova ashtu si e përshkruajti Fan Noli apo do të Europianiozhet?

Nga: Pirro Prifti Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 17:09
Pirro Prifti

Albin Kurti Kryeministri i ri i Kosovës bisedoi më në fund Kryeministrin Rama të Shqipërisë në një takim zyrtar ditën e pardjeshmenë Tiranë. Problemet e politikës kosovare janë sa të mprehta aq edhe të zgjidhëshme nëse politikanët kosovarë do të kishin durimin të zbatonin rekomandimet BE, Merkelin dhe Makronin për taksën 100% ndaj Serbisë, problemin e mos njohjes nga Kosova nga ana e Serbisë, problemin e njohjes së genocidit të bërë nga Serbia, problemet, e shqitarëve në Republikën e Serbisë, Problemi i kufijve etj,etj.

Të gjitha këto probleme midis Kosovës dhe Serbisë pavarësisht se Serbia qëndron e pa kthyeshme në idenë e mosnjohjes së Kosovës, egziston mundësia e zbutjes dhe e zgjidhjes graduale të këtyre problemeve midis dy palëve me ndihmën e BE dhe SHBA.

Kokëfortësia e politikanëve kosovarë për të mos arritur Kompromise të domosdoshme me Serbinë në praninë e BE dhe SHBA, acarimi i marëdhënieve me Shqipërinë kryesisht me politikën shqiptare dhe Edi Ramën duke i atribuar kryeministrit shqiptar sikur ai na qënka tradhtari i çështjes kosovare, akuza të pabaza dhe të pamerituara për një Kryeministër i cili i pari në Beograd i tha Vuçiçit se `Kosova është tashmë e Pavarur`, të shoqëruara me opinionistë injorantë dhe psikopatër që përpiqen të mbulojnë budallallëqet e drejtuesve politikanë kosovarë me një pseudo-nacionalizëm të shtirur, - na kujton gjithsesi vargjet e të madhit Noli për kosovarët e viteve nën sundimin e Serbisë me titull ``Perkufizime te Fan S.Nolit per krahinat shqiptare ``:

``A te duhen luftetare,

A do botes t'i vesh zjarr

Do arratine armiku te marre

Merr nja dhjete Kosovare``

Një mentalitet i shqiptarëve të Kosovës shumë patriotik për atë kohë, kërkon në ditët e sotme të paktën për politikanët kosovarë një ndryshim rrënjësor të sjelljes të Etikës dhe të largpamësisë së çështjeve politike me qëllim të arritjes së objektivave që ka Kosovan ë rrafshin nacional ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Këmbëngulja e ish Kryeministrit Haradinaj për taksën 100% u përkthye nga Opozita shqiptare si një patriotizëm i flaktë dhe si një godotije politike kundër Ramës, pra u shfrytëzua politikisht një problem i cili shqetësoi ndërkombatarët por për opozitën shqiptare të rrugës së cilnë i interson nxirja e realitetit shqiptar ,madje e ka vërtetuar që për pushtet ajo i ka vënë flakën dhe Shqipërisë në 1997-1998; sidoqoftë, kjou ka ardhur për shtat drejtuesve kosovarë fatkeqësisht miope politikë të cilët nuk po e kuptojnë se rekomandimet e BE dhe SHBA janë rekomandime me `qitje të largët` për të arritur objektivat e njohjes së Kosovës nga sa më shumë shtete dhe më në fund njohjen e Kosovës edhe nga Serbia në një të ardhme të largët. Mos kuptimi i politikanëve se çfarë rëndësia ka pezullimi i taksës 100% ndaj produkteve serbe, mos kuptimi nga ana e politikës kosovare i sinjaleve sinkrone të Shqipërisë për Kosovën, dëshira për të justifikuar gabimet e politikës kosovare me kritikat dhe armiqësine artificiale ndaj qeverisë Shqiptare dhe Edi Ramës ( sigurisht të znadhuara dhe të ashpërsuara nga kori i anal-istëve mediatikë shqiptarë dhe i ndonjë psikopati kosovar), ka shkaktuar që vitet e fundit Kosva të ketë rezultate negative sin ë planin brënda vendit ashtu dhe në planin ndërkombëtar: brënda vëndit, krahas rritjes së pagave në Arsim+ shqëndetësi, përqindja e rinisë së larguar nga Kosova është shumë e lartë (ndoshta përkohësisht e justifikuar), Korrupsioni qeveritar ka rrezikuar shtetin, kriminaliteti dhe radikalizmi është i lartë; ndërsa në arenën ndërkombëtare Kosova vitin 2019 e mbylli me humbje: izolacion ndërkombëtar është shtuar, numri i shteteve që kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës ka arritur në 15 shtete, taksa 100% që nuk hiqet nuk ka shkaktuar rritje të të ardhurave në Kosovë, përkundrazi.Atëhere cfarë duhet bërë?

Zgjedhjet e lira në Kosovë mendohet të ndryshojnë gjëndjen. Kryeministri i ri i Kosovës z.Albin Kurti me energji të reja, duhet të bëjë edhe një ndryshim neë mentalitetin e tij personal dhe atë Kosovar përsa i përket objektivave të plotësojnë rekomandimet e BE dhe SHBA qoftë për heqjen apo pezullimin e taksës 100%, qoftë për rifillimin e bisedimeve me Kosovën, qoftë për të ashtuquajturin Minishengenin ballkanik, qoftë për bashkëpunimin më të ngushtë me Shqipërinë.

Dihet se Republika e sotme e Kosovës mbetet nje shtet i njohur në Arenën ndërkombëtare nga shumë shtete. Sidoqoftë ashtu sic ka thënë Lenini në një debat me Klara Cetkin se ``është më e lehtë të fitosh lirinë e Pavarësine se sa ta mbash atë``. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizates së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezoluten 12 44 të Keshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikes Federale të Jugosllavisë.

Në takimin zyrtar të parë të z. Albin Kurti me Kryeministrin shqiptar, u pa qarte dëshira për bashkëpunim të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës bazuar në Rekomandimet e BE për Minishengenin ballkanik dhe forcimin e bashkëpunimit midis vëndeve të Ballkanit perëndimor, duke përfshirë edhe zbutjen dhe çeljen e marëdhënieve me Serbinë.

Pyetur nga gazetarët lidhur me mini-shengenin ballkanik, Zoti Kurti tha se takimi i sotëm kishte në fokus makroshegenin shqiptar dhe jo për minishengenin ballkanik.

Kësaj deklarate kryeministri Rama iu përgjigj nuk thënë se makro shengen shqiptar është i lidhur ngushtësisht me mini-shengen ballkanik.

Kryeministri Rama tha dhe se së shpejti do të ketë një mbledhje të dy qeverive në Shkodër dhe se bashkëpunimi me Kosovën është prioriteti kryesor i Shqipërisë:

“Bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve. Nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të njerëzve dhe më pas dhe të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore të heqim kufirin mes dy shteteve.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të formojnë një komision ndërshtetëror për të vijuar zbatimin e 77 marrëveshjeve, nënshkrimin e marrëveshjeve të reja si dhe për t’i dhënë dy vendeve ato që qeveritë e mëparshme nuk ja kanë dhënë. Në këtë komision do të ketë deputetë dhe ministra të të dy vendeve.

Shpresojmë që politika miope e deritanishme e politikës kosovare ti vërë veshin rekomandimeve të BE dhe të ndryshojë qëndrimin personal negative ndaj qeverisë shqiptare dhe veçanërisht ndaj Edi Ramës, sepse në fund të fundit Kryeministri shqiptar po zbaton plotësisht rekomandimet e BE dhe SHBA, objektiva e të cilëve përputhen plotëisht me integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat